Çfarë mendon Lorik Cana për politikanët e politikën shqiptare

27 Gusht 2016, 14:32Sport TEMA

Ndonëse i rritur larg Kosovës, ai është gjithmonë me sytë nga atdheu. Lorik Cana, edhe pse i përkushtuar në atë që di të bëjë më mirë, mendon se konfliktet politike janë për interesa personale dhe se politikanët shqiptarë kanë ende shumë për të bërë.

Në një intervistë për “Kosovarja”, atij i duket me rëndësi që njeriu të jetë i informuar jo vetëm çfarë ndodh në vendin e tij por në mbarë botën.

“Në të ardhmen unë do të kthehem në vendin tim edhe nëse jo aty ku jeton familja ime. Më intereson të informohem për çdo territor ku ka shqipfolës.

Unë besoj se kemi politikanë të aftë për të drejtuar vendin, por që nuk iu jepet mundësia atyre që janë të tillë. Si gjithmonë politika është në interes të pushtetit dhe aty brenda ka gjithmonë konflikte për interesa personale.

Unë nuk mendoj se politika është komplet negative por duke parë nevojat që ka vendi ynë dhe vështirësitë që has populli mendoj se politikanët kanë akoma shumë punë për të bërë.

Pyetja e duhur është a po ecin me shpejtësinë e duhur Shqipëria dhe Kosova? Personalisht jam i mendimit se kur ke mundësinë ti ngjitësh shkallët katër e nga katër duhet ta bësh për të arritur nivelet e shteteve të tjera”­ thotë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje