Federata Shqiptare e Futbollit merr një tjetër gjobë nga FIFA.
“Qeveria” e futbollit botëror ka vendosur që Kombëtarja shqiptare të humbasë në tavolinë ndaj Luksemburgut.
Bëhet fjalë për takimin miqësor që Shqipëria luajti më 29 mars ndaj Luksemburgut.
Edhe pse sfida u fitua me rezultatin 2-0 nga kuqezinjtë, FIFA ka vendosur që ndeshja të quhet e humbur në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe shkak për këtë bëhet aktivizimi i mesfushorit Ergys Kaçe.
Ky i fundit mori dy kartona të verdhë në miqësoren e 26 marsit ndaj Austrisë dhe nuk duhej aktivizuar përballë Luksemburgut, raporton Panorama Sport.
Gjithashtu Komiteti i Disiplinës pranë FIFA-s ka vendosur që FSHF të gjobitet edhe me 7500 franga.
Keshtu eshte kur punesohen kusherinj,shoke,apo te rekomanduar te partive politike ne vend te njerezve te afte e profesioniste. FSHF po behet me keq se Komiteti Olimpik Shqiptar qe eshte zaptuar nga parazitet e LSI qe 4 vjet stervitje te notarit Sidni Hoxha i hodhen ne hale pasi nuk moren mundimin ta regjistronin ne garen qe i takonte ne Rio.