RTK sulmohet me mjet shpërthyes, policia po heton ngjarjen

23 Gusht 2016, 00:17Rajoni TEMA

Radio Televizioni i Kosovës është sulmuar me një mjet shpërthyes në natën e së hënës.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i transmetuesit publik, Gëzim Bimbashi, i cili edhe ka publikuar pamje nga incidenti në llogarinë e tij në Facebook.

Minuta më herët, RTK raportoi se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur tek objekti i saj rreth orës 22, saktësisht tek transmetuesi i valëve.

Policia ka rrethuar objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat, për të konstatuar se me çfarë mjeti shpërthyes është sulmuar Radio Televizioni i Kosovës,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje