Triumfi i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara në basketboll për meshkuj në Olimpiadën Rio 2016, në finalen përballë Serbisë është ironizuar në televizionet amerikane.
Yjet e NBA-it i siguruan vendit medaljen e tretë radhazi në Lojërat Olimpike, në një duel pa histori, ku amerikanët fituan me 30 pikë diferencë, me rezultatin 96-66.
Një ndeshje ku ekipi serb u shfaq i pafuqishëm dhe ngjasonte me një grup fëmijësh që nuk mund të bënin asgjë përballë yjeve të basketbollit botëror.
Kjo ishte mënyra sesi ndeshja finale u transmetua edhe në spektaklin e mbrëmjes nga Conan O’Brien, në televizionin TBS.
Në pamundësi për të transmetuar imazhet e sfidës, televizioni vendosi të improvizonte atë që ndodhi në parket, duke shkaktuar jo pak ilaritet mes publikut.
Edhe pse ironia ishte e dukshme, pamjet tregonin atë që ndodhi realisht gjatë ndeshjes, me basketbollistët amerikanë që dhuruan spektakël dhe rivalët të cilët vetëm shihnin lëvizjet e tyre.
Në fund edhe drejtuesi i emicionit vendosi të përfitonte nga situata, duke realizuar edhe ai dy pikë.
Po kur Bolt tregonte superioritetin e tij ndaj amerikaneve (te pakten ne tre olimpiadat e fundit) ne 100m, 200m dhe akoma me keq ne stafeten 4x100m ku ekipi amerikan u diskretitua plotesisht aq sa me veshtiresi fituan edhe medaljen e bronxit, cfare thane gazetaret amerikane?
mire ua bere vella!!!
.mire ua bere vella!!!