Juventusi, drejt një tjetër blerje të madhe

24 Gusht 2016, 13:50Sport TEMA

Blaise Matuidi është një futbollit i Juventusit. Lajmi është dhënë nga gazeta franceze L’Eqiupe, sipas së cilës kampionët e Italisë kanë arritur marrëveshjen me Parisin për 30 milionë euro dhe 4 bonus. Mbeten për të detajuar kontratën me futbollistin, që manaxhohet nga Mino Raiola.

Matuidi përfiton 9 milionë euro neto në sezon me kampionët e Francës. Eliminimi i Romës nga Champions i jep një bonus më të madh juventinëve në Evropë dhe në këto kushte është përshpejtuar edhe marrëveshja me Parisin për mesfushorin që do të marrë vendin e lënë bosh nga Pogba.

Takimi me klubin francez është programuar në ditën e hedhjes së shortit të Champions League, ndërkohë që marrëveshja me futbollistin vijon prej javësh. Juventus kërkon që Matuidi të bëjë një ulje të pagës së tij në vitet e ardhshme, ndërkohë që PSG do të arkëtojë 30 milionë euro dhe4 milionë nga bonuset e ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje