Politikani Petrit Selimi, ka mbajtur postin e zv. ministrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Këtë detyrë ai e ka ushtruar në kohën që kjo Ministri drejtohej nga presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kur Thaçi u zgjodh president ai hoqi dorë, veç të tjerash, edhe nga posti i Ministrit të Jashtëm. Për emërimin e ministrit të ri në këtë dikaster u deshën disa javë. Kështu zv. ministri
Petrit Selimi mori funksionin ministër në detyrë, deri në momentin që në krye të institucionit në fjalë u vendos Enver Hoxhaj.
Mirëpo nëse i hedhim një sy llogarisë zyrtare të Petrit Selimit në twitter shohim që ky i fundit e ka shpallur veten sikur ka qenë ministër i Jashtëm fuqiplotë.
Kjo padyshim që nuk qëndron aspak juridikisht pasi të jesh ministër në detyrë është një gjë, dhe të jesh ministër i një Ministrie është një gjë krejt tjetër.
Mesa duket Petrit Selimi ka gjetur mënyrën e gabuar për të pasuruar sadopak CV-në e tij. Pavarësisht dëshirës së tij, juridikisht Selimi deri në këtë moment që po flasim nuk ka qenë kurrë ministër i Jashtëm.
doshta kjo gjë mund të jetë taktikë besytnie e Selimit në mënyrë që të ketë shansin që një ditë të jetë ministër i Jashtëm. Për këtë mbase do pyetur vetë personi në fjalë.
Ju flitni për judikatur e ky tipi nuk e din as ka pshurr pula.
Petrit Selimi jurdikisht eshte emeruar si minister I jashtem nga KM Mustafa ne diten kur Thaci ka jep doreheqje sepse juridikisht nuk ka mujt shteti mos me pas minister te jashtem. Pra ekziston vendim I nenshkruar I Mustafes qe emeron Selimin minister te jashtem, deri ne emerim te dikujt tjeter, me fuqi te plote te perfaqesimit dhe nenshkrimit. Ne kete pozite Selimi ka qendruar gati gjys viti. Kjo lloj gazetarie e baltosjes, pa kqyr gazetari faktet, eshte tipike e portaleve kosovare.