Shqipëria është vendi i tretë në Europë me përqindjen më të lartë të importeve të energjisë elektrike në raport me konsumin, edhe pse territori i vendit ka dendësinë më të lartë të ujërave nga lumenjtë, si asnjë vend tjetër europian.
Instituti Europian i Statistikës duke iu referuar të dhënave të konsumit dhe importit të energjisë për periudhën 1990 -2014, zbardhi faktin se Shqipëria bashkë me Lituaninë dhe Luksemburgun kanë importet më të larta.
Gjithashtu Shqipëria vjen e para në rajon për importet larta të energjisë, raporton Monitor.
Raporti i perket periudhes 2014, ndersa per periudhen e metejshme kur nisi reforma ne OSHEE, importet ne 2016 ne raport me 2014 kane pesuar renie me 300%, ose 3 here me pak.
Sipas Eurostat, Shqipëria në dy dekadat e fundit ka importuar rreth 47 për qind të energjisë elektrike që i duhej për konsum.
Varësinë më të lartë nga importe e energjisë e ka Lituania me 83 % të konsumit dhe Luksemburgu me 79 % te konsumit. Në rajon pas Shqipërisë nivelin më të lartë të importeve të energjisë e ka Maqedonia me 44 % të konsumit të brendshëm.
Ndërsa eksportues neto të energjisë janë Bullgaria, Çekia, Estonia, Franca, Rumania, Sllovenia dhe Suedia.
Në BE konsumi i energjisë elektrike është rritur ndjeshëm gjatë viteve ’90, por është stabilizuar gjatë 10 viteve të fundit. Konsumi final i energjisë për ngrohje ka qëndruar në të njëjtin nivel me kalimin e kohës.
Sektorët e banesave dhe shërbimeve janë përgjegjës për rritjen e konsumit të energjisë elektrike, ndërsa konsumi në sektorin e transportit ka mbetur stabël gjatë viteve. Konsumi i energjisë elektrike në sektorin industrial ka ndjekur ciklin ekonomik.
Konsumi i energjisë elektrike më 2014 në sektorin e shërbimeve pothuajse dyfishuar në krahasim me viti 1990, ndërkohë që konsumi i energjisë elektrike në sektorin e banesave është rritur me 29% gjatë të njëjtës periudhë. Në 1990 konsumi të energjisë elektrike nga familjarët ishte 38% më e lartë se e shërbimeve, në vitet e fundit konsumi i energjisë elektrike i sektorit të shërbimeve ka tejkaluar konsumin e energjisë elektrike në familje.
Prandaj e kane lene ne kete gjendje energjetikenPrifti Harasan Bojaxhi kane shkelqyer me importin e EFT GSA etj. pune e paster duke rregulluar matesat e importit si humbje mosbslancimi dhe fluksi
Jan gjera made in Arrnautistan Absurdistan !
TURP ,TURP ,TURP,……………………….. !!
eksportojne te gjith ato shtete qe kan energji berthamore,,, shqiperia nuk ka central berthamor,,,,, duhet qe te gjith lumenjt te behen 6 deri 7 diga secila ,,po te behen ne vjos 4 diga u zgjidh perfundimisht problemi i jugut, por permbytja do shkonte deri ne gjirokaster…
Po ku do shesin fqinjet tane jeni ne rregull ata hedhin miliona qe Shqiperia te jete e varur si ne Energji ashtu edhe ne nafte.
Ne prodhojme energy.Po horrat energjine e shesin e ne na e fakturojne si hum je. Pastaj po jeta horra date energji kishe e importojne nepermjet firmave maffioze te njohura per kete skeme si EFT e fazliçit ,apo bijat e saj!
Pra importer artificialisht fruhen qe % e tyre ne xhep te rritet!
Rama ia zvogeluar traffikun,dmth ia heq qafe format proPD po vazhdon prape skema me format proPS.e sidomos pro lsi
QEVERI DHE SHKOLLE E MBARUAR. TRURI ESHTE ZERO. ILIRIA KA EDHE SHUME DJELL PER NGROHJEN DJELLORE, POR CPUNE KENI JU QE SHKATERUAT TOKEN PER NAFTE DHE GAZ ? FRANCA I KA PA MBARIM DHE NUK E PREK NJERI TOKEN, KA PAMJET ME TE BUKURA NE BOTE. PSE NE SHQIPTARET JEMI KAQ TE PA AFTE, KAQ TE PA SJELLSHEM ME NATYREN TONE ???????????????????????????????????????????????????????