Vuçiç: Serbia do të ndërtojë marrëdhënie të veçanta me Shqipërinë

22 Gusht 2016, 23:54Rajoni TEMA

Serbia do t’i vazhdojë politikat e saj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, dhe do të vazhdojë të ndërtojë lidhje shtetërore, në veçanti me Shqipërinë dhe me Bosnje Hercegovinën, ka thënë Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç të hënën.

“Qeveria e Serbisë, do të vazhdojë të ndërtojë stabilitet rajonal me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës, pavarësisht numrit të madh të problemeve të akumuluara”, ka thënë Vuçiç në një konferencë shtypi, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Politika e paqes është tipar dallues i qeverisë së Serbisë, përderisa është në mbrojtje të sovranitetit dhe lirisë”, ka thënë ai.

6 komente në “Vuçiç: Serbia do të ndërtojë marrëdhënie të veçanta me Shqipërinë”

  1. Raimond vlonjati says:

    Ky esht nje Kryeminister deficent dhe esht fyese per intelektin te lejosh veten te genjehesh nga keto genjeshtra kaq bajate qe jane si genjeshtra kalamajsh te klases se pare

    Shqiperia duhet te vendosi kusht Kosoven per te pas maredhenie miqesore me Serbine

    Ndryshe nuk kemi ci duam maredheniet me Serbine qe ka nje te kaluar te afert fare ekstreme kriminale

  2. Koco says:

    Shume mire kjo eshte politika e duhur jeni ne drejtimin e duhur .

  3. Dasareti says:

    Perpare se te bashkepunosh me shqiptaret,duhet qe ti kerkosh atyre FALJE per krimet gjenocidale qe kini kryer ju serbet ndaj tyre.Pestaj vine ditet e”mira”ne marrdhenijet shqiptare serbe! Serbia qe kur eshte krijuar ne ballkan ne shekullin e XIX-te,kurre nuk ka qene per paqe(dhe as nuk eshte per paqe sot e kesaj dite),por vetem per te zgjeruar serbine me tokat e te tjereve!Serbet edukohen me”doktrinen”e tyre famekeqe te”Nacertania”,e cila I meson ata se si te bejne krime dhe pastrime etnike! Ne fjale popullore shqiptare thote:”Ujku qimen e ndrron,por zakonin kurre s’e harron!

  4. Visi says:

    Po.Serbia do të ndërtojë mardhënie të veqantë me Shqipërinë,ashtuqë biznesmeni Rama do t’ua shesë shqiptarëve prodhimet serbe.Pra,do të ndërtohen raportet e veçanta SHITËS-SERBIA dhe BLERËS-SHQIPËRIA.

  5. vang says:

    po,po diku fle lepuri.Keshtu duan qe duke vecuar Kosoven,te krijojne hendek midis Shqiperise dhe asaj. Me Bosnje-Herxegovinen e kunderta.Atje eshte ‘”republika serbe”.Ne kete rast afrojme sa me shume boshnjaket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje