24 vjet nga Konferenca për Mbrojtjen e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, rezoluta kundër Janullatos

29 Gusht 2016, 13:14Dossier TEMA

Si sot 24 vjet më parë, në 29 gusht 1992 u mblodh Konferenca e Tiranës e Komitetit për Mbrojtjen e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Firmëtarët e rezolutës kundërshtonin vendosjen e Hirësisë së Tij Anastas Janullatos si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Rezoluta me 9 pika kërkonte përgatitjen e Kongresit të Tretë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, pas viteve 1922, 1929  duke anashkaluar Kongresin e vitit 1950 që u drejtua nga Fiqirete Shehu, bashkëshortja e ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu.

Më poshtë është rezoluta e Konferencës (marrë nga publikimet e akademikut Kristo Frashëri):

Konferenca e Tiranës 29 gusht 1992

Si dëshmi se ata që kundërshtuan fronëzimin e A. Janullatosit si kryepeshkop i KOASH-it nuk qenë shqiptarë myslimanë apo katolikë, por 100% ortodoksë, u mblodh prej tyre në Tiranë më 29 gusht një konferencë e posaçme, e cila miratoi këtë rezolutë:

“Mbledhja e madhe e besimtarëve të krishterë ortodoksë, në të cilën morën pjesë përveç përfaqësues të Tiranës edhe delegatë të rretheve të tjera, u mbajt në Pallatin e Kulturës më 29 gusht 1992, për të shqyrtuar gjendjen e palejueshme të krijuar prej shkeljes së Statutit dhe kanoneve të Kishës Autoqefale Shqiptare, nga i cili Anastasos Janullatos erdhi si ekzark dhe u shndërrua si kryepeshkop.

Mbledhja shprehu me forcë vendosmërinë e përgjithshme për ta marrë në dorë shëndoshjen e shpejtë të kishës ortodokse dhe për ta rimëkëmbur Kishën mbi bazën e traditave të saj të shenjta ortodokse dhe shqiptare.

REZOLUTA

Mbledhja arriti njëzëri këto përfundime kryesore, të cilat po i riprodhojmë tekstualisht:

1.Vendosja e demokracisë në Shqipëri mbas 47 vjet shtypjeje komuniste hapi rrugën e ripërtëritjes së ndjenjave fetare, që ishin ndrydhur, por jo shuar.

Si gjithë besimtarët e tjerë dhe ortodoksët u tubuan rreth kishës së tyre. Por ndërsa masa e ortodoksëve priste me qetësi dhe mirëbesim rimëkëmbjen e kësaj kishe në traditat e saj të shenjta e të bukura ekzarku grek dhe i ashtuquajturi “këshill i përgjithshëm” punuan në mënyrë tinëzare e të pabesë për asgjësimin e autoqefalisë së kishës shqiptare dhe për greqizimin e saj, në shërbim të forcave më regresive fanatike të kishës greke, që synojnë greqizimin e gjithë ortodoksëve shqiptarë dhe më tej.

2.I ashtuquajturi “këshill i përgjithshëm i kishës” me sekretar Aleko Dhimën, është i paligjshëm, sepse nuk është zgjedhur me zgjedhje të shpallura e të organizuara sipas rregullave të Kishës, por është vetëshpallur.

Që në fillim ai nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë të drejtë të quhet “këshill i përgjithshëm”, të flasë e të veprojë në emër të Kishës dhe të administrojë pasurinë e saj, aq më pak të bëjë propozime parësore siç janë ato për emërimin e kryepeshkopit dhe peshkopëve.

Ai i ka uzurpuar këto të drejta tinëzisht, duke shfrytëzuar mirëbesimin dhe indulgjencën e besimtarëve të vënë para fakteve të kryera.

3.Ceremonia e zhvilluar më 2 gusht 1992 në Kishën Katedale të Tiranës për të fronëzuar si kryepeshkop të Shqipërisë Anastasos Janullatosin, nuk është kryer dhe është e pavlefshme sipas rregullave të Kishës, sepse besimtarët kanë thirrur botërisht ‘Jo! Nuk është i vyer’ (dhen aksios – K.F.). Ekzarku me pasuesit e tij u detyruan të largohen nga Kisha pa u përfunduar ceremonia.

4.Komploti i Janullatosit për t’u shpallur kryepeshkop i Shqipërisë dhe për të emëruar tre peshkopë grekë në krye të diocezave të Korçës, Gjirokastrës dhe Beratit, në kundërshtim me nenin 16 të Statutit të Kishës që përcakton se kryepeshkopi dhe peshkopët ‘duhet të jenë prej gjaku e gjuhe shqiptarë si edhe të kenë nënshtetësinë shqiptare’, është jo vetëm një shkelje shumë e rëndë e Statutit të Kishës, por edhe atentati më flagrant kundër vetë autoqefalisë së Kishës Autoqefale Shqiptare.

Mbas këtij vendimi, që ka ngjallur revoltën e drejtë të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve, Anastasios Janullatosi nuk është i denjë të qëndrojë as si ekzark, ai duhet të largohet nga Shqipëria menjëherë dhe përgjithmonë.

5.Statuti i vitit 1950 dhe rregullorja e Kishës e vitit 1955 janë të paligjshme dhe të pavlefshme, sepse ato i janë imponuar Kishës Autoqefale Shqiptare nga qeveria komuniste.

Për Kishën Autoqefale Shqiptare është në fuqi statuti i miratuar rregullisht në vitin 1928. Patriarkana Ekumenike e Stambollit e ka njohur Kishën Autoqefale Shqiptare me atë statut në vitin 1937 dhe ai Statut është rregullisht në fuqi, sepse shfuqizimet komuniste nuk kanë asnjë vlerë.

6.Është e nevojshme që, në vazhdim të traditës së Kongresit I dhe II, të mbajtur përkatësisht në vitet 1922 dhe 1928, të mblidhet sa më parë kongresi III i Kishës Autoqefale Shqiptare, i cili të përpunojë programin dhe detyrat për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të kësaj Kishe; të bëjë përshtatjen e Statutit dhe të emërojë në krye të Kishës, si administrator ose kancelar, një klerik shqiptar; ky këshill të kryejë funksionin e Sinodit të Shenjtë, derisa Kisha Autoqefale Shqiptare të përgatisë kuadrot e saj për të formuar Sinodin e rregullt.

7.Për të bashkërenduar punën me besimtarët e rretheve të tjera ngarkohet një grup nismëtar i përbërë nga Petrit Bidoshi, Pavllo Koja, Llazar Morcka, Thoma Çomorra, Anesti Paskali, Stefan Vokopola, Nasho Bezhani, Pirro Ndreka, Mihal Hanxhari, Vangjel Shundi, Petrika Trako, Dhimitër Ndrenika, Sotir Janço, Loreta Plumbi, Lumnie Jani, Sotir Qiriako, Kristo Frashëri, Jakov Milaj, Pandeli Çina, Dhimitër Kondakçiu, Ksanthipi Mullisi, Gjergj Zheji, Jorgji Çerepi, Petraq Kosova, Vangjel Myzeqari.

Ky grup nismëtar, mbasi të zgjerohet me përfaqësues të zgjedhur nga të gjitha diocezat dhe rrethet e tjera ku ka ortodoksë, të kthehet në “Komisionin Organizator për rimëkëmbjen e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe përgatitjen e Kongresit të saj III”.

8.U kërkojmë organeve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore të Shtetit, Kuvendit Popullor, rretheve, bashkive dhe komunave, të ndihmojnë e të mbrojnë në të gjitha nivelet veprimtarinë e rregullt të kishës dhe zbatimin e përpiktë të Statutit të saj, të formulojnë sa më shpejt dhe të zbatojnë dispozitat ligjore të nevojshme e financiare të këshillave të vetëshpallura të kishave në Tiranë e në rrethe, sepse ka sinjalizime për parregullsi dhe abuzime të shumta.

9.Zëri i besimtarëve myslimanë dhe katolikë, zëri i të gjithë atyre që u bashkuan me zërin e ortodoksëve për të mbrojtur Kishën Autoqefale Shqiptare, është zëri i Shqipërisë.

Le të gëzohemi që shqiptarët ashtu siç punuan së bashku për të rindërtuar kishat dhe xhamitë e para, po tregojnë përsëri së toku dhe spontanisht se Feja dhe shqiptaria nuk kanë gjë të ndarë.

U bëjmë thirrje vëllezërve minoritarë, që rrojnë pranë shqiptarëve ose midis shqiptarëve të të tria besimeve, si të barabartë midis të barabartëve, të mos bien pre e intrigave të klerikëve të mbrapshtë dhe parullave të helmuara që nxisin përçarjen dhe shovinizmin.

Kisha Autoqefale Shqiptare i konsideron bij të vetë të barabartë e vëllezër në Krishtin të gjithë besimtarët ortodoksë. Këtë vëllazërim ajo e ka të shenjtë dhe do ta ruajë me besnikëri e përkushtim.

U bëjmë thirrje personaliteteve të shquara të kulturës greke, pjesës më të emancipuar të klerit të Kishës Ortodokse Greke dhe intelektualëve të vërtetë grekë të kenë kujdes nga fushata shoviniste kundër Shqipërisë që ka ndërmarrë një numër dhespotësh të prapambetur e fanatikë, si dhe qarqe të tjera.

Ju takon juve t’i thoni “Ndal!” kësaj fushate, që është një turp për Greqinë e Evropës së Bashkuar! Në themelet e lirisë e të pavarësisë së Greqisë, si dhe në sukseset e mëdha që ajo ka arritur, është dhe kontributi i gjakut dhe djersës që kanë derdhur dhe derdhin qindra mijëra shqiptarë të Greqisë.

Mos lejoni që edhe një herë këto t’i shpërblehen popullit shqiptar me helm dhe intriga, vetëm sepse disa klerikë të djallit dhe politikanë anakronikë nuk janë të zotët të kuptojnë një Ballkan mirëkuptimi dhe bashkëpunimi.

Thojuni “Ndal!” dhe kujtojuni mësimin e madh të Ungjillit: “Silluni me të tjerët ashtu siç dëshironi të sillen të tjerët me ju!”.

Rezoluta mbyllej me këtë thirrje:

Ortodoksë të Shqipërisë! Ta çojmë më tej valën që është ngritur në të gjitha rrethet për ruajtjen dhe ripërtëritjen e Kishës Autoqefale Shqiptare sipas kanoneve dhe traditave të saj.

Të ngremë këshillat e Kishës të pastruara nga fara përçarëse antikombëtare dhe ta nxjerrim Kishën tonë të dlirë e të bukur në diellin e Shqipërisë demokratike!  Vëllezër të Kishës Shqiptare në Amerikë! Na u gjendni afër dhe na ndihmoni me përvojën dhe me përkrahjen tuaj!

Vëllezër myslimanë dhe katolikë! Le të lidhim duart me njëri-tjetrin dhe të tregojmë se Shqipëria është, siç ka qenë kurdoherë, e të gjithë shqiptarëve dhe se do t’i dalim zot përjetë. Kur lusim Perëndinë, do të kemi në buzë dhe emrin e Shqipërisë.

Popull shqiptar! Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare nuk do ta lerë veten të bëhet robinë e huaj. E pastër, duke besuar në Perëndinë, e vendosur duke besuar tek Shqipëria, e shenjtë me binomin Perëndi-Shqipëri.

Pranë ikonave të saj të Krishtit dhe martirëve të krishterimit ajo do të mbajë edhe fytyrat e Papa Kristo Negovanit, At Stath Melanit dhe martirëve të tjerë të Kishës Shqiptare. Themelet e Kishës Autoqefale Shqiptare të Fan Nolit të madh, At Vasil Markos, kryepeshkopëve Visarion Xhuvani e Kristofor Kisi, janë të patundura përjetë sepse në to është gjaku, loti dhe djersa e të gjithë bijve të saj.

Mbledhja e madhe e besimtarëve ortodoksë të Tiranës, Tiranë, 29 gusht 1992″./illyriapress.com

28 komente në “24 vjet nga Konferenca për Mbrojtjen e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, rezoluta kundër Janullatos”

  1. hahaha says:

    Shporreni kete sorre te zeze nga Kisha Ortodokse Shqiptare kete skuth te politikes shovene greke kundrejt shqiptareve

    1. . says:

      Para 24 viteve si Sote, Isterizmat turmave Mjerane Arnaute bucisnin, per katastrofen e madhe qe parashikohej ne Shqiperi, pas Fronezimit te Figures me te Ndritur ne rang Boteror te Janullatosit si Arhiepishkop.

      Pa beni bilancin e te “keqijave” dhe te Mirave qe i ka sjelle Shqiperise Fronezimi i Shenjterise se Anastas Janullatosit. Nqs ka ndonje Shqipetare me cip ne Surrat te flasi me Argumente per te “keqijat” dhe jo te shaje si Buracak pas anonimitetit.
      Jo ore Hipokrita e vetmja Frik e juaja ishte Suksesi i Anastas Janullatos, ishte frika Juaj e Islamisteve per Rimekembjen e Krishterismit Ortodoks, ishte frika se nje dite qindra Mijera Kisha te Lashta do te mirnin Jete, Kjo frika tuaj Buronte nga Njofja mire e Anastasit si njeri i Bekuar, i Guximshem, Akademik, i Zgjuar, Poliglod, dhe me potenc Nderkombetare.

      Eshte TURPI me i madhe qe pas 24 vitesh Flijim te Janullatosit per Shqiperine, politika e Ndyre Shqipetare te mos ti japi Shtetesi, ku shtetesia Shqipetare i eshte dhene mijera Terroristeve, Drogaxhinjeve, Krimineleve, Arab dhe Europian.
      Eshte Turp qe Greqia e 10 miljon banoreve ka dhene Shtetesi ne mbi 2 miljon emigranteve te Huaj ne keto 24 vite ku ne mes tyre dhe mbi 500 mije Shqipetareve.

      Lehni sa te mundeni o ZAGARE se vlerat i risni te Madhit Janullatos.

      1. ay qy says:

        Ne lutemi per Janullatosin! Sa me shpejt te shkoje te te shumtet!
        Pastaj ti dhe gjithe Pisoglendat grekomane do e shihni ringjalljen e Fan Nolit dhe Visarion Xhuvanit!
        I duruari i fituari…

        1. Akilis says:

          Arhiepishkopis Anastas do Roje perjet ne Zemrat tona o Arnauta

        2. ay qy says:

          Ne zemrat tuaja o Arkidhis grekomani! Po ne jemi ARVANITA, nipat e Gjergj Kastriotit,qe ta cajme bythen me shpate ne dore ?

  2. Arjan says:

    JASHTE NGA SHQIPERIA PLEHRAT GREKE ME JANULLEN TFGS E KOMPANI .KETU SHKRUHET VETEM SHQIP.

    1. Qazim Mulleti says:

      Ti mund te dish Shqip por je Turkoshak, ose Shqipfoles, sic njihen te gjithe Sunitet e Albanistanit.

      Jam dakort qe nje shqiptar te jete ne krye te kishes por sunitet duhet te denojne anetaresine e Shqiperise Evropiane ne Konferencen Islamike se ndryshe e ben kete vend dhe sunitet qe e mbeshtesin Vend Islamik si ato te Arabise dhe Lindjes se MESME, Pakistani e Malajzia. Suniet shqipfoles duhet te ngrihen dhe denojne me varje Salehun e tyre dhe te kerkojne me force, sic e kane zakon , shkeputjene Shqiperise sime nga Islamiket Arabe.


      Sunitet shqipfoles duhet te mbyllin shkollat Turke te Gulenit apo Erdoganit para se te hapin gojen per shqiptaret e krishtere.Sunitet duhet te flasin shqip ne xhami dhe te kendojne ne shqip dhe jo ne Arabisht.

      1. tt says:

        Ore Qazim kungulli mos acaro nuk po shan njeri shqiptaret e krishtere lexoji mire komentet por Janullo-grekun qe nuk duhet te jete ne krye te Kishes Ortodokse Shqiptare kjo eshte nje detyre e juaja ashtu sic eshte detyre e nyslimaneve dalja nga liga myslimane shkolkat turke duhen mbyllur sigurisht por edhe ato greke jane i njejti m…anadollak e injorant ne Xhami predikohet ne te gkithe Boten arabisht une nuk njoh vend ne Bote qe predikimin mysliman ta mbaj ne gjuhen e atij Shteti por ne arabisht ndryshe eshte me predikimin ne Kishe mbahet ne gjihe amtare kaq gje duhet ta dishe ore Qazo

  3. Jakaloqejakako says:

    tfgs duhet te kthehet ne gfgs hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaa rroft FAN NOLI

  4. dak ulqini says:

    Ajo pika 9 e rezolutes shume interesante, pra te gjith bashk ne mbrojtje te kishes se vertet shqiptare. Pra ju qe shani e stershani fete e tjetrit rrini urte e mesoni.

  5. vjeshta says:

    Tfgs, ki je more pleh?
    Do te shprehesh mbi temën apo jo?
    Jam kurioz çdo te thuash. Sigurisht do te mbrosh me shpate ne dorë kete korbin qe tremb dhe fëmijet kur del ne tv. Edhe me shume se talebanët.

  6. Papa Jani says:

    keto jane “bemat”e Saliut, qe me nje vendim ne ate kohe fshiu, hodhi poshte e shkaterroi te gjithe mundin, djersen e gjakun e derdhur nga rilindasit tane qe u perpoqen per nje Kishe Ortodokse Shqiptare te vertete autoqefale !
    Tani kemi gjarprin e asfalise, kolonel janullen qe “predikon orthodhoksine greke” e ve sinore me gure te shkruara greqisht !

    1. Dasareti says:

      Janollatusi po ben punen e tij per bukuri,per te cilen ai eshte derguar nga kisha dhe qeveria greke.Me te keq se Janullatosi,jane ata shqiptare(sidomos ata Ortodokse)qe I shkojne mbrapa atij. Keta te fundit,nuk jane vetem tradhetare(bashkepuntore me agjentet e nje fuqie te huaj) te Kishes Ortodokse Autoqefale te shqiperise,por jane edhe tradhetaret e nenes sone shqiperi!

  7. qorri says:

    Kush kane qene ata klysha politikan pidha motre qi si kane nimu kta njerez te devotshem shqiptar…politikanet i hapen rrugen kti pedofili te udhheqe kishat shqiptare..ptuuuuuuuuu

  8. Lpl. says:

    Ky paska qene keshilli komunist dhe kjo eshte deklarate politike sepse vendimin per Janullatusin e kane marre ata qe kane ruajtur fene Ortodokse kurse keta si grup kane kintribuar per shkaterrimin e kishes si objekt dhe si besim , dhe keta nuk i ka pyet njeri as atehere as sot vete figurat e disa antsreve e kompromentojne kete deklarate siq eshte Hristo Fradheri qe ska lifhje me Ortodoksine ku edhe fisi i tije kane kontribuar ne perhapje te Islamit duke i sherbyer Turqise ne dem te Krishterimit dhe kjo edhte nje deklarate e turpshme e disa njerexve ateiste qe dkane lidhje me fene .Dhe se Janullayos edhte Grek kjo nuk dote thote se Autoqefalizmi i kidhes humbi , kisha Ortodokse eshte Autoqefale sot eshte Janullatus neser munde te vije nje tjeter , dhe njerezit do kishin bere me mire sikur te besonin me shume sepse do ju kishte leverdise te gjithve.

    1. u dhim tu qesh says:

      Hajde more Lpl Pisoglendi
      bytha jote si tyneli
      goja jote porsi bytha
      mendje ngushte si parabytha ?

  9. kavaja says:

    Cndryshim ka kongresi i vitit 1950 qe u drejtua nga mehmet shehu nga rezoluta e kristo frasherit qe te dy frymezues dhe perfaqsues te se njejtes kauz PKSH, po mjaft me budallalliqet se na ka mare vesh gjithe bota,qe po i sherbejme lindjes me cdo lloj forme. Po ca faj ka populli.

  10. Klimax says:

    Eshte e cuditeshme se keta 100% “ortodoksa”, keta “mbrojtes” te Kishes Autoqefale Shqiptare, ishin po keta qe ne vitet e diktatures komuniste rreth viteve 1960, si komunista apo ateista, shkaterruan te gjitha kishat ortodokse te vendit duke qene nismetare te mesimeve te udheheqesit te dashur te tyre, Enver Hoxhes, se “feja eshte opium per popullin”!!!
    Atehere si ka mundesi qe keta tipa qe burgosnin e internonin kedo qe temtonte sikur dhe te pyeste “po me kishat c”paten”, keta tipa qe ne jeten e tyre nuk kane studiuar theologji dhe nuk kane asnje njohuri theologjike, keta tipa qe shkaterruan Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare, te na dalin vetem mbas nje viti te rrezimit te diktatures si “mbrojtes” te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare?????!!!!!!
    Dhe nga ana tjeter, per Islamin dhe xhamite ne Shqiperi, keto qendra islamike qe shtohen si kerpudhat pas shiut, keto qendra qe pjellin dhe propagandojne vetem radikalizem dhe terrorizem te financuara dhe te kontrolluara teresisht nga Turqia e Arabia Saudite, per to askush nuk ndihet, askush nuk pipezin!!!!!!!!
    Funderina!

    1. Para Laci says:

      Po edhe ortodokset do hane diku. Katolikt me Papen, myslimanet me Erdoganin, ortodokset me Janullatos! I kemi nda gjanat!!

  11. nje ish myslyman says:

    Po ju turqve , ç’ju ha by..a se ke mbajne ne krye ortodokset shqiptare ? Janullatosi , nuk ben propagande fetare kunder besimeve te tjera , nuk pergatit kamikaze qe shperthejne vehten per te vrare njerez te pa fajshem e nuk dergon xhihadiste per te luftuar ne shkretetirat arabe , me emrin e Allahut ne goje . Po rrini more islamike rehat , ku kini fytyre juve te flisni per besimet e tjera , ju jini te urryer nga e gjithe bota perparimtare , feja juaj , duhet zhdukur pa nam e nishan , te shpetoje njerezimi .

    1. undefined says:

      Feja e tyre myslimane duhet zhdukur por edhe e juaja ortodokse bashke me te te dyja jane nje m… fe injorantesh debilash e kriminelesh Fe te prapambetura qe nuk i hyne ne pune as dreqit Fe qe predikojn sherr lufte e intriga

  12. un,ti,ai,ajo,ne,ju,ata,ato says:

    ore !!
    po ca jane keta grekerit!?
    edhe jezusin e ben greke?nga jude apo cifut e kthyen ne greke dhe te pretendojne sikur orthodhoksia te jete fe legjitime vetem greke.
    po keta nuk kan piken e turpit.po do qir ropt ketyre ortodoksve qe cerekun e fjaleve i thon greqisht.dhe do qir ropt muslimaneve qe trecerekun e fjaleve i perdorin arabisht.mall katoliket,jane ne pakic se do mesonim dhe latinishten.
    nese ne vendet e tjera popuj pushtojne te tjeret ne jo vetem na kan pushtuar ,bizanti ,romaket ,e osmanet por na kan perdhunuar deri ne palc e na kan shkerdhyer dhe shpirtin dhe tani vuajme nga sindroma e stokolmit.
    ky kurva del e kendon mesha gjysem shqip e gjysem greqisht.keta kurvat e tjere dalin e pellasin mu ne mes te dites ne arabisht sikur zoti te di vetem greqisht,latinisht,arabisht e hebraisht!
    nese nuk pershtatet me shqipen atehere nuk i perket shqipes.dhe le te ndahet shapi nga sheqeri njeher e pergjithmon.kush e ndjen veten grek,arab,turk,italian,gjerman e kinez te iki te qihet andej nga e kan vendin e te na len ne shqipetareve te jetojme ne harmoni e te ndertojme kete vend ashtu si i ka hie.se nga keta kurva nuk behet ky vend.injoranc e perzier me frike dhe servilizem.cprisni se mund te prodhoj kjo recet?tipa si puna e ketyre qe flasin dhe lart e posht per patriotzem,per te drejtat e njeriut,apo per dinjitet kombetare.
    kemi qen shteti me laik dhe me respektin me te
    madhe ndaj te gjithave besimeve dhe po behemi vendi me laik ne bote.sepse shteti jon nuk nderton universitete apo bibloteka e laboratore shkencore por nderton kisha e xhami dhe ke e ke me te bukur.
    lereni zotin ne punen e tij se ai e di se cben e nuk ka nevoj per ndihmen e askujt per ti mbushum mendjen te tjereve.

    1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

      MESHA nuk kendohet per poutanat sunite apo shiite,Ajo i perket kristianeve kshq te gjithe ju,ata,apo ato poutanat arabe na pate na gamithite…………………………..ouuuuuuuuusssssstttttttt!
      Axios ,o Anastasios!!!!

      1. ,,,, says:

        Mesha ne greqisht kendohet per putanat greke.Ade o Anasytasios te na rruaç koqet

        1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

          sunit i piset,e kuptoj irritimin tend por st’arxidia mou ………….ouuusssttt, vrromo tourk’alvane!

          1. kd says:

            Yyyyyt vrromo jevgjit Ponti shporru andej nga na erdhen dikur te paret e tu per cope buke qelbeni nga era e sufllaqit qoftes e hurdhes parazitem mashtrues e kriminele dhe te pabese llum i poshter aziatik

          2. vjeshta says:

            Pula în gura lu ficâ ta!

        2. Arjan says:

          Nuk do kete qetesi derisa Shqiptaret te kene sherbyesit e tyre ne gjuhen e Shqipes ashtu si imzot FAN NOLI.Janulla eshte nje ciban qe duhet shkulur me gjithe rrenje me gjithe ata gjakprishur qe mban pas vete qe jane shitur per ca pare duke shkelur mbi gjakun e rilindasve tane te ndritur qe dhane dhe jeten ne lufte kunder metropoliteve greke .Kur do ta kuptojne ca plehra qe flasin si te zgjuar se zoti nuk eshte grek .Kur do ta kuptojne keta plehra se camet jane vellezerit e tyre dhe u vrane dhe prene per kombin tone Shqiptar .Kur do ta kuptojne keto plehra se kombi qendron mbi fene .Ndiqeni nga pas janullen ne ferr se ai nuk eshte i derguari I zotit por djallit grek.Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje