"Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është legjitim, por….”

28 Gusht 2016, 08:47Rajoni TEMA

Jeta e tij duket e mërzitshme. Çdo ditë i njëjti itinerar. Izolim në Oxford, nëpër biblioteka dhe arkiva, më pas punë në zyrë dhe kaq.

Por, ai nuk është një njeri i zakonshëm. Sir Noel Malcolm, akademik, kërkues shkencor, historian, e më herët  gazetar. Në rininë e hershme gjithçka ka qenë ndryshe. Ai ka prekur shumë realitete, ka lindur eksplorues, ka pasur një kuriozitet të veçantë për Ballkanin dhe gjuhët e tij.

“Fillova të udhëtoj shumë qëkur isha student. Ndërsa sa i përket shqipes, është pak e vështirë në disa pjesë dhe më e thjeshtë në të tjera. Por, më pëlqen ndjesia e kësaj gjuhe, ka fraza dhe idioma të bukura. Kam udhëtuar në disa pjesë të Shqipërisë, përfshi veriun, Thethin, Valbonën e disa të tjera. Pra, ka një kombinim i një interesi të zakonshëm njerëzor me atë akademik dhe historik. Të shkosh në vende të ndryshme dhe gjithmonë të mësosh më shumë rreth tyre”, thotë Malcolm.

Por, emri i tij është lidhur në mënyrë të veçantë me Kosovën.

“Karriera ime nisi në Universitetin e Kembrixhit. Aty bëra doktoraturën time dhe isha profesor për 7 vjet, por e gjeta pak frustruese mësimdhënien dhe administratën. Kështu që e lashë punën akademike dhe u bëra gazetar. Shkruaja komente dhe analiza politike, gjithashtu edhe për çështjen e jashtme për revistën “Spectator”. Isha redaktor i punëve të jashtme. Dhe kjo ndoshi pikërisht në kohën e fillimit të luftës së Ballkanit. Lufta e Millosheviçit në Jugosllavi. Dhe për hir të faktit që unë kam një interes të veçantë për Ballkanin dhe gjuhët. U bëra shumë aktiv në të. Dhe fillova të publikoja artikuj dhe të përfshija disa polemika kundër lobit serb në Londër. Nga kjo nisi idea e procesit të të shkruarit fillimisht për historinë e Bosnjës dhe më pas historinë e Kosovës. Por, ndërkohë isha vazhdimisht duke u thelluar në punën time akademike dhe të shkruaja libra historiko-filozofikë, që janë edhe kërkimet e mia më origjinale akademike. Pas kësaj u ktheva në Universitetin e Oksfordit dhe kjo është puna ime aktuale, hulumtimet pedagogjike në Oksford”, tregon Malcolm.

Historianët thonë se me kërkimet e tyre duhet t’i shërbejnë kohës, së ardhmes dhe kombeve. Historia e kombit tonë ka ndryshuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Tashmë kemi dy shtete shqiptare në Ballkan. Por, ç’ mendon Sir Noel Malcolm për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën?

“Nuk jam një ekspert i së ardhmes, por mendoj që nëse ekziston dëshira e fortë e të dyja shteteve, është komplet legjitime. Megjithatë, shoh edhe një sërë problemesh ektreme në këtë ide. Ekziston një ide në vende të tjera që kjo mund të jetë e rrezikshme dhe destabilizuese për Ballkanin. Personalisht, nuk e shikoj një çështje problematike, por shoh që një fushatë e tillë mund të irritojë fuqitë perëndimore. Mund të ishte një gabim taktik”, përgjigjet Malcolm.

Ballkanasit etiketohen shpesh si njerëz shpërthyes, gjaknxehtë dhe me emocione të larta. Por, si jemi në fakt në syrin e zhveshur emocionalisht të një anglezi të ftohtë?

Nuk mund të përgjithësoj, por në një përgjithësim të madh mund të them që shqiptarët janë mesdhetarë dhe në rast se ne kemi disa stereotipe si për italianët apo mesdhetarët e tjerë, disa prej tyre mund të jenë edhe për shqiptarët. Por, shqiptarët janë edhe ballkanas dhe si të tillë kanë kushte të vështira fizike ndonjëherë, veçanërisht në vendet malore, ku ju zhvilloni sjellje apo psikologji të tilla si të kujdeseni për veten dhe kjo mund të tingëllojë e çuditshme për dikë tjetër, që jeton në një fshat bregdetar dhe shkon për peshkim çdo ditë. Pra, nuk mund të bëj përcaktime apo përgjithësime psikologjike, por unë mendoj se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Disa karakteristika më bëjnë të ndiej se është një vend i ri. Që lëviz dhe avancon shumë shpejt. Por, gjithashtu e pëlqej sepse më jep një ndjesi të traditave të forta, që ne i kemi humbur në pjesën më të madhe të Evropës”, deklaron Malcolm.

Noel Malcom e ndien veten me fat, pavarësisht se bën një jetë të thjeshtë akademiku. Kjo është puna që i pëlqen, të ketë luksin e qetësisë në studimet e veta. Dhe kur dikush e do atë që bën, e ka të pamundur të ankohet:

“E quaj veten me fat sepse puna ime në Oksford është e një rangu të veçantë, që jo shumë të tjerë e kanë. 100% kërkime. Nuk kam përgjegjësi për studentët. Kam disa studentë të doktoraturës herë pas here, por zyrtarisht puna ime është 100% kërkim. Ky është një privilegj fantastik për një historian. Nëse je vërtet i motivuar të shkosh në bibliotekë apo arkiva. Këtë bëj dhe nuk ankohem. Ka shumë pak punë të tilla në sistemin akademik. Por, në një shikim të jashtëm, jeta ime është shumë e mërzitshme, jam thjesht një akademik”.

Interesi i kërkimit i përket dy fushave. Fokusi special ka qenë filozofi Thomas Hobs dhe marrëdhëniet midis Evropës Perëndimore dhe botës islamiko-otomane. Përtej kësaj, interesi i tij në kërkime janë idetë. Por, a ka një qëllim përfundimtar puna e një historiani dhe kërkuesi?

“Nuk dua ta ekzagjeroj, por mendoj se kur fillova punën për Thomas Hobs, isha duke parë për një moment kyç në zhvillimin e mentalitetit modern, për shumë gjëra. Fenë, shkencën, politikën. Pra, kjo është shumë e rëndësishme në sens historik dhe një pikë kthese në historinë e qytetërimit perëndimor. Për Ballkanin unë thjesht ndoqa interesin tim të veçantë dhe do shoh se ku do më çojë. Historia nuk mund të shkruhet për një qëllim politik, por thjesht për dokumentim. Por, nga ana tjetër është e vërtetë që unë e shkruaja historinë e Bosnjës sepse aty kishte një luftë dhe unë doja ta ndihmoja Bosnjën. Shkruaja historinë për Kosovën sepse kishte një luftë, jo ende, por pritej shumë shpejt, çdokush mund ta kuptonte dhe unë doja ta ndihmoja Kosovën”, shpjegon Malcolm.

Ai nuk lodhet kur flet për shqiptarët. Sir Noel Malcolm është anglezi tipik, strikt, me humor të hollë, vetëpërmbajtje dhe shumë i thjeshtë. Por, Sir Noel Malcolm kishte një thjeshtësi prej akademiku./ TCH

12 komente në ““Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është legjitim, por….””

  1. millosh kopiliqi says:

    Ne duhete te punojme pere krijimin e ilirise se re (iliria e re) ne ballkan. Kjo arrihet duke e ngriture dhe perhapure gjuhen shqipe , ngritjen e
    prodhimite neper vise shqiptare , duke i rikthyer njerzite tane te asimiluare ……

    1. . says:

      0 kopil-iq per c’fare Ilirie dhe c’fare gjuhe shqipe flet o debil, Iliria shtrihej nga Sllovenia deri ne Shkumbin ne kufi me Epirin (shiko ne internet hartat), kurse ghuha shqipe nuk ka lidhje (lexo po munde nje rresht nga Meshari i Gjon Buzukut perpara 400 vjetesh, pa lere 2000 vite me pare).

      1. tt says:

        Cfare hartash te shikoj ato te Janulles se nuk ka harta te tjera qe tregojn Greqine e Vjeter me lart se Peloponezi per kete Greqine e Re njk po flasim fare nje Shtet i formuar me toka te vjedhura ore shurrtore sa per gjuhen shqipe ti rruash kkk se pa shqipen nuk kishte gjuhe “greke” vete gjuha artificiale helene bazohet ne me te shumten e saj ne dialejtin verior te shqipes vete Doret fisi me i madhe helen ishte nga Iliria e Veriut ore trupeshk shko hap librat perpara se te na serviresh te tilla idiotlliqe kastravec serash

      2. i sakt si gjithmon says:

        me ben pershtypje dicka dhe duhet ti drejtohemi kete pyetje cdo greku … perdorin fjalen vorio epir nuk perdorin kurr notio epir,, deri sa ka veri ka dhe jug apo jo,,,, per maqedonin nuk e perdorin fjalen vorio maqedonia deri sa maqedonia sic flasin vete greket eshte vetem greke,,ketu dicka nuk shkon apo jo,, kurse harta ilire fillonte nga slovenia deri ne prevez,,,,,,,,,,,,,,

  2. like says:

    Bashkimi pike se pari Nuk behet nga postura nacionaliste. nacionalizmi ka qene varri i perandorive. (gjermania, Rusia Italia, jugosllavia jane vetem disa shembuj).
    Kur nisemi prej respektit te lirise puna eshte ndryshe. Nese shqiptaret e kosoves dhe shqiprise bashkohen nje dite kjo do te behet prej vullnetitik politik pike se pari te fuqive te medha, dhe detyrimisht prej vullnetit politik te krahinave tona. Ne kushtet e politikave te shqiperise kjo duket e pamundur desa sa Sali berisha eshte ne krye te nje fraksioni ku duket qarte politika “perça e sundo”, dhe se dyti shqiptaret e te dy krahinat jane te vegjel ne largpamesine e tyre. Vullneti i popullit nganjehere Nuk eshte i mjaftueshem. duhen krijuar edhe kushtet.

    1. mirel says:

      Jo zoteri, nuk e pengojne posturat nacionaliste, pasi ato jane aq te pakta dhe te mekura sa te vjen keq kur mendon pafuqine e nacionalizmit shqiptar per tu ngritur ne patriotizem kombetar perballe furise se shovinizmit te fqinjeve qe perdite gllaberojne nga nje cope toke shqiptare.
      Dhe kjo pikerisht per faj te politikes shqiptare ne Kosova dhe Shqiperi.
      Ne Kosove politika vendos vije te re demarkacioni duke ju dhuruar malazezeve toka ndersa ne Jug jepet deti nga Berisha dhe Rama- kujtohuni qe Rama i ka ende bisedimet e hapura per detin dhe nuk ka shpallur ne menyre te prere mospranimin e kesaj mareveshjeje si antikushtetuese.
      Nuk dua ta zgjas me kete ceshtje, por dua te them bashkimin per momentin e demton pikerisht zgjidhja politike. Ajo do krijonte precedente te rrezikshem per interesat e shqiptareve.
      Zgjidhja me e logjikshme do ishte bashkimi ekonomik, heqja e taxave ne te dyja anet e kufirit shqiptar dhe favorizimin e export importeve te te dy vendeve, plus dhenia e dyshtetesise pa asnje lloj problemi per qytetaret shqiptare ne te dy shtetet, dhe aktivitete te tjera qe jane te pafundme ne fushen kulturore dhe shteterore.
      Keto jane zgjidhje politike pa asnje lloj manifestimi politik, apo posture nacionaliste- qe per mua nuk qendron.
      Po cili eshte bilanci i veprave ” nacionaliste ” te politikes shqiptare?
      Dyfishimi i importeve nga Serbia dhe zvogeli gati dyfish i importeve nga Kosova.
      A mund te quhet kjo nacionalizem?
      Cfare mund ti besosh kesaj klade politike qe po fuqizon serbet ne rajon, dhe per me keq demton kosoven?
      Cfare mund ti besosh kesaj klase politike kur pervecse fuqizon serbet po vret shqiptaret me ushqime te helmuara serbe. Eshte ky nacionalizem apo vullnet i mire politik?
      Qe te realizohet bashkimi duhet nje ndergjegjesim mbareshqiptar dhe mbarepopullor. Shqiptaret duhet te heqin qafe kete klase te shitur qe pervec droneve nuk ju ofrojne asgje shqiptareve.

  3. antifashisti says:

    Nuk mund te ngjallet me kurre ajo qe u vra nga fuqite e medha ne Londren famekeqe te vitit 1913.
    Kombi shqiptar prej 100 vjetesh ka jetuar i ndare ne 4 shtete me regjime politike,ekonomike,shoqerore dhe kulturore te ndryshme!
    Tani pervec gjuhes asgje nuk na bashkon.
    Nje bashkim do te ishte RREZIK percarje perfundimtare dhe burim konfliktesh pa fund!
    SAhqiptaret nuk bashkohen ne nje mendje me vellain e jo me te tjerewtr!
    SECILI TE JETOJE NE ATO SHTETE KU I RA PJESA TE CAKTOHEN!

    1. Karatafutis Pashas Bushates says:

      @fashisti fetar fanatik, mos thuaj asnjehere “kurre” ok?

    2. I paemërt says:

      @antifashisti paske probleme te medha me vetebesimin dhe inferioritetin

    3. Toni KS says:

      Po harron nje gje, ata qe na ndane mund edhe te na bashkojne, deshem ne apo s’deshem. Nje gje eshte e sigurte nuk do behet me keq se sa qe eshte tani.

  4. DRENICA E KUQE says:

    Akademik i nderuem, e keni thene pakez mbrapesht, sepse bashkimi Kosove-Shqiperi eshte e thene shume me drejt ngase Kosova duhet t’i bashkohet trungut te vet ame prej te cilit eshte shkeputur me dhune e tradhti – Shqiperise.
    Kete duhet ta thone te gjitha qarqet akademike, politiko-diplomatike dhe ushtarake, per te qene tamam mike te Shqiperise dhe te shqiptareve.

    DRENICA E KUQE

  5. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    ndoshta esht shpejt por duhet ti jepni koh Shqiptarit te rimekembet dhe te hapi mire syte nga eshte historia e vertete.
    Ndoshta dhe ne qe shkruajm sdo jemi gjalle, por….!
    Shqiptarit i duhet kohe per tu pasuruar (prandaj ka shum pune)..
    Por nje gje esht e sigurt, qe:
    te gjithe Ballkanasit qe e quajn veten Shqiptar do vij nje dite qe do te bashkjetojn ne nje menyre te vecante dhe do te kete dhe shum lidhje mes krahinave Shqiptare ne cdo cep qe ndodhen.
    DUHET KOHE.
    POR FAKTI I PARE DHE ME I RENDESISHEM ESHT FUTJA NE EUROPE. NJEHERE QE KEMI KUFINJT E HAPUR KJO BASHKJETESE BEHET DHE ME E FORTE MIDIS SHQIPTAREVE…
    SHQIPTARI NE PERGJITHSI ESHT NJE POPULL I NDROJTUR, NDOSHTA NGA REGJIMI, POR DHE VITET E DEMOKRAZISE ASNJEHER NUK KAN PASUR NJE LIRI SIC DUHET, (PER MOS ME FOL PER SHKOLLAT DHE EDUKIMIN E TE RINJEVE NE KOHEN E DEMOKRACISE E DERI ME SOT)..
    SHQIPTARI KA GJITHMON PARAGJYKIM PER CDO NJERI QE I DEL PERPARA, QOFT DHE KY I FUNDIT SHQIPTAR SI VETJA, ME TE NJEJTAT HALLE DHE PROBLEME.
    “VETEM LEVIZJA E LIRE NE BALLKAN DHE NE EUROPE MUND TE BASHKOJE DHE TE RINDERTOJE NJE RESPEKT TE SHQIPTARIT PER SHQIPTARIN”
    ESHT THJESHT CESHTJE KOHE… NGANJEHERE SHQIPTARI DUKET SI AJO NUSJA ME VELLO, QE DUKET SI NJE VAJZE E TURPSHME..POR KUR HEQ VELLON DHE PREZANTOHET ME NJEREZIT TREGON QE ESHT NJE GOCE SI GJITHE TE TJERA.. “VETEM PA VELLO”…
    RROFT SHQIPRIA DHE SHQIPTARET KUDO QE NDODHEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje