Klubet gjermane të futbollit fitojnë nga viti në vit gjithnjë e më shumë para. Në krye të tyre Bajerni i Mynihut, sepse ai ka numrin më të madh të tifozëve, numrin më të madh të kontratave për reklama, futbollistët me pagat më të larta dhe shumën më të madhe të parave të depozituara në llogaritë e klubit.
Karsten Hollasch drejtues i sektorit për Bizneset sportive pranë firmës së konsulencës Deloitte, e konfrimon këtë gjë në bisedë me DW-në. Ai tha se tek klubet gjermane të futbollit “vihet re prej një periudhe të gjatë një rritje e qëndrueshme e të ardhurave.”
“The Big Five”
Ekipet që luajnë në kategorinë e parë në Angli, Gjermani, Spanjë, Itali dhe Francë dominojnë futbollin profesionit në Evropë. Ky është përfundimi në të cilin arrin studimi i firmës së konsulencës Deloitte “Annual Review for Football Finance 2016”.
Prej të ardhurave nga biletatat për ndeshjet, reklamat dhe sponsorizimet Bundesliga madje është më mirë se sa Spanja, Italia dhe Franca. Më mirë se sa ekipet që luajnë në Bundesliga janë vetëm ato që luajnë në kampionatin anglez.
Për shkak të rritjes së interesimit të publikut të ardhurat prej biletave për ndeshjet e katagorisë së parë të Bundesligës janë rritur sipas raportit me 8%. Në një ndeshje të Bundesligës vijnë mesatarisht rreth 43.000 vetë dhe rreth 90% e biletave shiten. Vendet e tjera të Evropës vetëm mund të ëndërrojnë për shifra të tilla.
Burime të ardhurash shtesë
Një burim tjetër të ardhurash për ekipet e Bundesligës janë abonimet për t’i parë ndeshjet në televizion. Tani kulbet po përpiqen për ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të “produktit Bundesliga”. Kështu ekipet e kategorisë së parë po shkojnë gjatë periudhës së pushimit të kampionatit gjithnjë më shumë për ndeshje apo takime miqësore në tregje të tjera. FC Bayern p.sh. në SHBA kurse Schalke 04 në Kinë.
Pjesë e strategjisë së ekipeve të Bundesligës janë edhe kujdesi intensiv për prezantimin e tyre në mediat sociale, si Facebook dhe Twitter.
Ore cfare shkruani budalliqe ju te Tema. Deutche Welle eshte radio zyrtare gjermane dhe eshte njesoj sikur te shkruaje Radio Tirana.
Futbolli gjerman eshte me i dobeti nga 5 ligat kryesore europiane. Eshte e vertete qe ka shume tifoze ne stadiume, por cmimet e biletave jane aq te ulta sa nuk sjellin fitime te medha.
Jashte Gjermanise nuk ka nje baze te gjere tifozes dhe per pasoje marketingun e jashtem e ka shume te ulet.
Konkurenca mes ekipeve qe garojne eshte minimale. Qe ne Nentor dihet qe Bayern Mynich fiton kampionatin. Madje kur Dortmund behet rrezik per Bayern, ata i blejne lojtaret kryesore.
Shitja e te drejtave televizive per kampionatin gjerman eshte e ulet dhe per pasoje klubet marrin pak para.
Nje shembull per te ilustruar te ardhurat nga e drejta televizive: Real Madrid fitoi Champions League dhe mori shperblim 92 milione euro. Aston Vila, ekipi qe ra nga kategoria ne Angli ka marre 105 milione euro nga e drejta televizive…
Kur Manchester United, Real Madrid dhe Barcelona benin ture ndeshjesh miqesore ne Azi dhe Amerike, gjermanet benin pushime ne diell. Sot keto ekipe kane bazen me te gjere te tifozeve ne Bote dhe jo kot jane ekipet qe kane vleren me te larte ne treg.
P.S: Mos i merrni copy/paste lajmet e DW po vendosni ndonje person qe merr vesh sadopak nga futbolli t’i rishkruaje.
Miqesisht, Dori…