Kryeministri i majtë grek Alexis Tsipras ka marrë pjesë për herë të tretë brenda pak muajve në një takim të nivelit të lartë të socialdemokratëve evropianë. Lazaros Miliopoulos shpjegon çfarë do të thotë kjo.
Gazeta e Athinës, “To Proto Thema” shkruan se kryeministri grek dhe kryetari i Syrizas së majtë, Alexis Tsipras, “gradualisht po shndërrohet në socialdemokrat”. A e mbështesni këtë vlerësim?
Po, ky mund të ishte një formulim i zmadhuar. Çështja që shtrohet është: çfarë do të thotë kjo?
Çfarë do të thotë për mendimin tuaj? Cilat janë synimet e Tsiprasit?
Për këtë ka dy interpretime: hapja përballë socialdemokratëve nga njëra anë kuptohet si përpjekje për ta ribashkuar të majtën e Evropës duke përfshirë edhe socialdemokratët (si francezët e PS, SPD gjermane, Partinë Demokratike të Italisë, socialistët portugezë dhe spanjollë) dhe socialistët e majtë (si partinë spanjolle Podemos ose bllokun e majtë portugez) në një politike evropiane antiliberale. Nga njëra anë hapat e Tsiprasit nuk duhen kuptuar në aspektin ideologjik, por vetëm si strategji partiake dhe të kushtëzuara nga politika e brendshme. Pas hapjes përballë socialdemokratëve qëndron përpjekja për të minuar një lëvizje të përbashkët socialdemokrate nën drejtimin e Kryetarit të Partisë Pasok, Fofi Genimata. Një lloj fronti “anti-neoliberal” kundër konservatorit Kyriakos Mitsotakis duke përfshirë të gjitha forcat e moderuara dhe duke përjashtuar të gjitha forcat radikale synohet të bëhet i mundur nën drejtimin e Tsiprasit.
Të gjitha sondazhet flasin që në rast zgjedhjesh të reja, kundërshtari kryesor i Tsiprasit, konservatori Kyriakos Mitsotakis do të fitonte. A mendoni që Tsiprasi është ende në gjendje të sjellë një kthesë?
Një kthesë pa përtëritje ekonomike dhe pa reforma të dukshme strukturore Tsiprasi për mendimin tim nuk do të sjellë dot. Për t’i arritur të dyja këto ka kaluar shumë kohë e pashfrytëzuar, dhe kjo as pritej ndryshe po të kesh parasysh origjinën politike-ideologjike të Syrizas. Veç kësaj, politika e Tsiprasit u duket zgjedhësve si thellësisht kontradiktore – dhe në thelb ajo është e tillë. Jo vetëm premtimet në politikën sociale, që lidhën shumë vetë me të (ai do ta pengojë më të keqen), por edhe shpresat që ngjalli, ai qe i detyruar t’i zhgënjente. Kjo ndodhi më e vonta vitin e kaluar, kur ai vendosi të qendrojë në pushtet dhe të mbajë përgjegjësi. E vetmja gjë ku mund të mbështetet Tsiprasi tani – dhe për të cilën ai po punon vërtet – është izolimi i partisë konservatore Nea Dimokratia (ND) në sistemin partiak grek. Në favor të Tsiprasit këtu është fakti që sistemi partiak grek, me përjashtim të ND dominohet nga forca populiste, të majta dhe etatiste. Partnerë të mundshëm koalicioni të ND ndodhen të gjithë nën kufirin e tre përqindshit. Nëse ai mund të mbetet me këtë strategji në pushtet, kjo mbetet të shihet.
Lazaros Miliopoulos është politolog në Universitetin e Bonit. Fushat e specialitetit të tij janë ndër të tjera studimet për ekstremizmin dhe për partitë, ideologjitë politike si dhe studimet për Evropën.
Kur ideologjia e nje partie ne pluralizem mbeshtetet vetem ne levizjet per pushtetin dhe llogaritjet e saj per ta marre apo mbajtur ate me te gjitha format dhe menyrat, ajo parti nuk i sherben askujt dhe s’ka per te pasur kurre prosperitet ai vend. Sot dhe ne Amerike lufta per president behet me format nga me banalet. A do kete nje dite kjo palo demokraci seriozitet me njerezit qe duan te jene ne pushtet duke qen te ndershem e te respektueshem? Ashtu si po bejne per te marre karriken e pushtetit dhe kjo eshte ngulitur ne demokraci, me te gjitha menyrat, ashtu ndertojne dhe shoqerine njerezore e cila e ka kazanin te shqyer nga fundi, ndersa njerezimi nuk shikon drite njerezore. Ujqerit zihen e shqyhen ne emer te tij gjoja. Pastaj bejne si u do qejfi.
Nuk eshte e lehte te jesh komunist dhe te ndryshosh boten!
Do kellqe kjo pune ?
Kujt po i rruhet kkk per Cipran te pabesin se ne cfare po shndrrohet akoma nuk eshte shndrruar ne dylber dava jevgjitesh nga Anadolli dhe arvanite e cam ortodoks te pabese pune shkerdhatash hibride akoma nuk kan ngordhur si qen rrugesh qelben era qofte hurdha e sufllaqi
Per nje gje ke te drejte,quhet Aleks Cipra (Tsipra) dhe jo Tsiprasi si “e perkthen” ky perkthyesi dhe eshte me origjine arvanite nga Arta e Epirit,nga qyteti i Gjin Bua Shpates ?
Arvanitet kane nje shprehje dhe thone : kom cipra u (kam cipe une),shprehje e njohur nder shqiptare!