Panajot Plaku, gjenerali, që zbuloi sekretet e Enverit

16 Gusht 2016, 10:24Dossier TEMA

Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga “Ideart”, sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më pare

“Zëri i popullit” njofton dënimin me vdekje të Liri Gegës. Cilat ishin masat që merr Partia kundër spiunomanisë? Arratisja e gjeneralit Panajot Plaku para se ta bënte viktimë Enver Hoxha. Pse Brezhenjevi dhe Hrushovi nuk e pranuan strehimin e gjeneralit shqiptar? A ishte vërtetë Plaku, njeriu që i “nxori” bojën PPSH në artikujt anonim botuar në  gazetën “Borba” të Jugosllavisë? Pse Hrushovi e vizitoi Shqipërinë, cilat ishin këshillat e tij?

Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga “Ideart”, sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.

“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqindvjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot. Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX-të.

 

Nga Nina Smirnova

Doli përsëri në skenë teza e rrethimit kapitalisto-revizionist të Shqipërisë me të gjitha pasojat që vinin prej tij. Më 23 nëntor të vitit 1956, “Zëri i Popullit” njoftoi për gjyqin që po zhvillohej kundër Liri Gegës, burrit të saj, Dali Ndreut dhe kolonelit Petro Bullati, të cilët u dënuan me vdekje “për spiunazh në favor të një shteti të huaj”.

Brenda vendit, propaganda e partisë nuk e fshehu se ata qenë pushkatuar, pasi kishin punuar për jugosllavët. Karakteri demonstrativ i këtij akti ishte tepër i qartë. Dy të parët, heronj fatkeqë të Luftës Nacionalçlirimtare, jetonin prej kohësh diku në rrethina, nën mbikëqyrjen e policisë dhe nuk kishin asnjë lidhje me sekretet shtetërore. Ndërsa Bullati, sipas të thënave, e “pësoi për shkak të fushatës”: ai ishte me origjinë jugosllave (emri i tij i vërtetë qe Peter Bulatoviç) dhe duke shfrytëzuar zbutjen e krahasueshme të marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, kishte kërkuar të kthehej në atdhe.

Kishte filluar një periudhë e re e spiunomanisë dhe e luftës kundër “revizionizmit”. Shkak për këtë u bë një ngjarje e jashtëzakonshme: më 16 maj të vitit 1957, u arratis në Jugosllavi një nga heronjtë më popullorë të Luftës Nacionalçlirimtare, anëtar i KQ të PPSH-së dhe deputet në kuvendin Popullor, gjenerali Panajot Plaku, pasi kishte mësuar se do të ishte viktima e radhës. Nuk dihet sa të bazuara qenë dyshimet e Plakut, por që ai nuk mund të pajtohej me gjendjen e krijuar në PPSH, e dëshmonte letra e tij për KQ të PPSH-së, e dërguar një muaj pas arratisjes. P. Plaku shpresonte të gjendte strehim në BRSS, por diçka e pengoi Hrushovin dhe Brezhnjevin për ta pranuar. Gjatë kohës, që jetoi në Beograd, ai nuk dha as intervista, as deklarata politike. Vetëm më 27 maj të vitit 1961, i shprehu shkurt korrespondencës të gazetës “Borba” mendimin e vet për procesin e admiralit Teme Sejko. Por, duke filluar nga viti 1960, në shtypin jugosllav zunë të dilnin artikuj anonimë për disa probleme të historisë së PPSH-së, të mbushur me hollësi të tilla, të cilat mund ti dinte vetëm një dëshmitar i ngjarjeve. Nuk përjashtohet mundësia që ky njeri të ketë qenë Panajot Plaku. Pas vdekjes së tij, në vitin 1969, nuk pati më publikime të tilla.

Që nga shkurti i vitit 1957, udhëheqja e PPSH-së filloi të përtërijë shkallë-shkallë vlerësimin pozitiv të rolit të Stalinit. Në fillim, ky proces shkoi në përputhje me prirjet, që u vunë re në BRSS, ndërsa më pas zu të zhvillohej me ritme tejkaluese. Fill pas kësaj, u ringjall me tërë forcën e vet, kulti i heronjve, që kishin shpëtuar partinë, i dënuar nga kongresi i III i saj. Sepse Enver Hoxha kishte përparësinë, që të ishte i vetmi personalitet politik aktiv i mbetur nga përbërja e KQ-së së parë të PKSH-së. Fama e tij si themelues i partisë dhe udhëheqës i pagabueshëm, u botua plotësisht. Shkëlqimi i tij ra dhe mbi Mehmet Shehun, çka pasqyrohej në agjitacionin figurativ. Në ditë festash, në vitrinat e dyqaneve dhe në rrugët kryesore të Tiranës e të disa qyteteve të tjerë, mund të shihje portrete të Leninit të bëra me porosi në Çekosllovaki. Ato përbëheshin nga lente trekëndëshe shumë të vogla, efekti optik i të cilave bënte të mundur, që nga pozicioni ballor të shikoje portretin e udhëheqësit sovjetik. Ndërsa, po të shmangeshe djathtas apo majtas, herë dalloje tiparet e Hoxhës, herë të Shehut.

Periudha pas kongresit nuk solli asgjë të re parimore në orientimin e jashtëm (politik dhe ekonomik) të Shqipërisë. Miqësia dhe bashkëpunimi me vendet socialiste vazhdoi të mbeteshin guri i themelit në politikën e PPSH-së. Furnizimet nga vendet socialiste mbi bazën e kredive shpesh tejkalonin mundësitë reale për përdorimin e tyre. Në fund të viteve ’50-të, në shtypin shqiptar zunë të shfaqen kërkesa drejtuar strukturave dhe ndërmarrjeve përkatëse ekonomike për të eksportuar pajisjet e makineritë e tepërta, që kishin mbushur portet detare të vendit.

Marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike arritën pikun e vet me vizitën e N.S Hrushovit, në maj të vitit 1959. Kjo ishte vizita e parë e një personaliteti shtetëror sovjetik të një rangu kaq të lartë. I pritur me entuziazëm nga populli, Hrushovi vizitoi ndërmarrjet e ndërtuara nga specialistët sovjetikë dhe foli nëpër mitingje. I befasuar nga klima e favorshme e bujare e Shqipërisë dhe bimësia e begatë, ai tha se Shqipërisë nuk i duhej as industria e rëndë e as prodhimi i drithit. “Një litër benzinë nga nafta juaj do të kushtojë më shtrenjtë se një kilogram haviar,-i tha ai Hoxhës. Në do t’ju japim aq drithë, sa të kërkoni. Tek ne minjtë hanë më tepër nga ç’keni nevojë ju”. Sipas fjalëve të Hrushovit, Shqipëria duhej të bëhej një kopësht i lulëzuar, që të furnizonte vendet e bashkësisë socialiste me fruta subtropikale. Ky ishte një gabim serioz, që më pas u dha kritikëve shqiptarë të drejtën për ta akuzuar se donte ta shndërronte Shqipërinë në prodhues të lëndëve të para për vendet më të zhvilluara të kampit socialist…

 

Moska, Shqipërisë: Leckamanë që japin mend

Si u komentua largimi i Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik? Çfarë shkruante publicisti gjermano-perëndimor në vitet ’60 për politikën shqiptare? Moska ndërhyn në vendet evropiane kundër Shqipërisë? Si u prish plani i ndërtimit të pallatit të miqësisë sovjeto-shqiptare?

Nga Nina Smirnova

Hrushovi përsëriti gabimin e Stalinit, i cili, në vitin 1948, përjashtoi Jugosllavinë nga bashkia e vendeve socialiste që po krijohej. Humbja e Shqipërisë në vitin 1961 pati një pasojë akoma më të rëndë për BRSS-në, duke e dobësuar në mënyrë të ndjeshme pozitën ushtarako-strategjike për të gjithë kampin socialist, në raport me bllokun e NATO-s. Që në fillim të viteve ’60, publicisti gjermano-perëndimor, Harri Hamm, duke analizuar pasojat e largimit të Shqipërisë, nxirrte këtë përfundim aspak ngushëllues në librin e vet, “Të rebeluarit kundër Moskës: Shqipëria një urë kalimi e Pekinit në Evropë”: “Për vendet komuniste të Ballkanit, realizimi i një politike unike ndaj Turqisë e Greqisë, me mbështetjen e fuqishme të Bashkimit Sovjetik, këtej e tutje është e pamundur”.

Nga stonaturat e Hrushovit e pësoi autoriteti i BRSS-së në botë. Ndëshkimi i Shqipërisë së vogël, ndonëse kryeneçe, u përjetua në mënyrë kritike si nga republikat e Bashkimit Sovjetik, veçanërisht nga ato me popullsi të vogël, ashtu edhe nga vendet e huaja, si p.sh., Kuba. Shprehjet të tipit: “Si nja dy milionë”, “Leckamane që kërkon të japë mend”, nuk u pritën mirë dhe shërbyen si vërtetim i shprehive të vjetra prej shtetit të madh të Moskës dhe i synimit të saj për diktat.

Në situatën e ndërlikuar ndërkombëtare të fillimit të viteve ’60, udhëheqësit shqiptarë nuk dukeshin pa mëkate dhe nuk po e pësonin pa faj. Ata prireshin nga një llogari thellësisht pragmatiste. Me kushtin e vetëm që të ruhej pushteti i tyre, shpërfaqej dhe mbështetja në autoritetin moral për ndihmën materiale së “një miku të madh”. Në vitin 1961, vendin e Bashkimit Sovjetik e zuri Republika Popullore e Kinës. Shqipëria hyri në “periudhën kineze”.

Krijimi dhe rrëzimi i miteve

Viti 1961 qe guri i ri kilometrik në historinë e Shqipërisë së pasluftës. Fillimi i tij nuk parathotë atë ndryshim dramatik, që kishte filluar si rezultat i keqësimit, e më pas i prishjes së marrëdhënieve sovjeto-shqiptare.

Në të gjithë vendet e bashkësisë socialiste qe rrënjosur praktika (sipas shembullit të BRSS-së) e planifikimit të të  gjithë jetës politiko-ekonomiko të shoqërisë me pesëvjeçarë dhe kongreseve të partive. Kongresi përcaktonte direktivat e pesëvjeçarit të radhës, të cilat përfshinin gjithçka, nga politika e jashtme deri te kultura, parlamenti, i miratonte populli nën udhëheqjen e partisë, realizonte dhe tejkalonte detyrat, pastaj kongresi tjetër bënte bilancin e arritjeve, përcaktonte detyrat e ardhshme dhe më tej gjithçka shkonte sipas një rrethi të mbyllur, ndërsa kur dilnin pengesa dhe për qarqet e larta të pushtetit, bëhej e qartë se treguesit e planifikuar ishin larg nga rezultatet reale, në radhët e punës bëheshin korrigjimet, ndërsa shkenca e bindur e statistikës e gjente më të përshtatshme të falsifikonte.

Si përfundim, dilte se edhe dega më e dështuar e ekonomisë, që kudo dhe përherë ishte bujqësia, e kishte realizuar planin 99%. Dhe Shqipëria nuk bënte përjashtim.

Kongresi i IV i PPSH-së, data e mbledhjes të së cilit u shty disa herë (nga nëntori në dhjetorin e vitit 1960, nga dhjetori në janar të vitit 1961), u mbajt në shkurt të vitit 1961. Në pjesët për politikën e brendshme e të jashtme të raporteve kryesore, një vëmendje e madhe iu kushtua çështjeve teorike e, gjithashtu, demaskimit të revizionizmit modern. Ky term u ngulit thellë në propagandën zyrtare shqiptare, kur u bë e domosdoshme të kritikohej udhëheqja e PK të BS-së, pa përmendur haptas emrin e saj.

Në përfundim përcaktohej se në Shqipëri nuk ekzistonte më ekonomia e larmishme, se ishte krijuar sistemi socialist i ekonomisë, vendi kishte hyrë në periudhën e ndërtimit të bazës materiale-teknike të socializmit e të zhvillimit të përshpejtuar dhe në udhën e transformimit nga një vend agraro-industrial, në industrialo-agrar. Për arritjen e këtyre synimeve, sipas planit të tretë pesëvjeçar (1961-1965) parashikohej rritja e konsiderueshme e prodhimit shoqëror: vëllimi i prodhimit të përgjithshëm industrial 52%, bujqësor 72%, të ardhurat kombëtare 65%. Synohej dhe një ngritje e dukshme e mirëqenies materiale të punonjësve. Por në realizimin e detyrave të pesëvjeçarit të tretë dolën menjëherë vështirësi jo të vogla. Ndërprerja e lidhjeve ndërshtetërore sovjeto-shqiptare solli ndërprerjen e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Me rekomandimet këmbëngulëse të Moskës, vendet evropiane anëtare të KNER-it, refuzuan t’i jepnin Shqipërisë kreditë e negociuara, që më parë përbënin 30-35% të të gjitha investimeve kapitale në ekonominë e vendit. Ata tërhoqën specialistë, të cilët punonin në degë të ndryshme të ekonomisë shqiptare. Si përfundim, më shumë se 40 objekte industriale, ndërtimi i të cilave kishte filluar me ndihmën e kreditimeve nga jashtë, u vunë pjesërisht apo tërësisht në ngrirje. Tregtia e pesëvjeçarit të dytë përbënte më shumë se 54% të tregtisë së jashtme, në vitin 1961 u reduktua në një të tretën, krahasuar me vitin 1960, ndërsa në vitin 1962 praktikisht u ndërprenë. U ul në mënyrë të dukshme këmbimi i mallrave me RD Gjermane, Rumaninë, Hungarinë dhe Bullgarinë. Ndihma e shumë reklamuar e Kinës, e parashikuar për të arnuar të çarën e krijuar si pasojë e ndërprerjes së lidhjeve me miqtë e Evropës Lindore, u vonua. Ajo filloi të vinte vetëm pas vitit 1963.

Qeveria e RPSH-së u bëri thirrje punonjësve të përfundonin ndërtimin e disa objekteve me forcat e veta. Kjo nismë nuk u kufizua vetëm me ndërtimin e ndërmarrjeve industriale. Një fat i hidhur e priste pallatin e miqësisë sovjeto-shqiptare, dhuratë e qeverisë sovjetike për popullin shqiptar. Ai filloi të ndërtohej sipas projektit të arkitektëve sovjetikë, me materiale ndërtimi e me pjesëmarrjen e inxhinierëve sovjetikë, në vendin ku ndodhej pazari i vjetër, një rrënojë larushe në qendër të kryeqytetit. Me rritjen e fërkimit të dy palëve, në Moskë u vendos ngrirja e ndërtimit. Prandaj në prill të vitit 1961, pas endjesh të gjata deri në brigjet shqiptare, hyri në portin e Durrësit anija tregtare në të cilën ndodheshin furnizimet dhe pajisjet e tjera për ndërtesën, sipas urdhrit të marrë që gjatë udhëtimit, materialet nuk u shkarkuan, por u kthyen mbrapsht në atdhe. Për një farë kohe, simboli i papërfunduar i miqësisë mbeti si i vdekur, deri sa specialistët shqiptarë të ndërtimit e shndërruan në një kompleks, që përmblidhte Teatrin e Operës dhe Bibliotekën Kombëtare.

11 komente në “Panajot Plaku, gjenerali, që zbuloi sekretet e Enverit”

  1. I Riu komunist says:

    Nuk ka dyshim,periudha me e lavdishme e historise shqiptare ?
    Me disa “kritika” krejt te zakonshme,gjithcka qe thote kjo historiane ruse perputhet me ato qe kane thene historianet tane, ne kohen e Heroit Kombetar te shqiptareve ENVERIT ?

    1. Vask Armadhi says:

      ENVERI HERO KOMBËTAR????

      DUKESH O I RI KOMUNIST QË QËNKE ZOG I RI E PA PUPLA E QË NUK E KE JETUAR KOHËN E HEROIT TËND. PYET TAKUN DHE TOSIN PSE JANË ENDE GJALLË E TA TREGOJNË ATA KOHËN E QOFTLARGUT.

      1. I Riu komunist says:

        Kujt i plas per Tosin dhe Takun ?
        Historia ka te tjere parametra,sa me shpejt ta kuptoni aq me mire per te gjithe ?

  2. ........ says:

    E para punes panajot plaku se ka pas fatin kurr ta takoj ENVERIN jo me ti dij sekretet e tija, e dyta ne SHQIPTARET e sotem se çkemi nje huq muti qe i thurim lavdi çdo dorshkrimi te huaj edhe se esht ber me mllefet qe kishin kto vende si ne kte rastin e ksaj ruses ndaj politikes se kohes ne mardhenie me ne, boll qe kta te shajn ENVERIN dhe SHQIPRIN e asaj kohe dhe ktu tek ne ka shum gazetar dhe analist qe egzaltohen se nga i vjen ky egzaltim nuk e di por tronditem qe shum njerez letrash shajn poshterojn dhe denigrojn vendin e tyre boll qe te shahet pak ENVERI, po ENVERI luftoj dhe sakrifikoj per integritetin territorjal te kti vendi o antishqiptar, ju drejtohem ju gazetarve dhe analisteve me kto ofendime qe i beni te kaluares qe kan sakrifikuar te paret tan panvarsisht politikes se gabuar por ne thelb ata dhan jeten dhe sakrifikuan per integritetin dhe zhvillimin e kti vendi,te del nje agjent rus apo serb qe per nje dor lek ka shitur bythen dhe te ben moral me kto histori mizerabel komplet antishqiptare, o rraca mutit nuk i besoni historis se baballarve dhe te parve tuaj po besoni xhdo gje tjeter qe del nga bodrumet antishqiptare vetem per nje arsye se brenda ne kto tekste gjeni rreshta ku shahet ENVERI, jeni kail te beheni oertak me hitlerin me krushovin dhe me xhdo moster tjeter vetem per kte arsye, jan ulur atishqiptaret kembe kryq dhe po bejn pall me historin e kti vendi duke perfituar nga injoranca dhe problemet e shumta qe kan njerzit sot ne kte vend dhe çesht per te ardhur keq se kta plera ndodhen ne qeveri ne parlament ca jan anal ist dhe ca te tjer gazetar dhe drejtus televizionesh se helbete me para jan bler te ter kta pushta qe vjellin vrer per kte vend pa pushim ka 25 vjet demokraci ose anarshi si mund ta themi me shkoqur,kta jan kanceri kti vendi qe e han nga brenda kulturen,nderin dinjitetin trazhgimin dhe drejtimin e kti vendi drejt nje demokracie te vertet,po nuk u hoqen qafe dhe ti tregohet vendi ktyre mostrave ky vend kurr nuk do bej prokopi po do jet loja e sherbimeve te huaja me ndermjetsin e maskarenjve te kti vendi.

  3. vedeta says:

    Ka ardhur koha qe i thuret lavdi tradhtarve te kombit vet dhe bashkepuntorve te sherbimeve te huaja kunder kombit ton,si nuk shikojm te flitet per nje hero kto 25 vjet mer zot qe esht vrar per atdheun por shikojm vetem tradhtaret bashkepuntoret e te huajve qe me par kontribuan kunder popullit e vendit vet te ngrihen ne piedestal, mos vall ka ardhur koha qe sa me antishqiptar je aq me shum je i deruar ta dim ta shesim te ter kte vend dhe te perfitojm te ter, nese je demokrat vetem kur shet interesat kombetare i kemi dhjer me nje mut demokracin e kush e ka ber ate se robi nese nuk do vendin e vet veten dhe familjen nuk hyn as tek kafshet gjeja e vetme qe na identifikon qe vim nga nje vend esht atdheu me te mirat e te kqiat e veta keshtu mendoj un.

  4. Qarri i zigurit says:

    Desha ti bej nje pyetje dashmirese kesaj studiueses ruse nje njohese e mire e enver hoxhes.
    Kemi degjuar qe enveri e ka pasur allatin sa blendi fevziu( shkrimtar i madh me fame boterore). Meqe ju e njihni nga afer enverin. A eshte i vertete ky fakt apo eshte nje mit apo thashethem i dale nga goja e poetit duka??
    Nese eshte e vertete. A ja rrujti ndonjehere hurshovi allatin enverit? Kur? Ku? Si? Dhe sa here? Faleminderit ne pritje te pergjigjes tuaj.

  5. mb says:

    Dy komentet e fundit vene ne dukje nje fenomen qe qfaqet shpesh te shqiptaret. Nderojne cdo gje te huaj e perbuzin cdo gje shqiptare. Ky element perqendrohet rreth vetes, dhe cdo gje shifet si mbas interesit tyre. Shofine perspective te te huajt, e nuk kane problem te behen sherbetor te tyre. Ne kete realitet tradhtari qmohet, patrioti nuk ka vlefte. Sakrifica per atdheun nuk figuren ne botekuptimin e tyre.

    Eshte veshtire te thuash se nga vjen kjo sjellje, nga vobegsia materiale, apo nga se nuk kemi kaluar neper fazat historike te zhvillimit shoqror.

  6. Krio says:

    Lrckaman qe japim mend- e kuptoni cdo te thot kjo. Punoni punoni jo si Ed Rama qe do me zgjedh presidentin e Amerikes.
    Nuk esht e vertet!

  7. Qarri i zigurit says:

    Kisha njevpyetjevper shume te nderuaren historiane meqe kjo e njeh mire jeten e enverit.
    A eshte i vertete thashethemi se enveri e kishte hallatin sa shkrimtari me fame boterore fevziu?
    Nese e ka pasur. A ja ka rrujt ndonjehere hurshovi? Kur? Ku? Dhe sa here?

  8. Treviso says:

    Do te vije koha te lavdrohet edhe tradhetari dhe krimineli sali Berisha. Po nga kush do lavderohet? Ne çdo kohe ka anti-shqiptare. E sigurte eshte se bota ja ka shkruajtur historine kryekriminelit te shqiptareve. Historine qe shkruan bota eshte 100% reale. Pse jam i sigurte? Kam degjuar historine e Shqiperise nga 1912 ederi ne çlirimin e vendit ne RAI-3, ashtu siç e kam mesuar ne shkolle dhe siç ma kane treguar te paret e mi. Po sot kanali 3 i RAI-t foli per Udheheqsit kineze dhe per revolucionin e studenteve. Kete histori e kemi jetuar dhe regjimi jone na e ka komunikuar realisht. E them realisht sepse eridegjova me veshet e mi, nga nje shtet tjeter.
    Historia shqiptare pas 1992 eshte deformuar qellimisht, nga politikane poliagjente. Historia reale e kesaje perjudhe do te gjendet ne shtetet e huaja, si Italia, Gjermania, Anglija,SHBA e shtete te tjera.

  9. Sinqeritet says:

    Shtepia nuk mbahet me mjell hua.Pelicelina,Ajdari,ceku i bardhe,sabri godo karagjozi,te cilit si haeshe supa ne darke deri sa morri pronat e te shoqes.Pse. nuk bojkotovi kuvendin kur pronat e ligjshme i merrnin zagaret shpellare kusare e te pangopur?Nuk diskutohet qe sistemi i Enverit kishte gabime.Por pasardhesit e vodhen e shkrumbosen e futen ne kasapane kete popull te varfer dhe fatkeq.Zogolli e vodhi,Pelicelina eshte krimineli dhe tradhetari me i madh i ketij vendi.Partitite gjithmone kane patur aleate rrugacerine dhe jo drejtesine dhe ndershmerine.Nje dite do ti ngrene permendore Sali serbit.Nuk e di ne eshte i kenaqur Ismail kadare me gjendjen e ketij populli fatkeq?A ka ndonje prononcim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje