Dështimi i drejtësisë rikthen Kanunin, 6 të vrarë brenda 7 ditëve në Kosovë

27 Gusht 2016, 09:38Rajoni TEMA

Numri i vrasjeve në Kosovë ka shënuar një rritje të ndjeshme nga viti i kaluar.

15 persona janë vrarë këtë vit deri në muajin korrik për dallim nga viti 2015, ku gjatë tërë vitit kishte vetëm 11 vrasje.

Vetëm në shtatë ditët e fundit vendi është tronditur me gjashtë vrasje të njëpasnjëshme.

“Java e vdekjes” nisi në Ferizaj më 18 gusht, ku u vra një mashkull 20 vjeç.

Ajo vazhdoi në Gjakovë, ku në mesditën e 23 gushtit u vranë tre persona ndërsa të enjten në mbrëma në Deçan nga hakmarrja mbetën të vrarë edhe dy vëllezër.

Njohësit e çështjeve të drejtësisë dhe të sigurisë kanë vlerësuar se organet e drejtësisë në Kosovë nuk janë duke funksionuar si duhet.

Sipas tyre, nga ky mosfunksionim i institucioneve në fjalë qytetarët po e marrin vetë rolin e drejtësisë, duke shuar jetë njerëzish. Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar Policia e Kosovës, e cila ka thënë se punën e saj e kryen me shumë seriozitet.

Sipas Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës, thuhet se ky institucion ka arritur që përgjatë viteve t’i zbardhë mbi 70% të rasteve.

“Nëse u referohemi statistikave lidhur me zbulueshmërinë e rasteve të vrasjeve nëpër vite, Policia e Kosovës ka arritur nivelin e zbulueshmërisë së rasteve të tilla mbi 75%”, ka thënë për “Zërin” Daut Hoxha, nga Policia e Kosovës.

4 komente në “Dështimi i drejtësisë rikthen Kanunin, 6 të vrarë brenda 7 ditëve në Kosovë”

  1. e verteta says:

    Mire ne Shqiperi nuk ka shtet po Kosoven cfare e pengon, mos valle kjo tregon se te vetmit ne Evrope qe sdine te bejne shtet jane Shqiptaret, qe del qe edhe Kosovaret kane ne damar gjak shqiptar edhe pse Turq-Serb nga mendja edhe pse flasin Koqevarce dhe vendi i tyre quhet Koqove.

  2. Tommy says:

    No problem minjte shtohen shume shpejt.

  3. luani u.s.a. says:

    Pervec deshtimit te drejtesise ne Kosove edhe Policia e Kosoves nuk eshte ne sherbim te qytetareve dhe jo efikase per arsye se ne mijera raste urgjente dhe problem te qytetareve qe lajmerojne policine e Kosoves, Policia e Kosoves nuk vjen ne ndihme te qytetareve poashtu vlen te ceket se policet ne Kosove gjate orarit te punes jane ne restaurant,qebaptore,piceri, kafiteri duke konsumuar pije te llojllojshme,kafe…prandaj ne rastin e vrasjes ne Decan qe ndodhi ku para ektranit TV i afermi i te vrareve deklaroj se para dy viteve vraresit i kane denoncuar ne Policine e Kosoves,mirepo policia e Kosoves nuk ka ndermarre asgje,po te kishte ndermarre masa ligjore atehere sot nuk kish ndodhe kjo tragjedi e rende ne vrasjen e dy vellezereve,pervec kesaj edhe komandanti i policies se Decanit para ekranit TV deklaroj se familja vrares kishte pasur problem me nje familje tjeter te fshatit se komunes te Decanit me kete komandanti i policies ne Decan tregoj vet dhe kjo i bjen ”Mos e vet se te kallzon vet” se policia e Kosoves nuk bene intervenime dhe nuk ndermerre masa ndaj rasteve me pasoja tragjike ne Kosove me kete mjer populli per sigurine e tyre qe ne varferine e tyre popullata eshte e detyruar te paguaj tatim ne prone,taksa,rryme ,shpenzime komunale…!!!

  4. Republika e Mirdites says:

    15 Persona vriten brenda muajit ne Shqiperi kurse ne,Kosove brenda,8 Muajve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje