Dokumenti ekskluziv, Testamenti i Titos për shqiptarët dhe pasojat pas vitit ’90…

25 Gusht 2016, 00:54Rajoni TEMA

Shkrimtari dhe publicisti Milazim Krasniqi mbi zbulimin e testamentit politik të udhëheqësit jugosllav:

Do të ishte simpatike dhe e dobishme që ata historianë, politologë e albanologë shqiptarë që e kanë glorifikuar figurën e Titos dhe regjimin komunist jugosllav, t’u rikthehen studimeve të kësaj fushe dhe të kontribuojnë në çmontimin e miteve të rreme për të cilat kanë kontribuuar me punën e tyre pseudoshkencore.

Ata që e kanë shpallur Titon mik të shqiptarëve e njeri të epokave do të duhej t’u binin pishman dokrrave të veta.

Fjala e Josip Broz Titos para ushtarakëve në Karagjorgjevë më 29 dhjetor 1979, e botuar në librin e historianit Vjençesllav Cenqiq, imponon nevojën që i gjithë qëndrimi i tij ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve të rishikohet dhe të rivlerësohet nga e para, pasi qëndrimi që ai lë me atë fjalë, është krejtësisht i ndryshëm nga ai që është konsideruar si qëndrim i tij ndaj Kosovës e ndaj shqiptarëve.

Procesi i rishikimit dhe rivlerësimit të figurës së tij dhe qëndrimit ndaj Kosovës e ndaj shqiptarëve do të duhej të ishte një projekt afatgjatë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në rend të parë, gjithsesi edhe i departamenteve dhe i instituteve të historisë.

Ne në këtë tekst të shkurtër vetëm po e iniciojmë një debat publik lidhur me testamentin politik të Titos (gjithnjë me besimin që stenogrami i publikuar nga Cenqiqi është autentik.

Natyrisht detyra e studiuesve të fushave respektove në të ardhmen do të mbetet jo vetëm vërtetësia e stenogramit të publikuar, por edhe krahasimi i tezave dhe qëndrimeve të këtij testamenti politik me qëndrimet e tij të mëhershme për të njëjtat çështje, me konkluzionet si dhe vendimet e organeve partiake e shtetërore, për t’i kuptuar shkaqet e ndryshimit eventual të qëndrimeve në testamentin politik të tij dhe për t’i zbuluar agjentët që e kanë imponuar një ndryshim të tillë, nëse ai është një ndryshim.

Qëndrimet që paraqet Josip Broz Titoja në këtë testament politik para kreut të Armatës sikundër e pohon ai vetë janë të sintetizuara nga raporti që ka marrë nga gjeneral Nikolla Lubiqiqi, raport të cilin e kanë firmosur edhe të gjithë komandantët e armatës.

Prej këtij pohimi të Titos del konkluzioni logjik që ai para ushtarakëve faktikisht e ka paraqitur raportin, të cilin e ka marrë po prej tyre, që do të thotë se lidhja e tij me kreun e armatës ka qenë saktësisht “trashëgimia më kobzezë”, sikundër e emërton Viktor Majeri në librin e tij “Fundi i Jugosllavisë: goditja në Kosovë”.

Pra, testamentin politik ai e ka lënë si ushtarak, si mareshal dhe komandant suprem i forcave të armatosura, e jo si politikan e as si burrë shteti. Me një fjalë, ashtu si pati ardhur në pushtet, me forcën e armës, ashtu edhe po shkonte, duke ua lënë amanet shtetin dhe pushtetin vartësve të tij në armatë, gjeneralëve.

(Prej këndej mund të kuptohet më lehtë edhe roli kobzi që luajti armata jugosllave në vitet 90 në Slloveni, Kroaci, BeH dhe në Kosovë, e komanduar nga lobi serb, të cilit Titoja ia dorëzoi shtetin në takimin e dhjetorit 1979 në Karagjorgjevë.)

Kundër Kushtetutës së vitit 1974

Edhe pse testamenti politik i Titos ka kohë që është publikuar, në Kosovë studiuesit shtiren sikur ai nuk është publikuar.

Por, heshtja pothuajse e plotë e historianëve, politologëve dhe intelektualëve shqiptarë të Kosovës në veçanti, për gjithë ato zhvillime dramatike që nga vdekja e Titos e deri në çlirimin e Kosovës në vitin 1999, është e pakuptueshme.

Në fakt, jo vetëm kjo periudhë, po ndriçimi i gjithë periudhës së sundimit sllav mbi Kosovën e në këtë kuadër edhe të sundimit komunist serb e jugosllav, ka rëndësi të madhe për historinë e Kosovës dhe të shqiptarëve në tërësi.

Amnezioni i shtirur, ikja nga ballafaqimi me të kaluarën ka rrezik të prodhojë më shumë konfuzione edhe për të tashmen dhe të ardhmen e vendit dhe të kombit tonë.

Në këtë tekst do të fokusohemi vetëm te disa nga qëndrimet e shprehura të Josip Brozit për Kosovën e shqiptarët në fjalën e tij në Karagjorgjevë më 29 dhjetor 1979, sa për të argumentuar se vërtet është e nevojshme që të bëhet një rikthim krejt i ri për studimin të kësaj periudhe me qasje të reja e me metoda të reja shkencore.

E para, Titoja, që nga fillimi pohon se gjendja në Kosovë ishte e keqe dhe se ai personalisht kishte qenë kundër Kushtetutës së vitit 1974, e cila Kosovës i pati dhënë një autonomi më të gjerë. Titoja thotë kështu decidivisht:

“Kuadrot shqiptare nga Kosova po mendojnë që nëse me Kushtetutën e vitit 1974 kanë fituar më shumë të drejta e pjesërisht edhe shtetësi, ndërsa unë po e theksoj që kam qenë kundër asaj Kushtetute, mund të kryejnë me vetiniciativë, aktivitete shtetërore.

Ashtu është e palejueshme që anash Republikës së Serbisë, por edhe federatës, të zhvillojnë biseda shtetërore me Shqipërinë.

Ata me vetiniciativë, pa dijeninë tonë, kanë sjellë profesorë nga Shqipëria në fakultete dhe shkolla që të ligjërojnë historinë me programin shqiptar, që të mësojnë fëmijët tanë dhe studentët që Kosova është pjesë e Shqipërisë së Madhe Skënderbegase, që përkohësisht është nën Jugosllavi”.

Sipas këtyre pohimeve të Brozit, mund të nxirren disa hipoteza :1) udhëheqësia shqiptare e Kosovës, e asaj periudhe, paskësh qenë aq e fortë sa të ketë punuar kokë me vete, me vetiniciativë, 2) Titoja ka frikë nga armata dhe arsyetohet para tyre dhe faktikisht kërkon prej tyre të bëjnë korrigjimin e politikave të deriatëhershme civile të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, 3) forcat separatiste antiserbe janë të fuqishme dhe e kanë sfiduar edhe vetë Titon dhe armatën me projektin e tyre të decentralizimit dhe të separatizmit.

E drejta, Titoja më vonë në fjalën e tij, tërë kohën akuzon Kardelin dhe Bakariqin si arkitektët e asaj kushtetute dhe atij decentralizimi komplotist, sikundër që autonominë e Kosovës e konsideron si shkaktarin e krizës së mundshme të shtetit federal, për çka thotë se duhet të mbajnë përgjegjësi ata që e kanë përkrahur Kushtetutën e vitit 1974.

Pra, gjëja më e qartë nga rrëfimi i tij para kreut të Armatës Jugosllave është se ai ka qenë kategorikisht kundër Kushtetutës së vitit 1974 dhe veçmas kundër zgjerimit të autonomisë së Kosovës.

Dhe meqë ai e thotë kaq kategorikisht dhe në mënyrë kaq eksplicite, atëherë rezulton se miti i rremë sipas të cilit Titoja ia pati dhënë autonominë Kosovës, duhet të ç’mitizohet dhe analizat e ardhshme duhet të shkojnë në atë drejtim që ta zhveshin këtë person nga meritat e rreme për avancimin dhe zhvillimin e Kosovës në bazë të Kushtetutës së vitit 1974.

Rezulton se ato merita u përkasin Kardelit e Bakariqit dhe të gjithë atyre që kanë qenë përkrahës të projektit të tyre, ndër ta sigurisht edhe disa nga kuadrot shqiptare. Por, jo Titos, meqë ai paskësh qenë kategorikisht kundër.

Qëndrimin konstant dhe të prerë kundër autonomisë së Kosovës, që u ofrua me Kushtetutën e vitit 1974, Titoja e përforcon edhe me këto fjalë: “Me rastin e miratimit të Kushtetutës i kam thënë Bevcit (Eduard Kardelit) dhe Vlladës (Vlladimir Bakariqit) po edhe tërë komisionit kushtetues, ku më mbivotuan Kardeli dhe bashkëmendimtarët e tij, që për 3 deri në 4 vjet unë do t’i demantoj dhe do të dëshmoj që kam pasur të drejtë. Që kam pasur të drejtë e tregon edhe kjo gjendje në Kosovë por edhe në gjithë vendin”.

Kaq kategorik kundër Kosovës, nuk kanë qenë as drejtuesit politik të Serbisë së asaj kohe, meqë në vitet 70 ishin në fuqi të ashtuquajturit “liberalët serbë” në krye me Marko Nikerziqin dhe me intelektualen e njohur, Llatinka Peroviqin.

Akuzat e rënda për kreun e Kosovës

Kur është fjala për kuadrot shqiptare, të Kosovës, mendimi më denoncues i Titos është për Mahmut Bakallin, po edhe për Fadil Hoxhën:

“Kam të dhënën që informatorë dhe oficerë të lartë të “Sigurimit” ligjërojnë marksizmin në Universitetin e Prishtinës, ndërsa kam marrë të dhëna që disa si Bakalli e Hoxha e të tjerë kanë shërbimin e vet “privat”, jo vetëm në territorin e Serbisë, po edhe në republikat e tjera, e veçmas për shkak të shvercit me drogë nëpër limanet shqiptare.

Në fakt, është e fshehtë publike që në marinën shqiptare ekziston një sektor i veçantë për shvercin e drogës”.

Kështu citohet të ketë thënë Titoja në takimin me kreun e armatës jugosllave në Karagjorgjevë më 29 dhjetor 1979, për udhëheqësit e lartë shqiptarë, njëri prej të cilëve, Fadil Hoxha, një kohës ka qenë nënkryetar i tij, ndërsa Mahmut Bakalli në atë kohë, kur Titoja e denonconte si kontrabandist droge, ka qenë kryetar i Lidhjes së Komunistëve të Kosovës.

Nga ky ton kaq armiqësor i Titos ndaj udhëheqësve shqiptarë të Kosovës, mund të kuptohet që lobi serb në kreun e armatës jugosllave e kishte hartuar një politikë krejt tjetër nga Lidhja e Komunistëve dhe nga qeveria federale dhe po përgatitej që ta merrte pushtetin, sigurisht me miratimin e komandantit të saj suprem, Josip Broz Titos.

Nëse kjo hipotezë jona do të mbështetet edhe me dokumente e dëshmi të tjera, do të dilte që Titoja ishte shndërruar në një monstrum gjakatar, që po të kishte energji, do të mund të provonte të bënte një kasaphanë edhe më të madhe nga ajo që bënë pasardhësit e tij të armatës, duke ndjekur testamentin e tij. Meqë vetë “po shkonte” sikundër e thotë në një rast gjatë atij fjalimi, ai po i porosiste ushtarakët, që ata të bënin ligjin sipas mënyrës së tyre.

Titoja atyre u thotë qartë se çfarë duhet të bënin ata pas largimit të tij nga skena: “Nëse ju, armata jonë, nuk do të punoni në kohezionin e unitetit, pas “shkuarjes” sime parashikimet e mia do të vërtetohen”.

Vajtim për Rankoviqin

Në vazhdim Tito e vajton rënien e Rankoviqit dhe betohet se ka qenë kundër dënimit të tij. Dënimi, sipas tij, erdhi nga komploti i Edvard Kardelit. Ndërsa, ndër shqiptarët e Kosovës ka vepruar miti sipas të cilit Titoja e pati rrëzuar Rankoviqin “për shkak të zullumit ndaj shqiptarëve”.

Kjo thjesht nuk ka qenë fare e vërtetë (Stenogranet e Plenumit IV të Brioneve, të botuara në mediet serbe, i kam lexuar dhe nëse janë të vërteta edhe ato, askund nuk përmendet zullumi ndaj shqiptarëve dhe as që përmenden fare shqiptarët).

Prandaj edhe ky mit për gjoja rolin proshqiptar të Titos në Plenumin IV të Brioneve, duhet të çmontohet dhe të eliminohet si i pavërtetë. Miti i tillë me siguri ka qenë i prodhuar nga shërbimet sekrete ushtarake, për ta glorifikuar figurën e Titos ndër shqiptarët e painformuar.

Fatkeqësisht ky truk ka pasur shumë suksese, sepse perceptimi te një pjesë e konsiderueshme e popullit shqiptar të Kosovës ka qenë që Titoja e ka hequr Rankoviqin për shkak të zullumit të tij ndaj shqiptarëve.

Paralajmërimi i provokimit të kryengritjes shqiptare në Kosovë?

Në një pjesë të fjalës së tij para ushtarakëve në Kargjorgjevë, Titoja thotë se në Kosovë po ndërtohen objekte luksoze me “pullaze nga argjendi” dhe kërkon të hapen hetime për këtë gjë.

Edhe kjo shpifje tregon se ai nuk e kishte veten në dorë (meqë në Kosovë kishte qenë disa herë dhe me siguri e ka pasur një ide për varfërinë e saj ekonomike të saj) por ai ishte një kukull në duart e lobit serb të armatës, të udhëhequr nga Nikolla Lubiqiqi, i cili më vonë do të luajë një rol të fuqishëm edhe për ardhjen në pushtet të Sllobodan Millosheviqit.

Titoja paralajmëron edhe “kryengritjen” shqiptare: “Ne dimë pak për aktivitetet e emigracionit shqiptar, por shikoni shokë, ai emigracion po mbledhë “taksë” për shkollimin e shqiptarëve, që do të komandojnë atë që paralajmërohet shpesh “kryengritjen popullore” në Kosovë”.

Në mungesë të dokumenteve, tash për tash nuk mund të dihet se a ka pasur ky “paralajmërim i hershëm” ndonjë lidhje me demonstratat e vitit 1981, me provokimin eventual të tyre për ta filluar procesin e zhbërjes së autonomisë së Kosovës.

Por, duket sheshit që lobi serbe në armatën jugosllave e ka patentuar një shkak për ndërhyrje edhe në Kosovë e edhe në emigracion, ku më vonë ka pasur likuidime të aktivistëve shqiptarë.

Për natyrën gjakatare të Titos dëshmon ai vetë me fjalët e veta edhe në bisedat me Josip Kopiniqin, kur pohon se në një rast i kishte kërkuar Rankoviqit që ta likuidonte fizikisht Eduard Kardelin, por Rankoviqi kishte refuzuar ta likuidonte.

Njeriu që kërkon likuidimin fizik të bashkëpunëtorit më të afërt, të ideologut të partisë e të shtetit, është i prerë saktësisht sipas masës së Salinit (bile ka historian që tashmë kanë pohuar se Titoja ishte më stalinist se sa vetë Stalini).

Qoftë dhe vetëm për shkak të kësaj fjale të tij në Kargjorgjevë, ku zbulohet qëndrimi i egër antishqiptar i Titos, studimet historiografike shqiptare do të duhej t’i riktheheshin studimit të figurës së tij dhe tërë periudhës së sundimit komunist serb e jugosllav mbi Kosovën.

Por tash jo për ta glorifikuar atë figurë dhe atë sundim,sikundër kanë bërë shumica e historianëve, e politologëve dhe madje e albanologëve shqiptarë të Kosovës, Ndoshta do të ishte simpatike dhe e dobishme që ata historianë, politologë e albanologë që e kanë glorifikuar figurën e Titos dhe regjimin komunist jugosllav, t’u rikthehen studimeve të kësaj fushe dhe të kontribuojnë në çmontimin e miteve të rreme për të cilat kanë kontribuuar edhe ata me punën e tyre pseudoshkencore.

Ata që e kanë shpallur Titon mik të shqiptarëve e njeri të epokave, do të duhej t’u binin pishman dokrrave të veta.

Tash figura e Titos dhe periudha e sundimit komunist serbo-jugosllav duhet të studiohet me metoda mirëfilli shkencore, të cilat do të mundësonin ta kuptonim më mirë atë periudhëhistorike të së kaluarës tonë dhe të çmontonim mitet e rreme e prej andej edhe andrallat e nostalgjikëve realë e potencialë jugosllavë ndër ne.

20 komente në “Dokumenti ekskluziv, Testamenti i Titos për shqiptarët dhe pasojat pas vitit ’90…”

  1. Oketo says:

    Artikull I dyshimte ! Si ka mundesi qe kushtetuta e 74 te jete miratuar nen hunden e Titos nga bashkepunetoret e tij , pa dijenine e presidentit te nje vendi totalitar ?! Cdo kushtetute e re ose modifikim I saj miratohej nga parlamenti ! Ne kete testament mund te kene futur duart pasardhesit( Milloshevici etj ) e Titos per interesat e tyre!
    Keshtu eshte vepruar edhe me testamentin e Leninit ne lidhje me mos vendosjen e Stalinit ne krye te Bashkimit Sovjetik !

    1. Kapit Tupalla says:

      Ky islamiku M. Krasniqi ka qene mire te shkruaj diçka rreth demarkacionit apo asociacinit, tema keto qe i njeh me mire dhe mos te merret me publikimet uudb-se

  2. mergimtari says:

    Tito ishte nje udheheqes i pabese dhe nje antishqiptar, ai si i pabese edhe pse premtoi per zgjidhje te problemit shqiptar ne Jugosllavi pas luftes, ai i eleminoi te derguarit e tij ne shqiperi si Miladin Popovicin qe ishte nje njeri i sinqerte dhe mik i shqiptarve, punoi dhe mashtroi deri ne bashkimin edhe te Shqiperise me Jugosllavine dhe fale edhe ndihmes se Stalinit Enver Hoxha e denoncoi Titon si nje renegat, antikomunist dhe antishqiptar, por ishte teper vone, i pabesi mbetet i pabese. Fatkeqesisht kombi ne veri dhe jug ka dy kombe te pabesa dhe antishqiptare sic jane sllavet dhe greket . Tito kombin dhe trojet shqiptare qe mbeten nen jugosllavi i ndau ne tre republika dhe Kosoven e cunguar e beri krahine autonome qe edhe keshtu te mos kishte force te ngrente krye per te drejtat e veta. Serbia ka punuar gjate qe me ardhjen e Ahmet Zogut ne qevei ne Shqiperi, i cili lejoj uljen kembekryq te agjentures serbe ne Shqiperi dhe qe vazhdojne te punojne per serbine edhe ne ditet e sotme, bile jane ne gjendje qe me parate dhe pozitat politike e shtetrore qe kane dhe do te kene te destabilizojne shqiperine ne cdo kohe, e njejta gje eshte edhe ne Kosove, saqe personalisht kosovaret dhe qeveritaret e kosoves shpejt do te jene me antishqiptar se vete serbet, ata mendjen dhe zemren e kane ne turqi dhe me larg, ju thoni ne jemi mysliman dhe per myslimanin nuk ka rendesi kombesia, por feja, ju shume shpejt do te jeni ISIS i Ballkanit dhe Europes, por se sa do tu ece kete nuk e di, por qe emrin shqiptar nuk e meritoni, shpejt ne kohe ne kosove do te flitet turqisht dhe arabisht dhe pastaj perfundimisht ju jeni kosovare dhe kurre shqiptar.

  3. emigranti says:

    Pse cuditeni. A nuk ishte Titoja ai qe pas lufte nuk lejoi bashkimin e Kosoves me Shqiperine, ndryshe nga cfare pati thene para perfundimit te saj.
    A nuk ishte Titoja ai qe pas lufte do te kerkonte me kembengulje gllaberimin edhe te Shqiperise, te cilen rrethanat aksidentale te kohes nuk e lejuan( prishja e maredhenieve Ruso-Jugosllave).
    Ju cuditeni se gjoja ky udheheqes te kete folur keshtu, kur ishte ky qe hoqi qafe Rankovicin sepse u paska sjelle keq me shqiptaret, ne fakt I masakroi.
    Por ishte po Titoja ne krye kur per nje periudhe te gjate nen vezhgimin e tij Rankovici kryente masakrat.
    Pra I bie qe ta kete hequr per te tjera pune qe nuk kishin lidhje me shqiptaret e Kosoves.
    Keshtu e kane diktatoret, si Enveri, qe pasi I ndersente vartesit e tij kriminele ne krime te metejshme, I likujdonte edhe duke I akuzuar si kriminele( rasti I Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, etj.).

  4. Aso says:

    Dokumenti qe sjell zoti Krasniqi eshte vertet interesant. Eshte I tille si per ceshtjen qe trajton, si per kohen kur eshte kryer kjo bisede, po dhe per palet mes te cileve eshte kryer biseda. Te tre keta faktore i lidh ceshtja kosovare. Biseda e Tito’s me ushtarakett e larte Jugosllave eshte kryer ne vitin 1979, vetem pese vjet pasi kosova kishte fituar statusin e Autonomise.
    Kujtojme se kushtetuta e vitit 1974, ishte rezultat I procesit te decentralizimit qe ndodhi ne Jugosllavi. Kjo ndodhi pas shmangies nga pushteti, me 1967, te Rankovicit, partizan ky I centralizmit dhe antishqiptar I terbuar. Po ikja e serbit Rankovic u ndoq nga ngritja e sllovenit Kardel, I cili ishte kunder centralizmit dhe pro decentralizimit. Kardeli eshte dhe arkitekti i teorise se vetadminiistrimit Jugosllav. Keto ndryshme erdhen dhe nga levizja kroate e quajtur “Prancera kroate”. Jane vitet 1967-1974, kur nacionalistet Serb humbasim fuqine e tyre nationaliste, te perfaqsuar nga Rankovici. Ndersa ngrihet Kardeli kundershtari I Rankovicit.
    Rryma e re qe lindi ne keto rrethana coi ne formulimin e kushtetutes se vitit 1974. Nen frymen e decentralizimit, kjo kushtetute u dha republikave dhe presidenteve te tyre me shume te drejta ne qeverisje kurse Kosoves ju dha Autonomia. Por ne ate kohe Kosova e kishte universitetin e vet. Pra Autonomia u fitua kur kishte rene fuqia serbe, kur ata se ndalnin dot shkeputjen e Kosoves nga Serbia. Po serbet nuk mund ta harronin Kosoven.
    Edhe viti 1979 eshte domethenes, pasi eshte koha kur kosova kishte Autonomine dhe sic thote Tito “shqiptaret kerkojme te ushtrojne te drejta shteterore”. E kjo argumentohet me vajtjen e Profesorve shqiptare ne universitetin e Prishtines. Pra kosovaret, sipas serbeve, po I kalonin te drejtat e Autonomise. Por ne vitin1979 serbet e kishin rimarre veten. Ne ate kohe Nikola Ljubiciq, qe I dergoi letter Tito’s, serb nga origjina, ishte minister I mbrojtjes se Jugosllavise. Por eshte edhe koha kur shqiptaret I kishin rritur kerkesat. Dy vjet me pas, me 1981, ata dolen me parrullen: “Kosova Republike”. Dhe serbet duket e dinin kete, prandaj I Jane drejtuar Titos, ” qe shqiptaret s’po ndalen me Autonomine”.
    Nga menyra se si Tito flet, duket sikur kerkon te justifikoje para ushtarakve, te drejtat kushtetuese qe u ishin dhene shqiptareve. Ai thote se kete nuk e kam bere une po Kardeli, I cili kishte vdekur rreth 10 muaj me pare dhe kjo eshte domethenese. Pra ja kalon fajin nje te vdekuri.
    Mendoj se Tito ka te drejte kur flet per Kardelin. Por ishte Tito ai qe ngriti Kardelin bashke me teorine e tij te vetadministrimit. Kjo teori solli frymen e re ne Jugosllavine e asaj kohe e bashke me te fitoren e ceshtjen kosovare. Kosovaret, pa dyshim kane meriten e paraqitjes se kerkesave te tyre per me shume te drejta. Dhe ja arriten.
    Nuk mendoj se Tito I ka dashur apo mbeshtetur shqiptaret ne luften per te drejtat e tyre. Ai ka pranuar zgjidhjen e kohes, alternative qe ka favorizoje edhe shqiptaret, por qe e mbajti edhe ate ne pushtet. Kjo eshte politika.

  5. Zani Burimi says:

    I nderuar Oketo!
    Pse dyshoni, o lum miku, kur vete artikullshkruesi jep “leje” qe te hetohet mire vertetesia e stenogramit? Pastaj ju them se ndoshta jeni i ri dhe nuk e keni jetuar ate kohe dhe nuk dini se si eshte thene e shkruar per Titon (NE VISET SHQIPTARE NE jUGOSLLAVI) si “dashamires” i shqiptareve atehere dhe sot e kesaj dite, ndersa historiografia e “historianeve” shqiptare eshte bazuar vetem te libri i Enverit “Titistet” , sepse nuk ia mbante askujt te dilte e te “zhbironte” me tej se “idhulli”. Qofte dhe per kaq arsye, artikulli nuk eshte studim, por me vlere dhe si indicie per studiuesit sot. Madje duhen “koka” per ta bere mire kete detyre!
    Po te jap nje shembull: Ne ketej kufirit ishim “magjepsur” pas fjaleve te Enverit. kete ia shfaqem nje plaku vizitor nga Dibra e Madhe ne ate kohe. Ky plaku, kur ne i thame se eshte nje lehtesim qe iku Tito, na baterdisi me fjalet: “Ore, Titoja eshte miku me i madh i shqiptarwve!” Por kjo qe ka ndodhur para 45 vjetesh eshte akoma ne kokat e shumices se shqiptareve ne Kosove, Maqedoni! A nuk duhet ccmitizuar figura e Titos? Patjeter qe PO.
    PERSHENDETJE!

  6. Thanasi qe ta plasi says:

    Tito ishte antishqiptar i terbuar. Mjafton te permenden marreveshjet qe Tito beri me Turqine per deportimin e shqiptareve atje. Fale ketyre marreveshjeve Jugosllavia u zbraz nga shqiptaret. Sot disa qytete ne Maqedoni qe kane qene 100% shqiptare jane bere 100% maqedonase si Prilepi apo qofte edhe Manastiri e Ohri dicka me pak

  7. Aso says:

    Dokumenti I sjell nga zoti Krasniqi eshte interesant ne disable aspekte. Per kohen kur eshte zhvilluar takimi, per permbajtjen e takimit, si dhe per palet ne takim. Te gjithe keta faktore I lidh kushtetuta e vitit 1974 dhe ceshtja e shqiptarve te kosoves.
    Kushtetuta e vitit 1974 erdhi per shkak te disa ndryshimeve te rendesishme ne politiken Jugosllave. Keto ndryshme nisin me largimin e Rankovicit ne vitin 1966, perfqsues I nationalizmat serb dhe antishqiptar I deklaruar. Ra kovici ishte lersoni I trete ne jerarqine Jugosllave. Ai ishte perfaqsues i pikpamjeve dhe politike centralizuese. Pas largimit te tij ndodhin gjera interesante.se pari Tito afron Kardelin, nga sllovenia, kundershtari I Rankovicit dhe perkrahes I idese se decentralizimit. Mwnjehere ne republikave lindin levizjet per me shume te drejta. Ne 1967, ne Kroaci Lind levizja shoqerore e quajtura, “Pranvera kroate”. Kjo fryme ushqeu liberalizimin dhe coi ne kushtetuten e re te vitit 1974. Sipas kushtetutes, republikave fituar me shume te drejta duke u bere me te pavarura nga qendra, kurse Kosova fitoi Autonomine. Para autonomise, Kosova kishte fituar universitetin e Prishtines ku shkonin per mesim edhe profesor nga Shqiperia. Fitorja e Autonomise krahas te drejtave qe fituan republikat dhe ne frymen e decentralizimit, duket e pranushme pasi shqiptaret kishin luftuar per keto te drejta. Se cfare roli ka quajtur Tito ne kete proces nuk dihet, por ai me action e Kardelin dhe largimit e Rankovicit beri dy gjera qe ndikuar fort ne politiken e tij te ardhme: shmangies politikat centralise dhe nationalizmat serb dhe I japin rruge decentralizimit dhe politikes se vetadministrimit. Kardeli ishte ideatori I politikes se re. Ne keto kushte u aprovua kushtetuta dhe prandaj ai fajson Kardelin. Por Kardeli kishte vdekuri 10 muaj para ketij takimi dhe kjo eshte domethenese.
    Por menyra se si flet dhe ke ben faktore per Autonomine e shqiptarve, duket sikur Tito me teper kerkon te shfajsohet para u shtarakve.
    Kjo eshte e pranushme sepse Branko Mamulla, Ministri I Mbrojtjes, ishte serb dhe kjo tregon se ata e kishin rikuperuar ne nje fare menyre pozicionin e tyre ne federate. Ata nuk ishin ne pozicionin e vitit 1974, kur u mungonte forca ne federate.
    Si president Tito ishte I interesuar per qetsine e vendit dhe kunder krizave politike. Dhe permes autonomise ai I qetsonte shqiptaret dhe range edhe imagjinoni e tij jashte.
    Eshte e veshtire te gjykosh nga nje dokumenti I vetem per reportin e Titos me ceshtjen shqiptare. Qendrimi i tij duhet te jete me kompleks dhe jo aq semplist sa paraqitjet ne kete takim. Nuk mendoj se Tito I ka dashur shqiptaret apo I ka perkrahur ata ne kerkesat e tyre. E pare ne teresi, duket se Politika e tij, ne momentum qe diskutohet, duket se ka ndikuar per mire ne avancimin e ceshtjes shqiptare.

  8. Mostra LSI meta Bande Hajdute says:

    Tito si dhe sllavet e ardhur ne EVROPE JANE DHE KANE QENE PERHERE ARMIQ TE BETUAR TE SHQIPTAREVE. Kurre mos na shkoje mendje qe dje dhe sot mund te kemi shkuarje apo fqinjesi respekti reciprok jo vetem me Serbine por dhe Greqine. Asnje ish vend i Jugosllavise smund ti zihet bese se jane ne fund te fundit sllave dhe ne jemi ndryshe.


    Edscobar Rama e ka gabim dhe Kokelope Floriri ne vecanti qe e do kaq shume Serbine, cudi as fe as asgje se bashkon kete Kancer por i gatshem ti sherbeje armikut shekullor serbeve.

  9. Zenel says:

    Dokrra qe as vete serbet nuk ju besojne. Terstamenti i satames Titos gjoja i bere me 29 dhjetor 1979 kurse ai vdic me 4 mai 1980, dmth 5 muaj para se me vdeke e paska mbledhe tere kreun e armates qe ai gjoja e paska dashur dhe besue dhe qenka rrefye dhe kerue ndjese per gabimet, leshimet e bera ndaj shqipetarve. Dua tja perkujtoi analistit M.Krasniqi ngaqe ai ne moshen e ti e ka perjetuar ate periode. Tito si diktator dhe megalloman nga me te medhej nuk qante b… per askend e me se paku per armaten te ciles ja nderronte shefin sa here qe i tekej.
    Z.Krasniqi dhe analistat tjere te vonuar e dine fare mire se pa aprovimin dhe vendimin e Titos nuk behej asgje e madhe ne Jugosllavi e sidomos per nderrime kushteturore, maredhenje nderkombetare etj. Milazimi -at duhet tju kujtohet fare mire se Tito ne 2/3 vitet e fundit ishte pothuajse
    i shkeputur nga qeverisja, kohen me te madhe e kalonte ne kliniken speciale ne Lublane te Sllovenise. Nuk duhet te merremi me shtypin e verdhe serb qe publikon perralla si ajo para dy vitesh qe gjoja Tito ishte i involvuar ne projektin Apolla te fluturimit amerikan ne Hane.

    1. ganiu says:

      O Znel a m’thu se me qfar e hate buken Tita or lum miku?
      Ore ti nuk e di. Un qy e kom nigju pritet axhs e di mer.
      Me shqer.
      A e shef?

  10. Na bashkoj kenga popullore says:

    Po kuptohet qart mbrapaskena e diplomatit te madh Tito, nuk ka mujt te dal direkt ne sken per AUTONOMIN qe i eshte dhan KOSOVES se per ndryshe sdo ishte president, Serbet do ta kishin vrare

  11. Berlin says:

    Mos flisni pordha kot…..per autonomine dhe universitetin shqiptar ka marre tito 1 million dollare ne nje nga kontot e fshehta qe kishte nga nixoni pra dhe keto jane vepra te amerikanve !

  12. haku says:

    Z. Krasniqi, gabim!? Ndoshta gabim i qellimshem, sepse ky shkrim nuk e ka vendin ne shtypin shqiptar. Vete pranon se nuk dihet a jane te sakta keto fjale te Titos. Te mbash 50 vite bashke nje federate e cila nuk sundohet nga propaganda serbe eshte cudi e aftesi e Titos. Z. Krasniqi eshte naiv n.q.s. mendon se serbet ishin pro 6 republikave, ishin pro debimit te MBRETIT, ishin per “bashkim-vllaznim. Titoja ishte ai i cili shpartalloi projektin serbo-madh per sundimin e Jugosllavise pa ato 6 apo 8 njesi federale. Titoja, normal ne bashkepunim Moshen, Kidricin, Kardelin e te tjere ishte strategu i formimit te nje federate te cilen serbet e shpartalluan duke menduar se do ta kthejne Jugosllavine Mbretrore, apo Serbo-sllavine. Edhe une si disa komentues tjere mendoj se VETOJA e Titos ishte aq e fuqishme sa qe Komisioni ka qene ceshtje formale per ceshtjet madhore si viti 1974 (Kushtetuta). “Fajtor Kardeli”!? Cfare naiviteti??? Kjo tregon se z. Krasniqi fenomenin te quajtur Tito e injoron duke “quar uje” ne mullirin e propagandes serbe. Tito “Stalin”?! Mbeshtetja ne ‘gajb’: ndash beso ndash mos beso!!! Tito e krijoi ” Goli Otokin” por jo edhe varre sekrete te shokve.Nuk e likuidoi Tempon, Rankoviqin, Stamboliqin, Gjilasin e te tjere e ku i gjeti varret e gjakosura Krasniqi?
    Qe Titoja ishte tjeter nga ajo cka na paraqet z. Krasniqi mund te argumentohet me dy raste:
    1. Tito e mbajti te qete dhe te sigurte Federaten Jugosllave 50 vjete te cilen edhe vete serbet sot e deshirojne edhepse ata nuk e deshten kurre me pare. dhe
    2. “Shoket” e amanetit nuk munden ta mbanin Jugosllavine te qete e te sigurte as nje gjysem dite dhe e shpartalluan duke shkaktuar mbi nje qerek milioni viktima te pafajshme dhe duke shkatrruar me qindra mija shtepi banimi. Absolutisht nuk besoj se kjo qe bero soldateska e Lubiqiqit ishte ide e Titos. Tito nuk e krijoi Miloshevicin.
    Ndryshimi eshte i madh. Karagjorgjeves se Titos nuk i besoj. Karagjorgjeves se Millosheviqit dhe Tugjmanit PO. Z, Krasniqi, argumentet flasin ndryshe nga ajo qe thoni ju. Eshte gjynah!

  13. Memedhetar says:

    FUTIA KOT…I THONE KESAJ.A KA UDHEHEQES NE BOTE QE NUK DO ME SHUME PUSHTET DHE TOKE?!
    Por e veteta qendron edhe gjetke…..A ishin te deshiruar Dukagjinsit(kosovaret) per popullin shqiptar ??? A ka vendalli Dukagjinas,Dukagjinas dem-baba-dem mysliman ???

    GJENI PERGJIGJIE TEK KETO PYETJE…E PASTAJ HIDHIANI FAIN KUJT TE DONI.

    Une i respektoj shume kosovaret dhe i quaj”gjak i paster shqipetar”…por per fat SHUME te keq po shikoj prap nje ndezje urrejtjesh….dhe kesaj here po vjen anasllejtas….jane kosovaret qe po urrejn shqipetaret….NDAJ KUJDES!!!!!!!!!!!!!!!

  14. Roni says:

    Duhet qene teper naiv per te besuarqe se nje dokument i till egziston dhe eshte i vertete. Shqiptaret u shtypen shume dekada para ardhjes se Titos dhe vazhduan gjat kohes se tij. Asgje e re per ne.
    Zoti Krasniqi ka disa vite qe mirret me arsyetimin e pushtimit turko-otoman te Ballkanit., ndaj tani me kete shkrim do te na hedhe pluhur syve. Ju kujtojme, ky eshte ai qe Cajupin e quajti ‘idiot’. Tani qe i jane lekundur kembet, perpiqet te mashtroje opinionin duke ‘zbuluar’ dokumente, por gjurmat nuk fshihen lehte.

    Roni

  15. Shqiptari says:

    O Milazim, o musliman,
    Faleminderit qe ju muslimanet po keni interesim per ne e Shqiptareve. Por po te informoj se krejt qka ke shkruar bazohet ne histroine shkavelle me te cilen histori ti si muskiman pajtohesh, sepse ty si musliman te pelqen koha e Rankoviqit apo Koha e Titos, sepse ne ate kohe ju muskimanet i kishit te gjitha te drejtat , ndersa ne Shqiptaret diskrimonoheshim.

  16. alphade says:

    O cunat e temes pse nuk i botoni te gjitha komentet apo ka ndonje gje qe nuk shkon ???? FLM !

  17. lead says:

    Nje gje duhet thene: Pas autonomise se Kosoves ishte America dhe presidenti Nixon. Nje tjeter mirenjohje per mikun amerikan. Sa per Titon ai qen bir qeni ngeli deri ne vdekje. Mos shani autorin qe ne te vertete ka nxjerre fakte historike.

  18. Asus says:

    Do ishte mire qe zoti Krasniqi, krahas opinionit personal te sillte para lexuesve fjalen e Titos, mbajtur para ushtarakve ne Karagjorgjeve. Kjo do te na jepte mundesi te gjykonim nese ky fjalin ka qene nje testament politik antishqiptar, sic thote zoti Krasniqi apo nje pergjigje ndaj ceshtjeve qe ushtaraket ngrene para Titos.
    Mendoj se qendrimi I presidentit te nje vendi rreth nje ceshtje delicate, si ajo e Kosoves, nuk mund te qartesohet vetem nga nje takim I tij. Krasniqi e Quan kete dokumenti testament. Por testamenti nuk mund te lihet as ne barakat ushtarake dhe as para disa nacionalisteve. Pavarsisht raporteve me shqiptaret, Tito ka qene nje lojtar I madh politike, qe I kalonte kufinjte e Jugosllavise. Tito dominoi nationalizmat ne nje Shtet multietnik, e zhvilloi ekonomikisht Jugosllavine, ruajti ekuilibrat mes lindjes e perendimit, krijoi levizjen e vendeve te paangazhuara etj. Per peshen e Titos ne arenen nderkombetare, mjafton te kujtojme se ne varrimin e tij moren pjese 31 presidente, 22 kryeministra dhe 47 Ministra te Jashtem nga e gjithe bota.
    Nuk mendoj se Tito I ka dashur shqiptaret apo u ka dhuru Autonomine. Ne nje Shtet multietnik, presidenti I atij vendi, si Tito, nuk mund te favorizoje nje kombesi e te diskriminoje nje tjeter, pasi kjo con ne kriza qe mund te mos menaxhohen dot. Nese kosovaret e vlersojne Titon, kete e bejne pikerisht sepse ai kufizoi dhunen serbe ndaj kosovarve. Mendoj se Autonomia e kosoves eshte product I luftes se kosovarve ne kushtet politike qe Tito krijoi ne Jugosllavi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje