“Pikat e errëta të letrës së hapur që Graniti u drejton tifozëve: Arsyet e pabesueshme se pse zgjodhi Zvicrën”

30 Gusht 2016, 12:07Sport TEMA

Pas debatit që shkaktoi me shkrimin për Milot Rashicën, të cilin e konsideroi si një tradhtar të mërzitur, faqja e Andi Bushatit i është përgjigjur letrës së hapur të Granit Xhakës.

Sipas saj, pretendimet e Xhakës për të mos luajtur për Kosovën, janë të pabesueshme.

Ja çfarë shkruan Lapsi.al:

Ylli i Arsenalit Granit Xhaka, ka vendosur të përgjigjet pas presionit të madh mediatik dhe nga tifozët në rrjetet sociale, se pse ai zgjodhi të luajë për Zvicrën dhe jo për Kosovën kur kjo e fundit po përgatitet të debutojë në eleminatoret e kampionatit Botëror, për herë të parë në histori.

Vëllai i vogël, Xhaka ka nënshkruar një letër të hapur ku ai më shumë duket sikur do të qetësojë “shokët patriotë të të atit” sesa aktin e tij të vërtetë.

Shumë nga shqiptarët që luajnë për Zvicrën, janë justifikuar vite më parë se pse nuk zgjodhën Shqipërinë, me arsye banale se gjoja nuk i kishin bërë ftesë ose i kishin kërkuar para. Por tani, kur në lojë ishte premiera e shtetit të ri këto arsye nuk vlenin më. Ndaj në letrën e tij të hapur adresuar tifozëve që e etiketojnë tradhëtar dhe e ftojnë të mos shkelë më në Kosovë Graniti është përpjekur të rendisë arsyet ligjore, morale dhe patriotike për zgjedhjen e tij. Të gjitha bashkë ato krijojnë korpusin e një justifikimi të pabesueshëm.

Le ti marrim me radhë:

Fillimisht mesfushori zviceran përmend klauzolën e organizmit botëror të futbollit: ”FIFA thotë qartë se kush ka luajtur në EURO 2016 nuk ka më të drejtë të ndërrojë ekipin përfaqësues. Sipas një njoftimi zyrtar që FIFA ka shpërndarë, na njofton se kush ka luajtur në kampionatin Europian 2016 nuk ka më të drejtë të luajë për një kombëtare tjetër.

Federata e Futbollit të Kosovës dhe FIFA nuk kanë një marrveshje të qartë për kalimin e lojtarëve nga Zvicra te Kosova.

FIFA thotë qartë se kush ka luajtur në EURO 2016 nuk ka më të drejtë të ndërrojë ekipin përfaqësues. Kosova është pranuar në FIFA disa javë para se të fillonte kampionati Europian dhe që atëherë ne duhet të ishim informuar, sepse ne këtë informacion si lojtarë nuk e kishim. Të tjerë drejtues e dinin edhe duhet të na kishin informonin.

Për këtë shkak tani është e pamundur të ndërrojmë kombëtaren edhe  ju garantoj se si FIFA ashtu edhe FFK nuk më kanë informuar për anën ligjore dhe rruga se si duhej të veprohej. FFK-s duhet të kishte kërkuar sqarim nga FIFA për këtë pikë menjëherë pasi u pranua në FIFA dhe UEFA.

Pra po të shihet një e nga një Granit Xhaka së pari pohon se ai e ka pasur të pamundur të zgjedhë si pasojë e vendimit të FIFA-s. Së dyti ali lë të kuptohet se këtë vendim e kanë ditur drejtuesit e futbollit Kosovar dhe nuk e kanë informuar ate dhe futbollistët e tjerë që luajnë për Zvicrën. Sepse përndryshe lë të kuptohet ai, këta futbollistë mund edhe ta braktisnin France 2016, nëse kjo pjesëmarrje i pengonte më pas të luanin për Kosovën.

Që Granit Xhaka mund të bojkotonte shkuarjen në Euro 2016, kjo duket një hipokrizi që vështirë të besohet. Por kjo fabul nuk qëndron edhe për arsye të tjera. Ai thotë diku në letër se ai ka dashur të luajë patjetër me Kosovën dhe për këtë ka angazhuar një staf profesionistësh që të mereshin me anën ligjore të çështjes. Po atëherë si nuk e paskan ditur këta profesionistë që pjesmarrja në Euro e digjte Granitin? Pse u dashkan kritikuar drejtuesit e federatës kosovare duke u lënë fain për mosvënien në dijeni?

Po të lexohet me kujdes, letra e Xhakës së vogël ka edhe kontradikta të tjera. Atje duket sikur paraprakisht Federata Zviceriane ka bërë një marveshje okulte me FIFA-n që Lojtarët që luajnë aktualisht të mos largohen nga kombëtarja helvete.

Pra duket sikur në një farë mënyre Zvicra po i mban peng (Shaqirin, Berhamin, Mehmedin, Xhemailin etj). Zvicerianët nuk kanë arritur ta bëjnë këtë me lojtarë të tjerë të mëdhej nga Sebia dhe Kroacia, si përshembull Rakitiç? Atëherë pse arrikan të thyejnë dhe rregullat e vendosura më parë nga vetë Fifa.

Nëse është kështu kjo quhet një pengmarrje.

Por në letrën e Granitit kjo pengmarrje më shumë sesa një pezm i ngjan një çlirimi. Ai flet me admirim të madh me vendin që po e detyroka të luaka me zor.

“Prezenca ime në vazhdim me Zvicrën tregon repektin dhe falenderimin që populli jonë i bën shtetit zviceran dhe popullit të saj, për mundesitë dhe mikpritjen që na kanë dhënë.
Megjithese ënderra ime ka qenë dhe është të luaja një ditë per vendin tim, unë sakrifikoj këtë ëndërr të motshme për ti kthyer respektin popullit zvicren me mos largimit tim ne këtë moment ku dhe kosova u pranua në FIFA. Gjithça duhet parë tashmë nga anët positive që i vijne bashkëatdhetarve të min nga kjo.
Unë si Granit Xhaka do ti tregoj popullit Zviceran se shqiptarët nuk janë bukshkelur” shkruan Xhaka në letër.

Në letër flitet edhe për një përpjekje të pabujshme të stafit të Granitit për të parë mundësinë e aktivizimit me Kosovën!!!, flitet gjithashtu me ngjyrat e një patriotizmi folklorik për flamurin për të cilin dha jetën Adem Jashari ngjyrat e të cilit sot mbron vëllai i madh Taulanti.

Dhe sipas vëllait të vogël, zgjegjja që ai ka bërë qe më e mira e mundshme.

Por nga argumentat që jep kjo duket pak e besueshme.”

24 komente në ““Pikat e errëta të letrës së hapur që Graniti u drejton tifozëve: Arsyet e pabesueshme se pse zgjodhi Zvicrën””

  1. Lennard says:

    Nuk paske pune tjeter Ti mer Zog Blloku.Ke qejf te japesh mend per te gjitha.Lere rehat Çunin ne mbrothesine e punes vet.Je kokra e Legenit

    1. qorri says:

      O gjigant kto shajne granitin qi per mu osht n rregull se ka majt emrin e vet …po ca t themi per grekun nga hason e ktheu panagjotis kone ..ka lujt me bolonjen udinezen etj..me pak fjale graniti osht flori

    2. Etika says:

      Andi Bushati , je nje plehre qe zoti te ka dhene talentin te pergojosh te tjeret. Flet per Xhaken se keshtu mendon se njerezit do te mendojne me shume per ty… Xhaka eshte nje njeri i peshuar ne flori per vlerat dhe talentin e tij si sportist ne bote. Po ti Andi, a nuk na thua, kush je dhe nga cili “katund”shqiptar vjen…? Me shkrimet qe bene tregon se gazetaria shqiptare eshte per turp!!! Pthuuuu plehre!!

  2. Lennard says:

    Nuk paske pune tjeter Ti mer Zog Blloku.Ke qejf te japesh mend per te gjitha.Lere rehat Çunin ne mbrothesine e punes vet.Je kokra e Legenit.

  3. biologjisti urban says:

    e e !
    pirdh o prift ne prill”
    kosovaret,por edhe shqiptaret,per pare dhe rehatllik shesin njeri tjetrin ke t hujt,shesin atdheun,shesin hymnin kombtar,
    a nuk tingellon edhe me fort muzika e hymnit kombtar shqiptar ke fjala “tradhetor” a?
    tradhtar hymnor mo!
    kombi shqiptaror
    esht tradhtar hymnor
    ku ka shqipetar
    atje ka tradhtar.
    kosovart jan spiunat me te prirur te policive ne gjith boten.
    edhe shqiptart jan po aq te qelbet.

  4. Donika says:

    Po lereni more legener te luaje me ke te doje, pse duhet ti ushtrohet ky presion nje djali te ri qe po shkelqen e po ecen me forcat e veta ne nje vend ku motivohet dhe i ofrohen te gjitha kushtet per te zhvilluar talentin e tij. Njerez te poshter paskemi qene, qe kurre nuk u kenaqem e nuk u ndjeme krenare per arritjet e te rinjve tane neper bote. Tradhetar nuk eshte ky qe po shef jeten e vet e suksesin personal. Tradhetare jane te gjithe ata qe i bien gjoksit per patriotizem e nderkohe nuk levizin gishtin per te miren e vetes vet e rrjedhimisht e te vendit.

    1. Robi says:

      Race bastarde e gazetare bastarde. Shumica e ketyre djelmoshave kane lindur e jane rritur ne vendet e tyre, Svicer, Gjermani, Itali, Angli etj., por raca e poshter, pa asnje te drejte, i quan tradhetare, mbasi kane zgjedhur te luajne me atdheun e tyre e jo me ate te babes.

  5. biologjisti urban says:

    ky graniti esht ne hall. edhe don te tregoj se esht patriot shqiptar edhe don qe te gzoj jetesen e rehatshme dhe te sigurt qe siguron ne zvicer.
    por ka gjera qe s puqen dot bashk. ky esht nje rast tipik . jan dy gjera te ndryshme qe si bashkon. ose shqiptar ose zvicerran. pik. jo “as mish as peshk”,ose “edhe mish edhe peshk” sic don me u sjell ky.
    qe zvicra e ka bo njeri kte dhe shqiptart e tjer kjo s ka pik dyshimi.
    qe interesi personal ja don qe te jet zvicerran ky apo kushdo tjeter ,edhe kjo s vihet ne dyshim.
    por cedo qe paska edhe nji dimensjon tjeter. nacjonaliteti.
    nese ky ka lind ne zvicerr,atehere te percaktoje qart se eshte zvicerran me prejardhje shqiptare. dhe me ligj po se po,por edhe moralisht esht e drejte qe ai te ndjehet zvicerran. pik. dhe le te jet nje ur lidhse midis shqiptarve e zvicerrance. merr kuptim kjo gje kshtu.
    por nese ai ka le ne Kosov dhe esht akomodu dhe eduku dhe rrit ne zvicer,atehere ktu ka dicka qe bje er tradhti,ne konceptin moral,megjithse ligjerisht ai mund te mbaj e gzoj passport zvicrre.
    ne fund te fundit,historikisht,vet zvicrra esht e krijuar nga nje grumbull njerzish nga kater etni:gjermanfoles ne kufijt me gjermanin e austrin,francezfoles ne zonen pran frances,italishtfoles ne pjesen jugore pran italis,si edhe nga nji pakic retoromanesh,te cilet jan te vendosur ne grykat e thella te maleve si nji mbetje e ushtarve romak pas renijes se romes se lasht qe u akomoduan atje…
    edhe gjuhet dhe kulturat qe kan kto komunitete etnike jan te rrjedhura nga vendet prej kan afersin,gjermani austri franc itali.
    ,me kalimin e viteve ,zvicres ju shtuan edhe rreth 20 erqin e popullss se saj prej emigrantve te ardh nga italija,turqija ishjugosllavija,…
    pra esht nje komb pa kombesi unike. dhe depertimi I te huajve ne kete konglamerat esht jo I veshtir si ke kombet e tjera solide te pastra etnike. p sh esht veshtir te behesh grek. merr pasporten por s je grek.
    kurse po t marresh pasporten zvicerrane nuk je si dele e zez mes te bardhave por je nji nga te te gjith atje. pak a shum sikurse n amerik qe esht edhe me leht.
    prandaj ky xhaka se ka problem me u ndje zvicerran meqe edhe zvicerranet denbabaden s jan njietnik porse nga shum etni.
    ky duhet ta ndaj shaping nha sheqeri.
    po t jet le ne zvicerr thuj jam zvicerran dhe pik.
    po t jet le n kosov ,shqiptar dhe te mos bej tradhti.

  6. Donika (e Kastriottit) says:

    Po lerini mor kurvat te pallohen me ke te duan! ato po ecin me forcat e veta ne nje shoqeri te lir ku motivohen dhe ka kushte per gjithcka.
    njeres te poshter qe merreni me jeten personale te tjetrit.
    tradhtar nuk jan kurvat e semaforve qe shofin bisnesin e tyre personal.,dhe qe zhvillojn talentet e tyre karakurvnore. apo edhe nuk sjellin pare ne shqipni me mbush arken bosh te shtetit kurvar shqiptar
    tradhtare jan ata qe s levizin as bolet e tyre per ti ndihmu kto kurva ne rrugen e suksesit te tyre semaforjal!

    1. Donika says:

      Hahaha, sa i frustrum me daku, qetesohu, perdori duart, shfryje epshin… Se me gjithe kete patriotizem qe po shfaq me kte fjalor, kam frike mos te bie ndonje damlla dhe meqe ske nxjerre ndonje gje ne drite megjithese je shume shqiptar patriot, skane as si te shpallin hero.
      Ptuh, race e ndyre e shfrytezuese! Dashke me te mbush arken e shtetit ty, pordha madhe ti! Se ai Graniti e te tjere emigrante si ai neper bote ta mbajne ekonomine mer legen. Shqiptaria ka rrojtur me vite nga emigrantet se te jete per ty te can trapin 7 ore ne kafene me nje makiato e ben gam gam per sporte e arte e nderkohe po ta fusin politikane sa krahu mengjes, dreke, darke. Nuk eshte Graniti e tjetri e tjetri bukeshkale qe punojne e ngrene lart prejardhjen e shqiptarit. Je ti, shqiptari i rendomte qe di vetem te hash m.!

      1. Boss says:

        Bravo Donika, pergjigje e sakte.

  7. Aso says:

    Granit Xhaka, nisur nga nje ndjeshmeri e kuptushme njerzore per origjinen e vet, ka bere nje leter ku spjegohet s’e angazhimi me perfaqsuesen zvicerane ishte me e mundshme s’e me perfaqsuesen shqiptare. Dhe per kete ai duhet falenderuar. Kurse konkluzionet qe nxjerr Bushati Jane krejt te gabuara.
    Ai djale te cilit jeten ja dhane prinderit, talentin zoti kurse Zvicra mundesine praktike per ta kthyer talentin dhe endrren ne realitet, nuk duhet lenduar duke e share e as duke bere artikull me spjegimet e tij. Granitii eshte nje yll qe anglezet e peshuan me Flori dhe ne shqiptaret duhet vetem ta duartrokasim. Nxirreni Bushatin ne treguam evropian dhe si afrohet kush. Ai e di qe s’vlen nje grosh. Edhe shkrimin per Granitin e ben qe te nxjerr emrin krahas Granitit, e per te thene se eshte dikushi. Perkundrazi, Familja Xhaka dhe dy djemt e tij si yje, meritojne vetem respekte ne trojet shqiptare. Zoti I ndihmofte ata!

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Ore ai eshte ne kulmin e karrieres.. Cfare kerkoni prej tij me keto kerkesa e zberthime fjalish nacionaliste.. Ore sdo.. Eshte ritur aty ku ne e debuam.. Ishim te paafte si komb perfshi ketu dhe Kosoven.. Cfare doni prej tij?!?! O Andi ti spurdhjak blloku, kush je ti te analizosh problemet qe ai ka perjetuar dhe ndjehet borxhli tek ai vend se e beri kush eshte?!?! Ne e dime kush je ti..

  9. anatomisti says:

    o shkerdhata!
    nuk I thot njeri “pse luan futboll me klubet e huaja”,ku kushtet I ka maximale per me zhvillu talentin,dhe paret I merr gjithashtu miljona euro. hallall I past se me djersen e vet I ka,
    por po I kerkohet llogari “pse nuk luan me kombtaren shqiptare dhe luan me ate te huaj!
    ktu esht muhabeti. nuk e gjen gje ate dhe gjith te tjeret qe te luajn gjith jeten me ekipet e huaja,le te mos kthehen kurr ne atdhe se shqipnija dhe kosova jan vende shkerdhata. por te pakten,per respect te gjakut,te genit,duhet te luajn me ekipin kombtar shqiptar,apo ndoshta edhe ate Kosovar,madje asell asell,po te ken karakter ata duhet te behen te gjith grup dhe te mos pranojn ekip Kosovar qe I shko per shtat serbve por te bejn vec nje ekip kuq e zi, ekip shqiptar. dhe po te sillen keshtu behen precedent per bashkimin shqipni kosov.
    edhe ne irlande,ekipi nacjonal irlandez I rogbise eshte I bashkuar nga republika e irlandes dhe nga irlanda e veriut britanike. dhe kampjonati kombtar I rogbis behet I bashkuar,si pershembull te behet bashk kampjonati kombtar shqiptar me ate Kosovar.
    por shkerdhatat e dijn dhe e kuptojn kete gje,por duan te shesin sapunin per djath,dhe diskutojn kodra mas bredhi.

  10. england says:

    Ky Bushtra ne fakt nuk ka faj per ato qe shkruan se po te jetosh ne nje vend ku te gjithe merren me thashetheme,dhe shumica jane dembele e parazite,cfare do presesh nga ata njerez,qe te besh nje bilanc dhe ti hedhim nje sy anal-isteve me ne krye Zhelen,Qim Peka,Armand Shkalluari,Tos Luboja,Ari Cani,Bejtja And apo tipa tipike parazite qe i rri bytha ulur gjithe javen ne studio televizive si Presh Zogu dhe Tan spiun Hoxha,apo dhe servilet Frrok Cupi dhe Fahri Balli-sti.
    Keta dhe te tjere si keta jane mesuar te flasin lart e poshte dhe artin e te genjyerit ta konvertojne ne ushqim qe i ofrojne lexuesve neper gazeta,keta qe po te jetonin ne Zvicer apo Angli e shumta do ishin punonjes te mirbajtjes se qytetit,luleshtare ose plenaxhi.Qe te arrish aty ku ka arrit Xhaka me shoke duhet te kesh kellqe,duhet te djersitesh dite dhe nate,te sakrifikosh cdo moment,por duhet te durosh edhe pordhet e Bushateve me shoke,ne vend qe keta djem te respektohen per emrin e mire qe po i japin kombit te tyre,me cfare po bejne ne fushat e blerta,neperkemben dhe quhen tradhtare nga kush?nga llumi shoqerise,nga disa pseudo-analiste,se jane keta te fundit qe helmojne pjesen tjeter te shoqerise me pallavrat e tyre neper gazeta,dhe patjeter qe do bejne per vete disa te tjere te paudhe ku mund dhe ti perkrahin.
    Ne Angli per Granit Xhaken flitet me nota nga me pozitivet,dhe duke menduar qe ka vetem pak kohe qe eshte pjese e nje nder ekipeve me te mira te atij kampionati,lexoj tek-tuk ndonjerin te thote se per para keta shesin cdo gje!Jeta eshte e tille se nese nuk ke para je hici,ose thjesht je pabuks,je askushi,askush ne kete jete nuk do sakrifikonte ne emer te ashtuquajturit komb thjesht per moral,apo simbole sic na pelqen ne shqiptarve te flasim per flamur,flamuri nuk te jep buke,as mirqenie,eshte puna dhe kembengulja per te arritur majat sic ka bere Graniti me shoke,flamurin dhe nderin ta mbajne Bushati me koleget e tij anal-iste pasi nuk kane asgje tjeter dore,pervec se te akuzojne te tjeret neper pacavuret ku ata shkruajne.

    1. Donika says:

      Fiks! E jane po keta qe shajne Granitin e te tjeret si ai, qe gjithe diten ul e ngri nje muhabet kane “nuk bohet mo ky ven”, “nuk rrihet mo n’ket ven” … Se ta donin Shqiperine sic bejne gam gam, do kishin nxjerre dicka ne drite, nuk do shurronin poshte urave e nuk do i hidhnin plehrat nga ballkoni. E keqja e Shqiperise jane keta “patriotet” brekegrisur e gojeshqyer, qe kujtohen per atdhe vetem kur luajme futboll.

  11. Al says:

    Me rob kurva une nuk kam pa e nuk me kane degju veshet… pse nuk u luten atyre futbollisteve qe nuk jane te famshem si ne Kosove po edhe ne Shqiperi por qe luajne fort e kane talent pa piken e kushtit?
    Pse nuk ankohen per futbollistet e rinj qe jetojne ne Shqiperi apo Kosove kur keta te fundit thone te dhjefsha kombetaren se nuk na ka ofru asgje???
    Pse nuk i konsideroni keta tradhtare ju?? Apo keta nuk vlejne per ju se nuk jane futbolliste te mire keshtu qe si rrjedhoje nuk ju rruhet shume a jane tradhtare apo jo.. Kokrrat e hipokriteve! Lejini cunat rehat e mos paragjykoni se ju nuk ishit aty kur dikush tjeter u zgjati doren per ndihme keshtu qe nuk jeni ne pozicion te luani patriotin tani qe ata jane bere te famshem ne saje te mundit te tyre.

    E kuptoni sa poshte keni rene ju gazekaret e tipit shkullaku bushati peka e me rradhe…Merreni me ate qe ka bere perpara se ju vjen plasje se nuk luani dot nga barku qe ju ka ardh te goja nga sufllaqet falas kortezi e simpatizanteve tuaj…Smirezinj! Ka per t’ju vra zoti me kto mend qe doni ti induktoni shoqerise fatkeqesisht masivisht dele.

  12. kurrizo i rruges says:

    e shqiptaret dihet qe jan tradhtar sipas parimit
    “tradheti per tradhetar
    hu me hu e car me car
    sic ka bo Balli Kombtar
    po bo sot cdo katunar
    fshatunar e malokar
    qytetar dhe cdo shtetar
    qe ka targen shqipetar.”

  13. piktori kompozitor me kalem says:

    O Donika mi Donika
    Pse po thrret?
    Apo ,nga frika!
    Mos u tut
    mi “goc e mar”!.
    S te bej keq
    Vec te fus car!
    Rroten e hajdarit
    Trarin e binarit.

    1. Donika, Gjergji dhe Hamzai says:

      Ja “shqiptari” atdhetari
      ne cdo dy fjale, mendja te ari
      nket aspekt ke dificit
      tngeli mendja fut e qit
      sqenka shaka, as qenka loje
      tpaska ngel ari ne goje
      Mblidhe mendjen i uruar
      veri ne pune ato duar
      Ik shko pije nai kafe
      e si crv merru me llafe
      “Poshte Graniti, poshte tradhetari”
      ti tund flamurin varur te ari!

  14. dhjet skafistet says:

    po pse more shqiptare ,car prisni ju qe ti ofroj kombtarja atyne futbollistve? ca ti japi kombtarja kur s ka lek? ata duhet ti japin kombtares.
    xh f kenedy I ameriks thoshte “mos prisni qe t ju jap shteti ju,por jepni ju per shtetin”. dhe ishte amerikan ai. ne shtetin me t pasur dhe me t fort. e t fuqishem.
    se,t gjith shqiptart perkrahin ata qe ikin dhe bejn prokopi ne vende te huaja. me sebepin se shqipnija esht vend fakir.
    po gjermanija mas luftes s 2 botnore u shkatrru fare.
    dhe gjermant nuk iken gjetke po e fillun nga skrraçi,dhe e bon gjermanin per 5 dekada UFO. madje ,mesa me kujtohet mu,jo vetem qe emigracjon ekonomik e politik s paten gjermant,se kan karakter si komb dhe si individa,qe I ben te mos ulin hunden ke tjetri,porse edhe ne futboll der vone ata e kan pas tradit qe nuk shiteshin ne klubet e huaja. madje,ka qen nje yll gjerman,Netzer,fitues I kpuces apo topit te art ne vigjilje te viteve ’70,i cili ishte lojtari I par qe u shit jasht gjermanije,ne Barcelon mos gaboj,dhe ne kampjonatin botnor te 74 es,ekipi gjerman e abandonoi si grup aqsa ai u aktivizu per ca gjysma lojesh porse kur lojtaret e ekipit nuk ja pasnin topin ne loj ,trajneri u detyru ta zvendsonte dhe ai nuk luajti me me kombtaren. pra ata,lojtaret vet,dogjen nje talent te tyre,yll I futbollit,dhe e abandonuan,vetem pse ai u shit ke nji klub tjeter I huaj!!!
    a e imagjinoni dot? ai nuk vajti me lujt me kombtare te huaj si kta tanet qe ne po I levdojm,por vetem se luajti me barcelonen. dhe gjermanet se qasen ne kombtare. megjithse ishte nje krojf I dyt per nga talenti. lojtar bote qe do kish len emer edhe me shum sesa bekenbaoeri po te ishte aktivize me kombtaren.
    a e shifni se cfar karakteri kan te huajt dhe cfar karakteri kemi ne shqiptart?
    beni krahasimin e te dy rasteve.
    1rasti Netzer,gjermani yll shitet me barcelonen,gjermanet nuk e qasin ne kombtare. e djegin.lojtar I klasit te krojf ,bekenbaoer..dicka si me qen sot ne nivelin e messit apo mbi ronaldon po se po…
    2rasti Xhaka,shqiptari shkon dhe luan me kombtaren e te huajve,madje ben ndeshje kunder shqipnis edhe,dhe ne e lavdrojm “bravo”!!!
    ksaj I thon jo cudi shqiptare por cmenduri biblike.
    bota puno per vendin e vet.
    kurse shqiptart,q!hen n byth rrugve t botes dhe duan te pordhnojn si patriota dhe besnik te shqiptarnis!
    tradhtari hiqet I nershem dhe shumica e shqiptarve I jep t drejt!!!
    dhe hajde e mos thuj qe
    -ata njers (shqiptart) jan t mor fund dhe
    -ai komb (shq) ka perfundu dhe
    – shtet shqiptar s bohet kurr nga shqiptart!

  15. Duro says:

    Ky djali ka lindur ne Zvicer dhe eshte rritur e formuar si lojtar ne kushtet shume te mira qe i ka ofruar ai vend. Ai do te behej bukeshkale, nese do te zgjidhte te luante per nje kombetare tjeter, qofte kjo edhe kombetarja e vendit te origjines se prinderve. Vetem nese Zvicra nuk do ta merrte ate ne kombetaren e saj, atehere ai do te ishte moralisht i lire te luante per Kosoven/Shqiperine. Mendoj se ne si komb kemi me shume interes qe te kemi nje kombetare pa bukeshkale, sepse perndryshe vertet do te fitonim dicka me shume ne futboll, por do te demtonim ne pergjithesi reputacionin tone si komb.
    Jam i sigurt se Graniti ne stadin e spermatozoidit do te kishte zgjedhur me plot te drejte Kosoven. Por per fat te keq kampionat spermatozoidesh nuk ka (akoma). Perderisa kampionate spermatozoidesh nuk parashikohen ne nje te ardhme te afert, i bie qe neve na duhet tu krijojme kushtet e nevojshme te formimit lojtareve (dhe ne pergjithesi sportisteve) tane qe te arrijne nivele konkurruese. Perndryshe do te mbetemi si parazite qe ofrojme vetem spermatozoide dhe pastaj kerkojme me cdo kusht te perfitojme nga buka e te tjereve.

  16. mirel says:

    Bushat, bej nje hetim dhe shiko sa paguajne futbollistet ne Shqiperi per te kaluar ne ekipin e pare dhe sa per te vajtur me kombetaren.
    Kercasin milionat si letra higjienike.
    I ke hyre ndonjehere kesaj afere?
    Eshte detyra jote si gazetar te merresh me problematiken dhe plaget e ketij vendi, dhe jo me ca individe qe ne fund te fundit fatin e tyre e kane vendosur jashte Shqiperise.
    Korrupsioni qe perfshin futbollin ne Shqiperi iu pret te ardhmen dhjetra djemve te talentuar qe nuk kane asnje lloj shprese nese tradita e piset e pagesave nen dore vazhdon te beje zgjedhjen e individeve.
    Behet fjale per te ardhmen dhe te sotmen.
    Per breza te tere.
    Ky eshte shqetesim qe meriton vemendje dhe perkushtim nqs udhehiqesh nga parime te drejta ne gazetari.
    Perndryshe he nje hipokrit i rradhes qe pranon ne heshtje korrupsionin qe ka perfshire futbollin dhe sportin ne Shqiperi.
    Nese presim qe kombetarja shqiptare te ngrihet, ajo duhet te ngrihet nga djemte shqiptare.
    Fajtoret brenda federates kerkojne shpetim nga lojtaret jashte per te lare fytyren me mut te dallavereve qe bejne perdite me futbollistet dhe futbollin

  17. Gezimi says:

    Granit mor djale! Mos ua ve veshin kujdohit me bacen. Familjarisht jeni absolutisht ok.
    Shqiptareve u pate borxh me i skjaru per veprimet tua.
    Mos u merr mo me to
    Suksese suksese. Suksese
    Krenohemi me ju dhe me gjith shqiptaret e suksesshem
    Bravo djale. Bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje