Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biasi, ka prezantuar listën e lojtarëve që ka grumbulluar për miqësoren me Markon dhe ndeshjen kualifikuese që do të luhet kundër Maqedonisë.
Në listë ka disa risi.
E para është se kapiteni Lorik Cana nuk është ftuar.
Gjatë fjalës së tij italiani me pasaportë shqiptare ka lajmëruar tërheqjen nga kombëtarja të ish-kapitenit të ekipit Lorik Cana, të cilin e ka falenderuar publikisht për gjithçka ka dhënë për ngjyrat kuqezi.
“Cana nuk është grumbulluar për ndeshjet e ardhshme pasi është tërhequr”, tha De Biasi.
De Biasi nuk e ka vendosur ende se kush do të jetë kapiteni i ri duke thënë se do e vendosin këto ditë.
Ai sakaq ka grumbulluar për herë të parë portierin e Lacios, Tomas Strakosha.
Ndërkohë, siç u paralajmërua, ai ka rikthyer në Kombëtare Jahmir Hykën.
De Biasi ka ftuar sërish edhe Gjimshitin, por edhe Rey Manajn.
Ndërsa lidhur me lojtarët që vendosën të luajnë për Kosovën De Biasi tha se një pjesë e tyre nuk bënin më pjesë në planet e tij ndërsa të tjerët që kanë qenë pjesë e kombëtares së fundi ka thënë se kjo ishte një zgjedhje e tyre.
Lista:
Portierë: Etrit Berisha, Tomas Strakosha, Alban Hoxha, Orges Shehi
Mbrojtës: Aliji, Gjimshiti, Hysaj, Mavraj, Veseli, Agolli
Mesfushorë: Basha, Lila, Hyka, Roshi, Kaçe, Memushaj, Lenjani, Xhaka, Kukeli, Abrashi
Sulmues: Gashi, Balaj, Sadiku, Manaj, Cikalleshi
Pyetjet e gazetarëve:
Kush do jetë kapiteni i ri?
Këto ditë do ta mësoni.
Sa shanse ka Shqipëria për të arritur objektivin e dy vendeve të para?
Sipas jush?
Unë preferoj përgjigjen tuaj…
Po ti?
Unë si tifoz dua të fitojmë Botërorin…Me çfarë objektivi futeni?
Kemi objektiv të bëjmë më të mirën e mundshme.
U ka vënë Federata objektiv?
Të bëjmë maksimumin.
Ka përfunduar eksodi i futbollistëve që po ikin te Kosova?
Mos e quani eksod sepse eksod është lëvizje masive. Grupi është kompakt. Janë disa lojtarë që u grumbulluan në Austri dhe jo në Francë, që kishin pretendimet e tyre.
Bunjaku është një trajner rival?
Nuk kemi folur prej kohësh. Ai është trajneri i Kosovës.
Është sjellë korrekt në raport me Shqipërinë?
Nuk e di. Për mua nuk ka bërë asnjë gjë të çuditshme.
Mbrojtja duket sikur ka shumë probleme. Si pritet ta rregulloni?
Baza e mbrojtjes është ajo e Francës e palëvizur. Loriku bëri zgjedhjet e tij, ndërsa Ajeti për arsye shëndetësore nuk është në këto ndeshje, por me Francën dhe Rumaninë ka dhënë kontribut shumë të mirë.
Nëse do ktheheshe pas, do e merrje Rashicën?
Jo. Kur bëra zgjedhjen e kisha menduar shumë mirë. Zgjedhjet që bëmë, më dhanë të drejtë.
Akoma me kombetaren tone ky turku Mavro Mavrija.
Niseni per Siri se fondamentalistet e ISIS kane mbete ngushte per kavje njerzore.
I japin nji top me dinamit e bahet shehid.
Respekte kapiteni i shqiptarise ! Ke qene dhe do mbetesh simbol i atdhedashurise, profesionalizmit dhe i te gjithe shqiptareve kudo ku ata jetojne. Do na mungosh te gjitheve ti dh fanella simbol me nr 5. Urime dhe sa me shume gezime e mbaresi ne jete ne te ardhmen
gim ,
sapo agoji nje dite e bukur,ne keto dite injorance alla gim
nje fillim te ri kuq e zi,
dhe Canaj nje emer qe do na kujtoji me lotet e tij fitoren e madhe ne armeni, simbolin e fitores,france 2016,
duke qene jo vetem kapiten,
por lider, qe nuk luajti po la te ardhmen Ajetin, kjo eshte vlera ,Vlerat canaj, mavraj e me rradhe memushi, hysaj,roshi,manaj i ri, hyka,berisha,gjimshiti,Ajeti, abrashi,xhaka,balaj,sadiku, xhaka……….kuq e zi, qe zgjuan patriotizmin shqiptar e jo nje njerez si gimi nga teherani, nuk bejne tjeter vecse njollosin shqiptarizmat.
agimi i nje boterori,suksese kuq e zi
te mbeshtesim de biazin,ai mbetet fitues
Mavraj, një nga lojtarët më me personalitet të kësaj kombëtareje. Pasues i denjë i Lorikut…… Këtu nuk mendoj se hyn shumë kaurllëku apo turkllëku??????!!!!!!!!!
Lorik Cana do mbetet i paharrushem per grinten dhe emocjonet qe i dhuroj kombetares dhe i paharruar do te mbetet gjithmone goli me koke kunder Parisit te madh ne Velodromin e Marseilles! Ai gol dhe ekzaltimi i Lorikut ne ate moment ka qene fotoja kryesore e te gjitha gazetave francese. Respekte perhere Lorik Canes kapitenit te Marsejes se madhe me Frank Riberin dhe kapitenit te Kombetares Shqiptare!