"Dashuria" e Ramës me Vuçiçin shton dyshimet në Prishtinë

25 Gusht 2016, 15:00Rajoni TEMA

Ajo që ishte parë si përplasje në Beograd, tash duket qartazi se ishte vetëm një farsë. Rama pritet të shkojë në Serbi, për të marrë pjesë në përurimin e Autostradës Nish – Durrës duke shkaktuar dallgë të panevojshme në Prishtinë, ku Ramës po i thonë se kjo autostradë kalon nëpër Kosovë, e jo nëpër ajër të thatë. Kjo është hera e parë, prej kohës së Enver Hoxhës, që një udhëheqës diskuton me Beogradin për Kosovën, pa prezencën e Kosovës.

Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, pritet të ftohen gjatë javëve në vazhdim, kur Kryeministri Edi Rama, do të shkojë në Nish, për të përuruar punimet në autostradën Nish-Durrës, e cila kalon nëpër Kosovë.

Rama do të takojë edhe një herë Vucicin, me të cilët  tashmë i ka rregulluar mirë raportet personale, por si duket jo pa e dëmtuar Kosovën.

Rama ishte dakroduar vitin e kaluar me homologun e tij serb Aleksandar Vucic për ndërtimin e Autostradës, siç thuhet në Beograd, Nish –Durrës, pa praninë e palës kosovare.

Përurimi i kësaj autostrade që pritet të ndodhë gjatë muajit tetor  ka nxitur reagime në Prishtinë. Reagimet e para zyrtare nga Kosova tashmë kanë filluar të shfaqen. Në qeveri kanë thënë se nuk ka ftesa për zyrtarët e lartë shtetëror ndërsa  Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ashpër  duke refuzuar të shkojë në Nish, për të përfaqësuar Kosovën në këto takime, pa përfaqësuesit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Aty nënvizohet se asnjë shtet, fqinj as Shqipëria dhe Serbia nuk mund të flasin në emër të Kosovës. Ndërkohë që ish-Zëvendësministri i Jashtëm Petrit Selimi në një shkrim autorial të publikuar në mediat e Shqipërisë tha se Edi Rama ka rënë në kurthin e homologut të tij serb.

Vucic tashmë është duke provuar “ta shes” autostradën si një projekt që do të forconte bashkëpunimin e mirë rajonal, por duke  injoruar tërësisht Kosovën. E në vallen e tij po luan pa ndonjë rezervë edhe Kryeministri Rama.

“Ja që Kryeministri serb Vuçiç tash e një vit po insiston në ri-emërtimin e këtij projekti kapital si autostrada “Nish- Durrës”. Në takime me BERZH e Bankën Botërore, në paraqitje mediale dhe takime me diplomatë, Vuçiç e potencon rëndësinë e “autostradës Nish- Durrës” me një gjuhë, në shikim të parë moderuese, të fokusuar në promovimin e bashkëpunimit rajonal” ka shkruar ish-Ministri i Jashtëm Petrit Selimi.

Rama kishte provuar të lë një shije prej patrioti në Beograd, kur ishte përballur me Vucicin, por në Prishtinë tashmë janë ngjallur dyshimet.

“Qeveria e Shqipërisë nuk do të duhej të binte në kurthe të tillë. Fqinjësia e mirë është shumë e rëndësishme dhe përafrimi i Tiranës dhe Beogradit u bë i mundur vetëm pas dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit. Për këto takime që kanë fokus bashkëpunimin ekonomik apo politik, me të vërtetë nuk duhet të ketë hatërmbetje. Ama do të ishte thellësisht zhgënjyese nëse për hatër të këtij bashkëpunimi, Shqipëria të pranojë, apo të jetë dëshmitare, e ri-emërimit të Autostradës së Kombit si projekt të spektaklit vuçiçian që lidh Nishin me Durrësin” ka shtuar më tej Selimi.

Vet Rama, në shpjegimet e tij që ka bërë takimin në Nish nuk e ka zënë në gojë autostradën.

“Do te flasim për të ardhmen e përbashkët te rajonit dhe potencialet e jashtëzakonshme te bashkëpunimit ekonomik e tregtar ne te mire te sipërmarrjeve e te popujve tanë” ka thënë ai.

Ai është munduar të shpjegojë se nuk është duke u përzier në punët e Kosovës dhe se nuk ka provuar të ndërmjetësojë që edhe kosovarët të përfaqsohen në Beograd.

“Jo, as me është kërkuar dhe as e kam kërkuar një gjë të tillë. Dhe dua të sqaroj një gjë: Unë nuk e ndaj asnjëherë Kosovën nga agjendat e bisedimeve te mia dhe nuk i shoh asnjëherë të ndara interesat strategjike të shqiptareve të Shqipërisë e të Kosovës, por po ashtu, asnjëherë nuk hyj në punët e në vendimet që i takojne Qeverisë se Kosoves ne raport me palët e treta! Ne rast se me kërkojnë një mendim vëllazëror e jap me kënaqesi, po kurrë ndërhyrje, sepse s’e kam pare asnjëherë si diçka pozitive sjelljen e dikurshme paternaliste te Tiranës ndaj Prishtinës” ka theksuar Rama.

Vitin e kaluar kur autostrada ishte bërë temë intensive gjatë debateve Rama ishte kritikuar edhe në Tiranë për hapat e tij në raport me Serbinë.

Publiciti Rexhep Shahu kishte ngritur disa pyetje të tjera në lidhje me projektin Rama-Vuçiq.

Shahu kishte thënë se duke pasur parasysh se nga kufiri i Kosovës në Tiranë, autostrada ka qenë pothuajse e përfunduar, kjo marrëveshje shërben më shumë për Serbinë dhe Kosovën. “Pse duhet të nënshkruhet ky projekt mes Vuçiç dhe Ramës dhe jo në mes Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe Vuçiç?”

“Në qoftë se ky projekt, i cili është zbatuar në Kosovë, nënshkruhet nga Rama, atëherë kjo është shenja e fundit në frontin e kryeministrit serb për faktin se Kosova nuk është e njohur dhe se liderët e Kosovës janë injoruar”.

Express

17 komente në ““Dashuria” e Ramës me Vuçiçin shton dyshimet në Prishtinë”

  1. capi says:

    Prania / mosprania e Kosoves ne perurimin e rruges ne fjale, do te thote se Kosova e njeh, ose nuk e njeh, emertimin e rruges Nish – Durres. Pune e brendshme e Kosoves. Sqarojeni kete ceshtje ne bisedimet Kosove – Serbi, nen kujdesin e BE. Me BE keni tani nje rast konkret per ta shfrytezuar ne ato bisedime per te fituar, si Kosove, dicka tjeter qe mund te kete mbetur pezull. Gjithesesi, tashme, kjo rruge eshte nje realitet objektiv ballkanik.
    Prania e Edi Rames ne perurimin e Rruges e perforcon kuptimin e saj shqiptar, pasi ajo kalon neper KOSOVE, dhe Rama do ta theksoje kete fakt. Si kalon ajo rruge? Si nje segment, i pamohueshem, midis Nishit dhe Durresit. Si punon ajo rruge? Punon ne kuadrin e bashkepunit rajonal me interes te ndersjellte mes Nishit – Kosoves- Durresit dhe Durresit – Kosoves – Nishit, Pra rruga, nga cdo pikepamje, kalon domosdoshmerisht ne KOSOVE. Dhe eshte Kosova ai faktor qe e ben ate rruge strategjike te dobishme per te tre palet, ose jo. Kosova e kontrollon ate Rruge, sepse vetem ajo dhe ajo vetem mundet me e ngreh dhe me e ulun traun e doganes, kufirit, Nish-Kosove dhe Kosove -Nish, ne perputhje me interesat e Kosoves – te castit apo perspektives. Kosova ne kete rast eshte si “veshka midis dhjamit”. Ajo ka ne duar – “aren edhe gurin”. Puna eshte: me dit me hanger edhe thelpin e ares. Ehhh, kjo don pune me mendje te hapur dhe te ndritur – sot e mot.

    1. Toni KS says:

      Ti po desha mund ta besh kozmopolitin por shiko pak rreth vetes kush nga fqinjet e shqiptareve jane kozmopolite. Te gjithe jane ISISa orodhijaks dhe pak me larg kemi edhe ISISin neo-otoman islamofashist . Asnjeri nuk ja don te miren kombit shqiptar dhe kete e deshmojne cdo dite me veprimet e tyre edhe ne gjerat me te vogla si emertimi i kesaj autorruge. Kjo rruge u ndertua nga taksapaguesit e varfer shqiptare nga te dy anet e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe me te drejte mban emrin “Rruga e Kombit”. Se paku ne ne gjuhen shqipe duhet te insistojme ne kete emertim.

  2. terme says:

    SHQIPETARET NXITOHEN SHUME , DUHET TE PRESIM TE DEGJOJME FJALEN D RAMES LUDHUR ME KETE CESHTJE.

  3. LUAN says:

    KUJDES ME KETO SHKRIME JU KOSOVARE ! EDI RAMA ISHTE AI QE IA PERPLASI NE FYTYRE NE MES TE SERBISE CESHTJEN E KOSOVES VUCICIT. MOS I FRYNI NJE ZJARRI QE VEC BEN DEM.

    1. mirel says:

      Edi Ramuti eshte nje langaraq qe ben trimin me fjale boshe, sa per ti mbush mendjen tycave dhe heshr kur duhet mbajtur qendrimi i drejte per ceshtje serioze. Sa per show te gjithe bejne sikur e urrejne patriotin Rami.
      Dhe ne heshtje mbarohen punet ne favor te Serbise.
      Ke pare cbehet me importet nga Serbia.
      I ke krahasuar shifrat se per ke punon qeveria shqiptare?
      I dyfishon importet me Serbine dhe i zvogelon me Kosoven. Dhe flamurin jua ngriti sa gjithe stadiumin ne Shkoder, duke lene vetem dy rrugezgjedhje per shqipot : o ne plera o me flamur serb
      Ju merreni akoma me dron.

  4. like says:

    kane kerkuar falje Serbet per luften ne Kosove? me duket se jo, dhe derisa politika serbe ka ngecur Kryeministri shqiptar duhet tu tregoje homologve se punet kane rradhe.
    ekonomia eshte pune tjeter por prezenca politike e kryeministrit eshte pa vend kur ka kaq gjera madhore qe Nuk jane peruruar koma. Ky ish nje rast i shkelqyer diplomatik per Ramen tu tregonte serbeve se rruga e tyre per ne shqipri kalon prej kosove. por ne fakt ai beri te kunderten . mesazhi i tij eshte se ne kosova Nuk na intereson prandaj po e leme ne interesin tuaj.

    papjekuri prej fillestari me duket mua.

    1. deni says:

      po ajo rrug mund te kaloj dhe nga mali i zi ose nga macedonja prandaj me qetsi me dashuri!!!!!!

  5. Spartaku says:

    Edi Rama eshte nje kryeminister me potecial politike,ekonomike e shoqeroer.Te gjitha keto qe thuhen ne kete artikull,jane insinuate,dhe asgje konkrete.Edi Rama,per kosoven ka punuar mire,sa ja perplasi ne fytyre mu ne mes te beogradit Vuçiçit.Keto ja ne llafe pazari dhe nje politike e kundershtareve.

  6. mirelcari says:

    O mirel,o loqetibine.

  7. Gasper says:

    Si dy dashnore Ballkanike te bindura duken. Tani nuk e dime se kush eshte gruaja e kush eshte burri, po qe jane te dy pjese e LGBT-te Masonike, nuk ka as me te voglin dyshim. Prit kur te dale edhe karafili ne xhepat e xhaketave te tyre. Mendojne se njerezit nuk e dine se c’fare perfaqesojne keta Pallosha. Keta nuk perfaqesojne as Serbine dhe as Shqiperine, por shoqerite okulte te Rendit te ri Boteror.

  8. Visi says:

    Për Ramën tanimë politika është në shërbim të biznesit të tij personal dhe gjithçka që do të arrihet do të shtojë defiçitin tregëtar të Shqipërisë me Serbinë.Pra Rama do t’ua shesë produktet serbe shqipëtarëve.

  9. Lisi says:

    “kryeministri” Rama,nuk mund dhe nuk duhët as të mendoj të përfaqësoj Kosovën,apo ndoshta ai është nën ndikimin e kanabisit dhe nuk është i vetëdishëm çka mendon,vepron apo përpiqët të bëj…

  10. Na bashkoj kenga popullore says:

    Kjo eshte zgjuarsi e Rames per mospjesmarrjen e autoriteteve Kosovare, KOSOVA eshte pjes e repuplikes se Shqiperis dhe se shpejti do kemi vetem nje SHTET per te gjith Shqiptaret qe jetojne ne trojet e tyre,se perndryshe nuk do funksionojm si SHTET dhe si Komb kurren e kurres

  11. Karamahmud Pashe Bushati says:

    Ka ma shume se 150 vjet qe Serbia tendon te del ne Adriatik, as me lufte nuk ia doli, si duket ketij qellimi po ia arrite falas nepermes Rambes.

  12. caku says:

    ose ta bejne permes malit te zi, pastaj le te flasin ata qe kane dyshime. duhet pare perpara o njerez. ka patur luftera dhe ne vende shume te zhvilluara te Europes po ku jane sot? po ne te gjithe teKosoves apo Shqiperise ku jemi?

  13. deni says:

    po ajo rrug mund te kaloj dhe nga mali i zi ose nga macedonja prandaj me qetsi me dashuri!!!!!!

  14. deni says:

    Po ajo rrug mund dhe te kaloj nga Mali i Zi ose Makedonja prandaj me qetsi me dashuri!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje