Hedhja e shortit për Uefa Champions League vuri sërish përballë njëri-tjetrit vëllezërit shqiptar Granit dhe Taulant Xhaka.
Pasi u përballën kundër njëri-tjetrit në “Euro 2016” në sfidën Shqipëri-Zvicër, tashmë dueli do të jetë në ndeshjen Arsenal-Basel.
Në lidhje me këtë përballje Granit Xhaka ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook.
“Pasi u përballëm me njëri-tjetrin në Euro 2016, ne do të përballemi përsëri Uefa Champions League. Kjo është edhe më e veçantë për mua pasi do të përballem edhe kundër ish klubit tim. Por unë shpresoj shumë që ne të dy të kalojmë në raundin tjetër.” Shkruan Granit Xhaka.
Baseli dhe Arsenali bëjnë pjesë në Grupin A, së bashku me PSG-në dhe Ludogorets./f.b