Raporti sekret i SHISH: Zbulon emrat e policëve që kultivojnë kanabis, të dhëna për parcelat dhe pronarët

29 Gusht 2016, 15:55Politika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda po shqyrton një raport të përcjellë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ku hidhet dritë mbi zonat e mbjella me kanabis sativa në vend.

Një burim konfidencial i tha Top Channel se në këtë raport, me informacione të mbledhura nga agjentët në terren, jepet me skema se si është kultivuar kanabisi në rrethe të ndryshme, si dhe mbi personat që ka dyshime paraprake se i kontrollojnë ato.

Të dhënat e sherbimit sekret janë dërguar në organin e akuzës pas një patrullimi edhe me helikopter, në të cilin ka qenë i pranishëm edhe kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika.

Nuk jepen detaje mbi informacionet e shërbimit sekret për shkak se sipas burimeve, hetimet mbi këto të dhëna po i bëjnë prokurorët, të cilët mund të hapin “hetimet kryesisht” dhe nuk përjashohen përgjimet masive ndaj të dyshuarve.

Raporti citon një burim të thotë se ka zona të caktuara në jug të vendit, sikurse edhe në veri, që ruhen nga njerëz të armatosur të cilët nga bashkëpunimi me njëri-tjetrin formojnë tiparet e grupeve kriminale.

Gjithashtu, në këtë informacion përcjellë Krimeve të Rënda përmenden edhe emra të oficerëve të policisë të dyshuar se janë të implikuar.

Pak ditë më parë u shpall në kërkim një oficer policie pasi nga përgjimet telefonike njoftonte dy kultivues në mënyrë të koduar për një aksion antidrogë që do të kryhej në malet e Ersekës.

Edhe emri i këtij oficeri doli në bashkëpunim me Krimet e Rënda, të cilat me sa duket e kanë patur informacionin të përcjellë nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

12 komente në “Raporti sekret i SHISH: Zbulon emrat e policëve që kultivojnë kanabis, të dhëna për parcelat dhe pronarët”

  1. tetovari says:

    Ska komentte nga fekalet e kesaj gazete

    1. Gopisti i NSHRAK-u.t says:


      @Teto…
      ?
      Se ne te lamë
      Të komentoje
      Ti i pari
      Fekale sllave
      Me gjuhë shqiptare
      O Tetokari!

      ?

  2. Zeman Mashkullora says:

    ..eshte e disata here qe ato qe PD deklaron ne media, konfirmohen me raporte here te prokurorise e here te shish, eshte e turpshme qe te egzistoje nje rrjedhje e tille informacioni qe te behet me pas edhe teme e konfliktit politik, qe per ironi nuk i sherben zbatimit te ligjit e rendit ne shqiperi ku eshte vertetuar katerciperisht e kunderta DMTH sa here qe konflikti politik merr hov , krimi gjallerohet ,KJO tregon gjithashtu qe PD , funksionon si shtet brenda shtetit, dhe se kudo ne instancat dhe agjensite ligjzbatuese ka individe qe me pare i sherbejne PD se sa shtetit shqiptar, kjo gjithashtu njollos edhe pushtetmbajtesit aktuale qe pertej asaj qe perdoret rendom si teme per konflikt , sic eshte mbjellja e ddroges apo marketingu i saj , ka gjithashtu edhe nje te vertete me te madhe , qe DROGA VERTET MBILLET NE MASE, DHE CFARE ESHTE ME E KEQJA AJO NUK SHKON E GJITHA PER TRAFIK NDERKOMBETAR, NJE PJESE JO E VOGEL SHITET NE TREGUN VENDAS, KU JANE SHTUAR SPACIATORET NEPER CEPAT E LAGJEVE….POLICIA E DI SE SHPESH SHPERNDARJET NDODHIN DITEN PER DIELL, NEN SYTE E BANOREVE…….POR POLICIA NUK REAGON SEPSE SIC DUKET BASHKPUNON ME PROTEKTORET…..PO INFEKTOHET RINIA ME VESIN E TOKSIKOMANISE, QE DO TE PRODHOJE NJE GJENERATE TE DJEGUR, DHE SI DO TE JETE RINIA SOT DO TE JETE SHOQERIA NESER

  3. Ledio says:

    SHISH po meret me mullaret e barit. Si nuk morem vesh ne keto 25 vjet jo per tu arestuar jo e jo , por as qe te jete debuar nje agjent qe punon per Greket, Serbet apo qofte edhe Turkun. Po ashtu si nuk degjuam qe SHISH te kete dhene informacione per ndonje politikan te larte shqiptar me llogari qindra milionshe neper bankat e huaja ose me pasuri te paluajtshme marramendese. Po ndonje gjyqtar super te korruptuar nuk e gjetet? Burra shume te vegjel keta te SHISH..:)

  4. PO.PO says:

    Ky informacion eshte si ai limoni i shtrydhur. Ne , e kemi mesuar kete gje ,
    dite me pare nga shpellari i Vicidolit , te cilit i raportohet fillimisht dhe me
    pas ,levozhga e informacionit i jepet Edi Rames , si kunderpagese per
    dekoraten qe i vari ne pantallona Visho Ajazit . Tashme , per ne , kjo gje
    nuk perben lajm .

  5. Arben says:

    KETE VIT DO TE THYEJME REKORDIN HISTORIK PER PRODHIMIN E HASHASHIT, MIREPO SIPAS LIGJIT TE KERKESE OFERTES, KJO KA CUAR NE ULJEN E CMIMIT 1 KG HASHASH = 20,000 LEK.

    PER KETE NUK KA NEVOJE PER RAPORTE SPECIALE TE SHERBIMIT SEKRET PER TI MARRE VESH.

    HAHAHHAHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHAH

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM HEROIK DHE MBJELLES HASHASHI.

    HAHAHHAHAHHAHA

  6. llozi says:

    shish(qebapi) ka axhenden e pedhe-se. punon per te dokumentuar akuzat e saliut.

  7. z. ajaz gazidede a keni bere ndonje raport per lazaratin qe lulezoi e dha fruta ne kohen e sultan berishes lul bashes e flamur nokes. theksojme qe, flamur noka eshte qeveritari me injorant ne gjithe qeverite e shqiperise qe nga viti 1912. si paraqitet lufta kunder droges ne kohen e sultan saliut me luften qe I behet sot. ka, te pakten, 15 vjet qe droga ka pushtuar shqiperine qeveria e berishe bashkepunonte me kultivuesit qeveria e rames I lufton kultivuesit. z. visho I berishes merri kronikat qe nga viti 2005 e shiko si pushtoi droga gjithe shqiperine me dakortesine e qeverisjes berisha. te na rruash z. vishe berish gazidede. cili eshte raporti per drogen qe keni bere ne kohen sulltanit. e njihni dash alikon, cfare mund te thuash per te. nqs nuk ke cuar raport per kultivimin e droges ne kohen e idiot nokes, je I teri nje ndyresire.

  8. Peoples says:

    Po ky K….ri,Jari .vari Hebet me perpara raporton ne PD .Te rroft pushteti qe te ka dhene populli EDI RAMA.Piji lengun.

  9. Siguria says:

    I futnje xhiro saja me helikopter dhe nje gazetar te huaj qe I mbush xhepin dhe e sfumon Vishon.

  10. populli says:

    SHISH e Prokurori ne sherbim te Sali Berishes.Zhduki Edi Rama se do te hane koken

  11. biologjisti says:

    cfar foto e bukur!
    te mbjellat te mbara mo!
    me rreshta te rregullta,me ujitje kanal vaditje,me krasitje dhe prashitje..distance nga rrenja ne rrenje mese shkencore dhe matematikore.
    e ku ka pas fush koprative komuniste kaq te disiplinuar sa kjo e hashashit?
    ja edhe nje fakt pse prona private dhe kapitalizmi jan superjor kundrejt komunizem kop[ratives.
    hallall punen bujqsore shkencore qe kan bo kta autoret.
    posht koprativa komuniste
    posht komunizmi
    rrnoft demokraci kapitalizmi
    rrnoft hashash agronomi qe ka drejtu punimet.
    dhe unrojm te ken te kora te mbara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje