Shqipëria dhe Serbia synojnë të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh në fushën e transportit rrugor e hekurudhor, të cilat prekin edhe Kosovën.
Këtë pritet ta bëjnë në takimin e Nishit, por pa pjesëmarrjen e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës.
Sipas burimeve të gazettes Koha Ditore, marrëveshjet do të arrihen mbi bazën e një protokolli i cili është nënshkruar në prill të vitit 2015, në kuadër të takimit të parë mes Komisionit të përbashkët Shqipëri-Serbi.
Takimi ishte mbajtur në përputhje me nenin 6 të Marrëveshjes bilaterale për tregti dhe bashkëpunim ekonomik, i nënshkruar në Beograd në maj të vitit 2005.
Protokolli, i cili erdhi pas negociatave dyditore të zhvilluara në Beograd është nënshkruar nga zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë, Tregtisë dhe Turizmit, Brunilda Paskali, si dhe sekretari i Ministrisë së Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Stevan Nikçevic.
Jam kurreshtar te di se si eshte konsideruar territori i Kosoves ne kete allash-veresh: Si trritor i Serbise apo si territor i Shqiperise? Nuk ma merr mendja se Beogradi e ka pranuar solucionin e dyte. Ndoshta me ndonje kusht tjeter? Nuk i dihet kurre PUNES PAS SHPINE dhe kene ajo e vret?!
Me duket pune e tepruar kjo lidhja e Shqiperise me Serbine. Aq me shume qe nuk jane as shtete fqinje. Shqiperia duhet te mbante lidhjet me Serbine njelloj si me Bullgarine, Sllovenine apo Hungarine. Pra si me vendet e skalionit te dyte. Persa i takon marreveshjeve rrugore apo hekurudhore ato nuk mund te nenshkruhen pa pjesemarrjen e udheheqesve te Kosoves. TIrana zyrtare vete duhet ta kerkonte kete. Ta zeme se Shqiperia nenshkroi me Serbine keto marreveshje. Dhe Kosova thote se nuk me interesojne. Atehere si do vihen ne jete keto marreveshje?! Dhe çfare i ngeli Tiranes?! Rama e ka gabim si lidhjen e tepruar me Beogradin, ashtu edhe ate me Turqine. Mire vet qe eshte trangull, po perse nuk merr keshilltare ky njeri xhanem. Apo pikerisht se eshte trangull mendon se i di te gjitha!