Sabit Brokaj flet për takimin Nano-Berisha të Triestes: Bënë pakt për të ndarë pushtetin

25 Gusht 2016, 09:16Dossier TEMA

Ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Sabit Brokaj, në një intervistë për “Panorama” në lidhje situatat politike që kjo parti kaloi gjatë viteve të opozitës së parë, 1992-1997, nuk i përjashton komunikimet e disa eksponentëve të saj me PD-në dhe Sali Berishën.

Por duke e parë politikën sot me më shumë profesionizëm, ai shprehet se diversioni dhe komunikimi me kundërshtarin janë pjesë e jetës politike të partive.

Në këto përfundime, Brokaj arrin duke analizuar edhe faktet që janë prezantuar në ditarin politik të profesor Servet Pëllumbit, “Përvoja ime në Partinë Socialiste”.

Ai është në një mendje me Pëllumbin në lidhje me një pakt të mundshëm të Nanos dhe Berishës pas takimit të tyre në Trieste, në vitin 1992.

Në këtë pikë unë përputhem me Servetin, se aty ka pasur një pakt që unë e besoj se, për shkak se vendi ka qenë shumë i ndezur, komunistë me thikë në dhëmbë dhe demokratë që s’marrin veten, dhe për të shmangur ndonjë gjakderdhje, hajde të bëjmë një pakt mes nesh për një ndarje pushtetesh për të ulur gjakrat. Kjo u leverdiste të dyve, si Saliut, ashtu edhe Nanos”– thotë ai për “Panorama”.

3 komente në “Sabit Brokaj flet për takimin Nano-Berisha të Triestes: Bënë pakt për të ndarë pushtetin”

  1. logjika says:

    Ne i dime te gjitha keto, o Zabit, edhe pa na i thene se e jetuam bran kete kohe qe na nxine keta maskarenj raqexhij, por problemi eshte se a do vije nje dite, sa te jemi gjalle, qe keta te marrin pergjigjen e merituar per ato qe kane bere apo keshtu do te hiqet zvarre kjo jete e ata do pijne shampanje ne tavolinat me gjak qe derdhet çdo dite nga hajduteria, korrupsioni, tradhetia, pornua, kriminaliteti, padrejtesia, apo i duhet ketij vendi qe te rrembeje vete hanxharet e saj per ti denuar keto monstra. Dhe jo vetem kaq: bashke me ta jane shume njerez perveç dhe pjelles se tyre qe jane bere me keq se ata gjarperinjte e veres.

  2. Sul Pumi says:

    LOGJIKA….. te jap mese te drejte. Jo ne te rriturit , por e kuptojne edhe femijet e fillores . Megjithate rrespekt per Zabitin dhe ja rikujton deleve qorre , qe i shkojne nga mbrapa ketyre zuzareve te pa skrupullt anti shqiptare .

  3. LORA says:

    Me mire eshte te flasesh o Sabit per paktin kriminal te s.pellumbit (ishte nje nga kater nenkryetaret e PS atehere),ne mesditen e 26 majit 1996,qe urdheroi terhoqjen e komisionereve socialiste nga qendrat e votimit dhe e coi ne esfel te gomereve verdiktin e popullit te majte,,,,duke e futur Shqiperine ne qorrsokakun e tmerrshem qe gjeneroi me pas kataklizmen e piramidave te 1997-es.Te bredhesh per nje muaj ne tere territorin ,duke I kerkuar voten njerzve,,,dhe pastaj si dhjaks i pjerdhur te terhiqesh ne diten e betejes,,,ja kete bene nano-kurvat me servet-rat me 1996.
    Kjo qe deften ti Sabit ,ne kete lajm,eshte treguesi me I qashter se mortjemadhi brekedhjere dhe mostrat kodoshe nderkombetare qe e karikonin ishin mese te bindur se ai nuk e fitonte dot me vote pushtetin,vece me ndermjetesine e kurvlliqeve te nano-kodosheve dhe servet-eve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje