Në takimin e 10 shkurtit 1948 midis delegacionit jugosllav dhe atij sovjetik, të cilave ju prinin Eduar Kardeli dhe Josef Stalini, u shtrua çështja e zhvillimeve në Shqipëri.
Stalini ishte i njohur në detaje me ato zhvillime, kurse jugosllavët, duke taktizuar nuk shprehnin interesim që me Stalinin t’i hapnin të gjitha “letrat” rreth çështjes shqiptare.
Megjithatë, u fol për Enver Hoxhën, për vetëvrasjen e Nako Spiros, për federatën jugosllavo-shqiptare etj. Telegrafi sjell çështjen shqiptare në bisedimet sovjetiko-jugosllave, sipas versionit të Milovan Gjilasit, përgatitur nga historiani Agim Zogaj.
“Kështu, unë u nisa për në Moskë – nëse më mban kujtesa mirë, më 8 janar 1948, me ndjenjën e dyfishtë: me mirënjohjen se pse Stalini më kishte ftuar pikërisht mua, mirëpo edhe me dyshimet se kjo nuk është e rastësishme dhe me qëllime të pastra ndaj Titos dhe KQ të Jugosllavisë”, shkruan Gjilasi.
Nga Milovan Gjilasi
Stalini: Ne nuk kemi interesa në Shqipëri!
Kurrfarë udhëzimesh dhe sugjerimesh të veçanta nuk kisha marrë nga Beogradi. Meqenëse isha në rrethin e ngushtë të udhëheqjes, edhe gjatë marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, ishte qëndrimi se përfaqësuesit sovjetik nuk do të duhej që kursin tashti më të trasuar rreth bashkimit të Jugosllavisë me Shqipërinë do ta pengojnë me çfarëdo linjë jotaktike. Pra, kurrfarë udhëzimesh nuk më ishin nevojitur…
Vetëm pasi kishin kaluar disa orë nga arritja ime në Moskë – ishim thelluar në bisedë të përzemërt me ambasadorin tonë Vladimir Popoviq – cingëroi telefoni në tavolinën e tij: nga Ministria e Punëve të Jashtme sovjetike pyeten nëse jam i lodhur, sepse Stalini dëshironte të më takojë menjëherë, të njëjtën natë.
Si zakonisht, kah ora nëntë në mbrëmje më dërguan në Kremlin, në zyrën e Stalinit. Aty ishin Stalini, Molotovi dhe Zhdanovi, i cili ishte i angazhuar në Politbyro edhe me marrëdhëniet me partitë e huaja.
Pas përshëndetjes së zakonshme, Stalini menjëherë kaloi në temë: “Juve në Shqipëri po ju vriten anëtarët e KQ-së! Kjo është shumë keq, tepër keq”!
Unë fillova të shpjegoj: “Nako Spiru iu ka kundërvënë lidhjes së Shqipërisë me Jugosllavinë, është izoluar në Komitetin e tij Qendror”.
Mirëpo, as nuk kisha mbaruar, kur Stalini në befasinë time tha: “Ne nuk kemi kurrfarë interesash të veçanta në Shqipëri. Ne pajtohemi që Jugosllavia ta gëlltisë Shqipërinë”!
Me atë rast ai i tuboi gishtat e dorës së djathtë dhe duke i bartur kah goja, bëri me ta gjestin e gëlltitjes.
Mua më befasoi, ajo mënyrë e shprehjes së gjestit të gëlltitjes nga ana e Stalinit, por nuk e di nëse kjo vërehej edhe në fytyrën time, sepse u përpoqa që tërë atë ta kthejë në humor dhe ta kuptojë si të zakonshme mënyrën e shprehjes figurative të Stalinit.
Përsëri shpjegova: “Nuk është fjala për gëlltitje, por për bashkim”! Mirëpo, me këtë rast ndërhyri Molotovi: “Po, kjo është gëlltitje”!
Kurse Stalini, sërish me atë gjestin e tij: “Po, po, gëlltitje. Mirëpo, ne me atë pajtohemi. Ju duhet ta gëlltitni Shqipërinë, sa më parë aq më mirë”.
Përkundër asaj, mënyrës së shprehjes, e tërë atmosfera ishte e përzemërt dhe më tepër se miqësore. Madje, edhe Molotovi çështjen e gëlltitjes e tha me një emocion humori, jo bash të zakonshëm për të.
Enver Hoxha është mikroborgjez!!!
Afrimit dhe bashkimit me Shqipërinë unë i isha qasur me inspirime të sinqerta dhe revolucionare.
Kisha menduar, si edhe shumë të tjerë, se bashkimi, me pajtim vullnetar të udhëheqjes shqiptare, do të ishte jo vetëm e dobishme për Jugosllavinë dhe Shqipërinë, por njëkohësisht do të mbyllte mos durimet dhe konfliktet tradicionale midis serbëve dhe shqiptarëve.
Kjo, sipas mendimit tim, ishte e rëndësisë së veçantë, sepse do të mundësonte bashkimin e pakicës së madhe kompakte shqiptare me Shqipërinë, si republikë e veçantë në federatën jugosllavo-shqiptare.
Çfarëdo zgjidhje tjetër e problemit të pakicës shqiptare më dukej e parealizueshme, duke pasur parasysh faktin se thjesht dhënia e territoreve jugosllave, të banuara me shqiptarët, do të nxiste rezistencë të pakapërcyeshme edhe në vetë Partinë Komuniste Jugosllave.
Dhe, ndonëse nuk më shkonte në mendje që të bëj shmangie nga pikëpamjet e udhëheqjes së vendit tim dhe që Stalinit t’i jap të drejtë, ndërhyrjet e Stalinit fillimisht më imponuan dy mendime: e para kishte të bënte me atë se diçka nuk është në rregull me politikën jugosllave ndaj Shqipërisë dhe mendimi i dytë se Bashkimi Sovjetik i kishte bashkuar shtetet baltike duke i gëlltitur – vërejtja e Molotovit drejtpërdrejtë sinjalizonte këtë.
Të dy mendimet janë pikëtakuar në një – në ndjenjën e pakënaqësisë.
Mendimi se ka diçka të pa qartë dhe joparimore në politikën jugosllave ndaj Shqipërisë, ishte larg asaj që unë atë politikë ta pranoj si “gëlltitje”, mirëpo më shkoi mendja se kjo nuk përputhet me dëshirën dhe vullnetin e komunistëve shqiptarë.
Pse ishte vrarë Nako Spiru? Ai nuk ishte aq “mikroborgjez” dhe ”i ngarkuar me nacionalizëm”? Dhe, çfarë nëse shqiptarët, si edhe ne jugosllavët, dëshirojnë që të kenë shtetin e tyre të veçantë?
Nëse bashkimi realizohet jashtë vullnetit dhe me shfrytëzimin e mjerimit dhe izolimit shqiptar, kjo do të sjellë deri te konfliktet dhe vështirësitë e paparapara? Mos bashkimin shqiptarët do ta kuptojnë si humbje të pavarësisë?
Sa i përket pikëpamjes së dytë, se BRSS-ja i ka gëlltitur vendet baltike, unë këtë e kam lidhur me të parën, duke përsëritur dhe duke i vërtetuar vetitë se ne jugosllavët me bashkimin me Shqipërinë nuk duam dhe nuk guxojmë të shkojmë në të njëjtën rrugë, kurse nuk ekziston as rreziku i drejtpërdrejtë që ndonjë fuqi imperialiste që të ndrydhë Shqipërinë dhe ta shfrytëzojë si bazë kundër Jugosllavisë.
Mirëpo, Stalini ma ktheu: “E Hoxha, çfarë është ai sipas pikëpamjes suaj”? Unë hezitova përgjigjen e drejtpërdrejtë dhe të qartë, mirëpo Stalini e shprehu pikërisht atë mendim siç ishte folur për Hoxhën në udhëheqjen jugosllave: “Ai është mikroborgjez, i përshtatshëm?
Po, edhe ne ashtu mendojmë. “Si duket, atje njeriu më i fortë është njeriu Xoxe”? Unë konfirmova pyetjet e tij.
Çështja e Federatës ballkanike!
Stalini e mbaroi bisedën për Shqipërinë, e cila bisedë zgjati dhjetë minuta. “Mes nesh nuk ka dallime. Mirëpo, ju personalisht i shkruani depeshe Titos në emër të Qeverisë sovjetike lidhur me këtë dhe ma sillni nesër”.
Në atë çast unë këtë e ndjeva si shenjë të besimit të veçantë ndaj meje dhe si pajtim me politikën jugosllave ndaj Shqipërisë. Kjo depeshë kurrë nuk i është dërguar Qeverisë jugosllave, mirëpo u shfrytëzua kundër Jugsllavisë në konfliktet e mëvonshme midis Moskës dhe Beogradit.
Kardeli dhe Bakariqi kanë ardhur të dielën, më 8 shkurt 1948 (në Moskë). Në të vërtetë, Qeveria sovjetike i kishte ftuar Titon, mirëpo në Beograd kamufluan sikur ai nuk është mirë me shëndet, që në fakt edhe nga ky interpretim mund të vërehej mosbesimi reciprok, prandaj në vend të tij erdhi Kardeli.
Njëkohësisht, ishte ftuar edhe delegacioni bullgar, përkatësisht Komiteti Qendror, për çka na kishte informuar Lesakov, duke thënë qëllimisht se nga Bullgarua kanë ardhur “kryesorët”…
Kardeli atëherë, ose menjëherë me të arritur, më tregoi se shkaku i drejtpërdrejtë i mosmarrëveshjeve me Moskën, ishte marrëveshja midis Qeverisë jugosllave dhe shqiptare për futjen e dy divizioneve jugosllave në Shqipëri.
Divizionet tashti më ishin të kompletuara, kurse korpusi i aviacionit jugosllav tashti më ishte në Shqipëri. Pra, Moska kishte kundërshtuar, duke mos pranuar arsyetimet jugosllave se divizionet jugosllave duhet ta mbrojnë Shqipërinë nga sulmi i mundshëm i “monarkofashistëve” grekë.
Në depeshen e vet, drejtuar Beogradit, Molotovi ishte kërcënuar me mospajtim publik.
Askush nuk na kishte lajmëruar për asgjë dhe kurrfarë shenjash nuk kishte nga ana sovjetike, deri në mbrëmjen e nesërme, më 10 janar, kur diku kah ora 21 na tubuan dhe me vetura na dërguan në zyrën e Stalinit në Kremlin.
Atje i kemi pritur bullgarët 15 minuta – Dimitrovin, Kolarovin dhe Kostovin – dhe posa ata arritën, na futën te Stalini. U ulëm ashtu që në të djathtë të Stalinit ishin Molotovi, Zhdanovi, Malenkovi, Suslovi, Zorin, kurse në të majtë ishin Kolarovi, Dimitrovi, dhe pastaj përfaqësuesit jugosllavë, Kardeli, unë dhe Bakariqi…
Stalini tha: “Unioni doganor, federata midis Rumanisë dhe Bullgarisë – këto janë budallallëqe! Çështje tjetër është federata midis Jugosllavisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Ka këtu lidhje historike dhe të tjera. Këtë federatë duhet krijuar dhe atë sa më parë, aq më mirë. Po, sa më parë, aq më mirë, menjëherë/ Nëse është e mundshme që nesër.
Po, që nesër, nëse është e mundshme! Merruni vesh menjëherë për këtë”.
Konflikti Stalin-Kardel!
Dikush, mendoi se ai ishte Kardeli që vuri në dukje se tashti vonë po punohet në federatën jugosllavo-shqiptare.
Mirëpo, Stalini theksoi: “Jo, së pari federata midis Bullgarisë dhe Jugosllavisë, e pastaj e këtyre dyjave me Shqipërinë”.
Dhe pastaj shtoi: “Ne mendojmë se duhet formuar edhe federatën midis Rumanisë dhe Hungarisë, si dhe midis Polonisë dhe Çekosllovakisë”. Diskutimi për një moment qetësohet.
Stalini çështjen e federatës më nuk e zhvilloi. Vetëm më vonë, në formë direkte përsëriti se duhet menjëherë që të formohet federata midis Jugosllavisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë…
Më në fund, fjala vjen Kardeli. Ai ishte i skuqur, tek ai shprehen shenjat e shqetësimit, sepse e kishte futur kokën nën krahë dhe në fjali bënte pauza, edhe atje ku nuk e kishin vendin.
Ai thekson se marrëveshja midis Jugosllavisë dhe Bullgarisë, e nënshkruar në Bled, i ishte dërguar paraprakisht Qeverisë sovjetike, mirëpo kjo nuk kishte bërë kurrfarë vërejtjesh, përveç në kohëzgjatjen e marrëveshjës: “Në vend të ‘përgjithmonë’ – 20 vjet”.
Stalini i heshtur dhe jo pa qortime, shikonte Molotovin i cili pohonte me kokë dhe me buzë të ngjitura konfirmonte fjalët e Kardelit.
Kardeli tha se përveç asaj vërejtjeje, të cilën e kemi aprovuar, nuk kishte mosmarrëveshje… Mirëpo Stalini e ndërpreu, me hidhërim jo të vogël, megjithëse me më pak ofendim se sa Dimitrovin: “Vërtetë!
Ka mosmarrëveshje, dhe atë të thella! Çfarë do të thoshit për Shqipërinë? Aspak nuk na keni konsultuar për futjen e ushtrisë në Shqipëri”. Kardeli tha se për këtë ka ekzistuar pajtimi i Qeverisë shqiptare.
Stalini bërtiti: “Kjo do të mund të sillte deri te komplikimet serioze ndërkombëtare – Shqipëria është shtet i pavarur! Çfarë mendoni ju? Arsyetoheni ose nuk arsyetoheni mbetet fakti se nuk jeni konsultuar me ne për dërgimin e dy divizioneve në Shqipëri”.
Kardeli shpjegon se kjo nuk ishte e kryer dhe shton se nuk i kujtohet asnjë çështje e jashtme për të cilën nuk janë konsultuar me sovjetët.
“Nuk është e vërtetë”, bërtiti Stalini. “Ju aspak nuk konsultoheni. Kjo te ju nuk është gabim, por qëndrim, po qëndrim”! Kardeli, i thyer, heshti dhe nuk i paraqiti pikëpamjet e veta.
Desh Zoti qe ndodhi Revolucioni i Tetorit dhe marrveshja e Shen Stefanit per shperberjen e Shqiperise ra. Desh Zoti qe Lenini ta denonconte ate Marrveshje dhe W.Wilson te mbronte Shqiperine dhe Shqiperia (Londineze) u be shtet i pavarur. Desh Zoti qe partizanet luftuan dhe BRSS na futi ne vendet fituese te aleances antifashiste dhe ne shpetuam nga plani Anglez per te na shqyer perfundimisht mes Grekeve dhe Jugosllavise. Desh Zoti qe Sllavo-komunistet deshen te na gllaberonin te gjithe per vete dhe nuk deshen qe te perfitonte Greqia dhe ne mbetem te pacenuar. Desh Zoti qe BRSS-Jugosllavi u perleshen si ujqerit me njeri tjetrin dhe ne shpetuan nga gllaberimi Jugosllav. Desh Zoti qe Tansu Ciller t’i shpallte lufte Greqise nese sulmonte Shqiperine ne fillimvitet 90 dhe ne shpetuam. Desh Zoti qe kemi Ameriken qe shporri Saliun (O Zot futeni ne burg dhe le te vdese aty ai qen) dhe ne shpetuam nga rrenimi perfundimtar.
Thoni pastaj – Nuk ka Zot.
Atij i takojn falenderimet.
Edhe pse nuk e meritojme, I Madhi ZOT na ka ndihmuar gjithnje! I qofshim fale!
sajesa te PPSH-se e kuvickes saj te vogel Rilindja.
Enver Hoxha mikroborgjez?!!?
enver hoxha ishte nje zagar qe pati fat se nuk e grine si causheskun
s’eshte pune fati, dulla vdiq se i erdhi ora.
Vdiq duke patur Sali Berishen qe i lante kenbet e qau kur ai la kete bote.
Te ishte akoma, ti do ishe mut muti, spiun 70 leksh si edhe babai yt. Tani qe seshte, je po ai beqir qe do ishe, por kesaj rradhe lepin bythen e komunistit Sali.
Per ty njesoj eshte
Keshtu si jane katandisur shqiptaret sot qe nje gjytyrym si Lul Basha po shkel me kembe viktimat e veta me loqet e rames dhe don lu lushit..enver hoxha nuk ka nevoje per monumet ..ai eshte i gdhendur ne historine e njerzimit..
Imagjinioni si mbijetoi ai dhe shpetoi ate vend nga dy Josifet.
Pse duhet shenjteruar enver hoxha ( ndiqni me shume piket 7 & 15
Indro Montaneli =
analisti me i mire italian per te gjitha kohrat me prirje fashiste
qe kishte nje antipati te madhe per Enver Hoxhen dhe e quante Tiran..
por me nje egzatesi te cuditeshme pranonte dhe keto merita te tij qe duhet te quhen
20 POSTULATET E MONTANELIT PER EHOXHEN:
1-burri i shtetit më jetëgjatë dhe serioz përsa i përket ushtrimit të pushteti
2-e fitoi pushtetin si partizan ,cliroi shqiperine pa ndihmen e huaj
3- e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
4-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet si gjithe bota
5-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
6-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
7-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
8-Denimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit
9-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
10-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
11-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
12-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut
13-në publik shfaqej rrallë
14-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
15-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
16-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
17-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
18-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
19-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
20-është nje nga shtetaret me te spikatur se e nxorri ate vend nga mesjeta e hereshme ne nje vend me varferi të pranueshme
Jepini Cezarit kuroren qe i takon..sidomos pas kataklizmose se 97′ kur vrate shtetin dhe dinjitetin e kombit dhe akoma nuk po e ngjallni dot.
Kush gomar e ka “shqiperuar” kete tekst? Ndonje analfabet i Kosoves, doemos.
Pervec “shqiperimit”, mangesia tjeter me e madhe eshte se teksti sillet i cunguar, vetem me ato qe i interesojne “shqiperuesit” me gjuhe nene serbishten.
Stalini asokohe provokonte delegacionet jugosllave, per te pare qellimin e vertete te tyre mbi Shqiperine. Kishte sinjalizime nga Dimitrovi i Bullgarise, se Jugosllavia po mundohej te gelltiste Shqiperine, me ane traktatesh dhw agjentesh. Dimitrovi u sinjalizua personalisht nga Enveri, gjate vizites qe beri ne Bullgari per te nenshkruar (me kundershtimin e hapur te Koci Xoxes) nje traktat komercial me Bullgarine. Sherri dhe te bertiturat qe bene ne mesnate Enveri dhe Kocoja, ne prani te zyrtareve bullgare, perpara firmosjes se traktatit, ishte tregues i carjes se madhe qe po vinte. Dimitrovi perkrahte Enverin dhe per kete, pas nje bisede konfidenciale, lajmeroi Stalinin.
Me vone, historia dihet nga te gjithe. Por mesa duket, jo prej gazetareve zhdraga-zhdruga-foles.
Duket hapur se TEMA,bashke me DITA-n, financohet nga qarqe armiqesore antishqiptare perderi sa perdoin si argumente te saj ditaret e armiqve shekullore te Shqiperise!
Kurre nuk ka thene Stalini qe te gllaberohet Shqiperia!
Fakti qe shteti i fuqishem i Enver Hoxhes nuk pyeti as per 2 superfuqite e botes, verteton se gjithcka eshte mashtrim!
Jane si qytetari gjidital i malokut serb Berisha!
Vazhdoni me kete rruge se po i vini ne ndihme popullit qe nuk ka buke te haje!
E kan Leviz enverin te gjithe si lecke . Tamam si nje prostitute qe zihen tutoret se kush do ta perdore
Nuk eshte se kam simpati per enverin,por pika 17 te komenti i çezarit thot gjithçka.flasim per mbas 1944 shqiperi me 800000 mije banoreme asnje shtet te na perkrahte itali-austri te shkatrruara(aleatet tane) me nje greqi me perkrahje 1.5 shekullore prej ruso-gjermano-anglo-francezeve me nje super shtet si jugosllavia dhe mbijetuam.prova te kesaj jane territoret tona ne serbi mali zi dhe greqi te asimiluara plotsisht.. Turqia nje superfuqi( jo usa rusi ) me nje shtrirje strategjike perkrahje te usa dhe e pe se çdo te thote kurv para 1 muaji kur vajti ne mosk.
Kufomen e keni leviz si lecke, Trima te medhenj jeni!! Sa ishte gjalle i hengret mutin megjithe breke.
Enverit i hengren mutin te gjithe ata qe e urryen dhe donin ta rrezonin.
Nje kjo.
E dyta, Enveri nuk e pordhi fare as BS dhe asnje vend tjeter kur denoncoi pushtimin e Cekise
Kurvat jane te tere ne rradhe sot ne politike.
Kur ish gjalle, e kishit shume tju hidhte qurret.
Hrushovi ne kujtimet e tij thote se Stalini ishte mjeshter ne aktrim,prandaj dhe thenia e tij Milovan Gjilasit se ne nuk kemi kundershtim qe ju ta gelltisni Shqiperine eshte provokim I paster(aktrim),kjo vertetohet kur Ai disa dite me vone qorton Kardelin per futjen e divizioneve jugosllave ne Shqiperi.
Lesh me tresh.
Prralla per synitet
Perse shkruan atehere kur na qenkan perralla per “sunitet” ore tarallak i Janulles ore kok tigan Vurgu qe gjithe jetes me breke me arna dhe sot ke veshur xhinse me lekat qe ke fituar duke lare halet e jevgjiteve anadollak “greke” ore llum i poshter ardhacakesh ju eshte tju tredhesh me rrace ore jevgjiter ore turma bastarde qe na u dergjet ketyre aneve si Hiena grabitqare
Secili shkruan sipas qejfit te tij dhe do te realizoje ate qe ka ne mend. Prandaj, pse u duhet besuar ketyre shkrimeve? Shiko se çfare shkruhet sot per Enver Hoxhen: e bejne dhe hero, por duan edhe ta fundosin akoma me thelle nga atje ku eshte. E, pra, sikur te mos ta kisha jetuar vete te dy kohet cilin do te besoja? Dhe tani besoj veten, ndersa ata qe genjejne i shikoj me perbuzje. Kjo eshte e drejta ime pa u a thene. Po ketu s’ka te beje teori e relativitetit, por praktika e realitetit, prandaj keto qe shkruhen sipas mendimit te njerit apo tjetrit nuk pine uje tek burimi qe tu ikij hidherimi.
Po po qani hallin ju, as Stalin e Kardela nuk arriten ta luanin topin si deshen kjo e tregon fakti se Enveri mbijetoj e na la te izoluar deri 1990. Pra kush qe politikani me i suksesshem? Kush ja futi te tjereve? bla bla bla po shihni perpara se kemi i kal tropoje qe po ben me keq e Enveri qe ka vdek prej 30 vitesh e prap kujtohet neper histori, Stalinin ndoshta nuk e kujton me njeri kurse emri Enverit esht akoma ne qarkullim, pra akoma Enveri eshte fitimtar. mire per dike e keq per dike por historia e ka fjalen e fundit.
Ishim me fat ne at kohe qe ne krye te Kremlinit nuk ndodhej nje rus por nje gjeorgjian. Stalini mund te kete qene diktator e kriminel por nuk ishte rus dhe kjo eshte shume e rendesishme pasi ishte hera e pare qe Moska i kundervihej Beogradit. vetem ne qeverisjen e Stalinit Rusia ishte kunder Serbise. Dhe ne mos gaboj edhe ndihmat financiare ruse xha staloja i solli se kur erdhi Nikita tha mbillni portokalle…dhe u puth me Titon. per kete u prish dhe enveri. eshte shme e thjeshte por nuk e kuptojne vetem ata qe jane te lidhur me serbet. Koci Xoxe ishte vegla serbe dhe enverin e shpetoi letra e Stalos, Bab Lymi dhe Xhikja qe edhe ata kishin lidhje me sherbimin serb por ne kete rast zgjodhen te eleminonin Kocin
Sakte
Ca do kishte ndodhur nese Jugosllavia do na kishte gelltitur? Trojet shqiptare ne Jugosllavi bashke me Shqiperine do krijonin nje Republike Jugosllave, pra bashkimi i trojeve shqiptare nen drejtimin e Titos. Nga ana ekonomike sigurisht do ishim shume me mire, dhe nuk do kishim importuar kinezerirat e Maos, si revolucioni kulturor e flete-rrufete. Ne 1990 do ishim ndare nga Jugosllavia me lufte si gjithe republikat e tjera, do ishim nje republike nja 6-7 milioneshe, pra serbet nuk do e kishin kollaj si me Bosnjen(3.8 milion bashke me serbet). Pra nese i bejme llogarite mire, nuk jam i sigurte qe ishte i mire mos-bashkimi me Jugosllavine.
Edhe une e kam mendur kete “nese do ishim pjese e bashkimit me ish-jugosllavine”. Ndoshta Enveri mund te kishte luajtur taktikisht, duke kerkuar bashkimin e trojeve shqiptare dhe pranuar federaten shqiptaro-jugosllave per 20 vjet. Por kurre nuk do te dihet se çfare mund te kishte ndodhur gjate bashkimit ne federate.
Bashkimi do te sillte lekundjen e karrikes e te pozites se Enverit. Kjo ka qene kryesorja per te, siç ka qene gjate gjithe mbreterimit te tij.
Ça thu ere…ta ket the Stalini i madh kete!!??
Sa per Enver Hoxhen te rrime shtember e te flasim drejte!! Kemi 25 vjete qe e vertetijme dite per dite qe Enveri kishte te drejte te na mbante me dru. Pa Enverin ne do e kishim shit ate cope toke me metra katrore per nje iPhone, benz, kobure apo nji nate seks me Lepa Brenen!! Sepse kshu rrace muti kemi qellue.. Prandaj ti ngrejm nji lapidar tjeter Enverit dhe ta vejm aty ku ishte dhe ta kujtojme si diktatori qe na mesoi ç’fare jane kufijte, ku i kemi dhe si ti mbrojme!
dicka e diskutushme keto federatat me ygosllavin, bullgarin ne sa do beheshin.Ndoshta shqiperia do ish nje republikqe perfshinte gjithe shqipetaret e ballkant dhe mund te ishte me interes pasi shqipetaret do fillonin lidhjet me njeri tjetrin per tju shkeputur se bashku nga kejo federate sic ndodhi pas viteve 90…Pune te ngaterruara..
Nuk eshte e vertete qe Enveri e çliroi Shqiprine pa perkrahjen e te huajve. Vete Enveri e pranon qe ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte kishte oficere engleze , amerikane, jugosllave qe ndihmonin apo “sabotonin” sipas tij, luften partizane etj. Te mos harrojme qe Ushtria Shqiptare e L.D.B u vesh, mbath, armatos nga englezet, amerikanet etj. Bile dergesa me flori u hodhen ne vendin tone, ndihme per partizanet shqipetare. Per kete ndihme duhet te jemi mirenjohes e jo ta mohojme. Shqiperia u çlirua ne vjeshten e 44, kur ushtrite gjermane po terhiqeshin nga Ballkani. Partizanet
thjeshte zune qytetet dhe moren zyrat ne dorezim. Ka fakte qe nepunesit e administrates se kohes kane pritur dhe dorezuar zyrat qeveritareve te rinj komuniste
Ik o IDIOT! Lufta e Tiranes u be ne tetor-nentor 1944 dhe po te “terhiqeshin” gjermanet s’kishte pse te behej! Po copa Cari si puna jote kur kane dale nga rocka e putanes se fshatit,kane rene me koke ne dysheme ?
Kush jua gelltit keto genjeshtra?
Historia nuk tregohet me ditare serbesh po me fakte.
Enveri i asaj Shqiperie te vogel eshte pritur te pakten 3 here nga Stalini, dhe dokumentet e KGB tregojne per favorizim te Stalinit ndaj shqiptareve perballe jugosllaveve.
Enver Hoxha luajti me Titon dhe ja la ne ajer enderat per nje republike te shtate.
Dhe kete e beri me perkrahjen e Stalinit.
Prandaj mos hani mut shume duke intriguar perdite nga nje pacavure te tille.
hajde trapa hajde!
ca komentesh! ah sikur te ishim bashku gjith shqiptaret atehere. do ishte shqipni e madhe.
ju s po boni dot shtet t sakt edhe ate cop shqipni qe ka ngel e jo me po te ishte e madhe dhe te ishin te gjith shqiptaret ne nje shtet. ksaj I thon si me bashku shum copa muti. me u bo I mut I modh. muti mullar mo!
shqipni e modhe=mut I modh!
T’hanksha grun n’cica ….e di se te pelqen me e pa grun tu ta shkerdhy tjert
Ky materjal qe botohet sot,eshte kryekeput genjeshter dhe nuk ka asnje baze per ta besuar.E para; Stalini nuk ka thene kurre, qe ta gelltise Jugosllavia shqiperine.Eshte mashtrim.E dyta;Stalini e ka patur nen ombrellen e vete,si nje shtet qe po integrohej socializmi,gje qe i interesonte BS-k.Keto jane insinuata te shpifuravqe nuk i ha as qeni.
Nuk perjashtohet mundesia ,qe Stalini kur ka thene…”gelltiteni shqiperine” ka dashur te provokoje nje lloj reagimi nga Sllavet per te pare “sinqeritetin” e tyre prej internacionalistesh proletare sipas skemes se kohes,eshte fakt qe pas ketij orientimi Sllavet kane nxituar te sjellin divizionet e tyre ushtarake ,dhe kjo ka ndeshur ne reagimin e Stalinit duke evokuar rezikun e nderhyrjes ushtarake te huaj ne nje vend sovran,si Shqiperia,megjithate ne kete eksrakt kujtimesh ka goxhahipokrizi nga te 2 palet,si ruset dhe jugosllavet qe u prishen ne fund te 48,e sigurte eshte qe nuk jane prishur per ceshtjen shqiptare por ceshtja shqiptare eshte perdorur si nje prej alibive qe ushqyen kete prishje,nga ana tjeter ajo i hapi syte der diku edhe udheheqjes shqiptare te kohes qe te mos kuturiseshin ne nje projekt te deshtuar si ai i federates me jugosllavine,por nga ana tjeter ai ishte edhe nje model qe tek shkeputja e jugosllavise nga blloku,Enver Hoxha pa nje model te mbijeteses edhe jashte aleancave me fuqi boterore sic ishte BS i kohes,por kete model sovranitetti,Hoxha e kopjoi shume keq,ai e coi. Vendin jashte ketyre influencave vertet,krijoi nje pavaresi te kulluar nacionale nga pikpamja juridike(dhe kete e beri i nxitur nga paranoja per te mos ikur nga pushteti i permbysur nga konspiracionet nderkombetare) por lostot e kesaj politike izoluese i pagoi gjithe populli shqiptar qqe uu zhyt ne mjerim te thelle qe nuk u kompesua me asgje,vec me dogma qe perkedhelnin krenarine kombetare te tipit….edhe bar do te hame po nuk perkulemi