Mbyllet aventura europiane e Partizanit

25 Gusht 2016, 21:37Sport TEMA

Partizani i ka dhënë fund aventurës eruopiane duke u eleminuar në fazën e “play-offit” nga skuadra ruse Krasnodar.

Të kuqtë barazuan në sfidën e kthimit në “Elbasan Arena” me rezultatin e bardhë 0-0, por humbja e pësur në transfertë me rezultatin 4-0 e kualifikon Krasnodarin në fazën  ëe grupeve në “Europa League”.

Një sfidë mjaft e mirë për Partizanin që arriti të kontrollojë 90-minutat por që nuk arriti të shënojë në portën kundërshtare.

Pavarsisht eleminimit Partizani arriti që të bëjë një paraqitje mjaft të mirë në Europë duke eleminuar në turin e dytë të Champions League Ferencvarosin, duke u eleminuar në raundin e tretë nga Salzburgu.

Tashmë vëmëndja e 15-herë kampionëve të vendit do të përqëndrohet tek kampionati ku janë pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion./f.b

1 komente në “Mbyllet aventura europiane e Partizanit”

  1. Arian says:

    “Ashtu hyri ashtu doli, kastravec”. Hyri nga fati dhe doli me merite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje