Rama në FB, live me qytetarët: “Vettingu” do kalojë me ose pa PD. Kemi më shumë se 84 vota. Koalicioni me LSI dhe sfidat që na presin...

30 Gusht 2016, 11:32Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët në Facebook e Twitter tha sot se Vettingu do të miratohet sot me ose pa votat e opozitës.

Madje ai ka theksuar se” Vettingu” do të kalojë me 84 vota, por ndoshta edhe më shumë, duke iu referuar që në fillim reformës në drejtësi “thembra e Akilit” për shoqërinë shqiptare.

Së pari, sot pasdite ka një seancë të posaçme për të kaluar ligjin e Vettingut që bashkë me 6 ligjet e tjera i hap rrugën zbatimit të reformës në drejtësi, do kalojë me ose pa konsensusin e PD, këto ligje do të kalojnë me 84 vota ose më shumë” tha Rama.

Duke u ndalur tek  drejtësia, Rama ka thënë se, pas nisjes së zbatimit të Reformës në Drejtësi, nuk do ketë mundësi më askush që të blejë apo shesë drejtësinë.

Nuk do të blihet drejtësia. Nuk do të ketë më korrupsion në gjyqësor, nuk do të shkojnë tëk ai që paguan më shumë. Reforma kërkon vite. Nuk është një reformë që e bën sot dhe merr rezultate nesër” tha Rama.

Lidhur me çështjen e korrupsionit, ai ka shtuar se, ende kjo plagë nuk është shëruar.

Korrupsioni në përgjithësi, është larg së qeni e shëruar. Por unë i qëndroj bindjes se lufta reale kundër korrupsionit për modernizmit të sistemit vijon.

Nëse i referohemi këtij parimi ka shumë përparime edhe pse nuk janë të mjaftueshëm edhe pse jemi në një realitet që ka probleme serioze.

Mjafton të shohim disa aspekte ku korrupsioni na ka penguar. Mund të shohim në fushën e informalitetit” tha ai.

Rama ka thënë se për vite me radhë korrupsioni ka qenë prezent edhe fushën e legalizimeve të objekteve të ndërtuara pa leje, furnizimit me energji elektrike, por tashmë janë bërë hapa të rëndësishme për të çliruar shtetin nga tentakulat e korrupsionit.

“Mund të shohim në fushën e informalitetit. Korrupsioni në legalizime, nuk mund të themi se nuk ka korrupsion në legalizime, por mund të themi se jemi shumë më mirë seç ishim 3 vjet më parë.

Fakti se është bërë shumfish më shumë punë, flet vetë. Korrupsioni i jashtëzakonshëm që ishte në sektorin e furnizmit të energjisë elektrike, a ka përfunduar procesi nga elementët e korruptuar?

Në tërësi mund të themi se janë bërë hapa të rëndësishëm për të cliruar shtetin nga tentakulat e korrupsionin e kudondodhur, por sigurisht që ka edne problem të mëdha.Unë jam koshient që kemi akoma shumë punë për të bërë.

Nuk janë njerëzit që e korruptojnë sistemin, është sistemi që i korrupton njerëzit” tha ai.

Sa i përket rritjes ekonomike në vend, Rama ka thënë se, është një sfidë e përbashkët, por shumë shpejt do të ketë edhe rritje të rrogave e pensioneve pas përmirësimit të situatës ekonomike pas 3 viteve me radhë.

“Sfida që unë kam çdo ditë është sigurisht rrija e pensioneve dhe rrogave. Dua të fokusohem tek rrogat dhe pensionet. Kjo nuk diskutohet, por është një sfidë e përbashkët.

Por mos e harroni kushtet në të cilat erdhëm. Ne kemi rritur vlerën e rrogave me heqjen e taksimit të sheshtë. Ne i kemi shtuar lekët në xhepat e shqiptarëve.

Ne do të punojmë intensivisht, që koha e rritjes së pensioneve dhe rrogave nuk do të jetë shumë e largët.

Ekonomia është rritur me 3%, pra kemi një ekonomi që po rimëkëmbët. Unë e di që kjo rritje ndoshta nuk ndihet por duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk mund të ndodhin mrekullira sa hap e mbyll sytë” tha Rama.

Koalicioni me LSI e PDIU

Lidhur me koalicionin qeverisës, Rama ka thënë se ka skeptikë, por edhe mbështetës ndërkohë që koalicioni është garancia për reformat që po modernizojnë Shqipërinë dhe po hedhin bazat për të pasur shtet.

Ai shtoi se shumë shpejt do të ulen në tryezën e koalicionit dhe të diskutohet për programin e 4-vjeçarit të ardhshëm, për të vendosur sesi do paraqiten para shqiptarëve për mandatin tjetër.

Ai është ndalur edhe tek PDIU ndërkohë që ka thënë se koalicioni ka mbështetje të gjerë në territor. Ai theksoi se ky koalicion ka shumë gjëra për të përmirësuar, por meriton vërtetë njohjen e meritës se është baza e sigurtë e reformave po modernizojnë vendin.

Kam dëgjuar shpesh me LSI apo pa LSI. Unë e di shumë mirë se koalicioni ka shumë mbështetës, ka dhe shumë skeptikë dhe jo pak kundërshtarë.

Duhet parë në shumë nivele, në nivelin e përditshmërisë dhe funksionimin në mbarë territorin dhe këtu flas jo në marrëdhënie ndërpartiake, por në marrëdhënie të administratës dhe përfaqësuesve të koalicionit.

Nëse në aspektin e parë ka shumë gjëra për të korrigjuar, dhe jo pak gjëra për të kërkuar ndjesë, sidomos në nivelin sesi ndërtohen marrëdhëniet me qytetarët, në nivelin strategjik po i bën një shërbim shumë të madh këtij vendi, ka reforma që duhet të ishin bërë këtu e 20 vite kusur të shkuara.

Ky koalicion, në gjykimin e së përditshmes mund të ketë shumë gjëra për të rrudhur buzët, por në gjykimin strategjik meriton njohjen e meritës së madhe se është baza e sigurt e reformave të mëdha që transformojnë Shqipërinë.Reforma që nëse do të ishin bërë 20 kusur e vite të shkuara do të kishin dhënë efekte. Por ne i nisëm dhe të jemi të sigurt se Shqipëria e gjeneratës tjetër do të jetë edhe më e mirë”.

Sa i përket rilindjes urbane dhe skeptikëve se përse kjo iniciativë ka nisur nga qytetet, Rama ka thënë se, çdo rimëkëmbje fillon nga qendra, por ka theksuar se mandat pas mandati çdo pjesë e vendit do të marrë pamjen që meriton.

“Ka shumë simpati dhe shumë skepticizëm. Ka qytetarë që pyesin pse vetëm qytetet. Ne nuk bëjmë në kaq pak kohë atë çfarë nuk u bë në 20 vite.

U fillua mbrapsht. Çdo rimëkëmbë fillon nga qendra e cila krijon komunitet. Ne e kemi filluar punën me një rend, sigurisht që nuk kemi kohë 20 vite.

Por që mandat pas mandati, forcë pas force çdo vend do marrë pamjen që meriton. Askush të mos ndihet i përjashtuar”.

Për sa i takon fushatës zgjedhore në Dibër, Rama ka thënë prej një viti nuk kishte marrë asnjë projekt nga bashkia e Dibrës, ndërkohë që duke u ndalur tek rruga e Arbrit ai ka shtuar se kjo rrugë do të ndërtohet, por kjo do të arrihet falë partneritetit publik privat pa bërë gropa të reja dhe aventura që e çuan vendin në kolapsin e vitit 2013.

“Rruga e Arbrit, thonë se e lamë gati . Pse nuk filloi? Arsyeja pse nuk filloi rruga e arbrit është sepse ata nuk lanë asgjë në tavolinë. Ata kishin një projekt për të marrë bo, por ne nuk mund të nisim mandatin tonë me borxhe por me shlyerje detyrimesh.

Ne kemi negociuar me kompaninë kineze jo borxh por partneritet publik privat. Ne do të vijojmë të bëjmë investime, pavarësisht nga propaganda e kundërshtarëve.

Ne kemi negociuar me kompaninë kineze, dhe do ta ndërtojmë rrugën e Arbriot në mënyrë të tillë që mos të krijojë gropa të reja. Duke parë se këtu vazhdojnë pyetjet me shumë dëshirë” .

10 komente në “Rama në FB, live me qytetarët: “Vettingu” do kalojë me ose pa PD. Kemi më shumë se 84 vota. Koalicioni me LSI dhe sfidat që na presin…”

  1. Qarri i zigurit says:

    E frikshme sa i eshte trashur qafa dhe mendja ketij.

    1. tir says:

      edi lere fare ate pune se tu bene floket dele,,,,duke mendur dit e nat per hallet e popullit,, kam pas thene dikur se ky ka kujtuar se do behet kryeminstri frances ,, nuk ja ka marr mendja 1 milon problemet qe ka ky vend, ,, per floket sma merr mendja se e lodh trurin aq shum per problemet,, ku e ke shkopin magjik te zgjidhen te gjitha problemet apo ta vodhi ilir meta rruges,,,,,,,,,,,,,, kohet e fundit ka kuptuar dhe shkakun pse nuk shkojne gjerat mire ,, thot nuk kemi para,,,,,,,,,,,, sa e veshtire paska qene per ta kuptuar ,,,,,,,,,,,,,,,,

  2. Sul Pumi says:

    Zoti KRYEMINISTER . kemi nja dy gjera te vogla per te na sqaruar . ! E PARA ….Thoni se kemi ngritje ekonomike Tre PERQIND . A i keni rritur pensionet automatikisht ne kete shifer ,ashtu si edhe gjithe bota ,rrit cdo vit pensionet. .. 2 … E dyta, Bukur flet per reformen ne drejtesi . ..A do te vazhdoje te perdhunohet ,ne te ardhmen kushtetuta , sic vazhdon deri me sot , ligji nr 181 , posacerisht per pronat .Apo do vazhdojme te pagojme ne shekuj vendimet kunder shtetit shqiptar ne favor te pronareve.. Jemi ne pritje te pergjegjes suaj , per keto dy pyetjet qe ju shtrojme Faleminderit per mirekuptimin.. Z Kryeminister.

  3. Briklona says:

    Ne te besuam, ne te besojme, shpresuam dhe shpresojme!
    Duhen pastruar ferrat me rrenjet metastaze qe e kane infektuar Shqiperine dhe e kane mberthyer dhe nuk e lene te mare fryme.
    Besojme se reforma ne drejtesi do t’i shkule rrenjet kanceroze qe ka mbjelle Saliu dhe kush ka vene dore mbi Shqiperine dhe pasurite e shqiptareve te thjeshte, te paguaje.
    Nqs nuk paguajne ata, mos flisni me per reforme dhe reforma!
    Ne jemi me ty, jemi me ju qe doni nje Shqiperi europiane!

  4. i says:

    Ne koh te merhumit kllufat e k….. i mershim me rrecet ne farmaci tashti i gjen me shumic ne kryeministri.

  5. Klimax says:

    Futi more alabak nje brisk surratit se dukesh si burgaxhi qe sapo ke thithur pluhurin e bardhe me hunde!!!!

  6. mirel says:

    Ik or b. Q.r
    Duhet te mbash pergjegjesi per koncesionet.
    E shitet Shqiperine per xhepat tuaj dhe na can derrasat me vetingun
    E keni vendin me Saliun te gjithe ne burg.
    Me e pakta, se me hak doni plumbin ballit

  7. sherifi says:

    E dime qe eshte e veshtire te ringrihet nje shtet qe kishte , vite qe kishte mare tatepjeten per ne humnere, e dime qe duhen kapitale per te stabilizuar situaten, e dime edhe qe gropa e krijuar ishte bere aq e thelle, sa ska zot qe e mbush per nje kohe te shkurter. Pervec reformes ne drejtesi qe duhet te perfundoi sa me shpejte te jete e mundur, duhen pare edhe ne disa fusha te tjera, ka nje shprehje te forte per kte: ” duhet ne cdo institucion, nga larte deri ne baze qe punes ti gjendet njeriu dhe jo njeriut pune”.

  8. Baba Tomorri says:

    Mbare reforma!

    Shikoni dhe ligjin per token. Himarjotet nuk meritojne te trajtohen ne kete fare feje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje