A po na përsëritet historia në variantin më tragjik?!

31 Gusht 2016, 10:57Rajoni TEMA

Nga Jakup Krasniqi

Që nga viti 1878, sa herë që na janë rrëmbyer pjesë të rëndësishme të trojeve etnike, si nga Traktatii Shën-Stefanit dhe Kongresi famëkeq i Berlinit, nuk kanë munguar jo pak shqiptarë lakmitarë të pushtetit që të thoshin: “S’ka gjë”, se kështu po thotë: “Baba Mbret”. Madje kjo “s’ka gjëja”, shqiptarëve u është përsëritur jo më pak së pesë herë (1878, 1913, 1925, 1945 dhe, së fundmi në 2015).

Ç’prej atëherë shqiptarëve u janë përsëritur mbase katër llahtari të mëdha, u janë përsëritur katër periudha gjenocidi (1876/78, 1912/1913, 1944/45 dhe ai i vitit 1998/99). Problemi nuk është vetëm pse ndodhen këto shkëputjesh të mëdha territoresh (në mesin e këtyre territoreve ishte dhe Çamëria), por pse në kontinuitet nuk kanë munguar përpjekjet nga vetë shqiptarët, madje në kohën tonë edhe “akademikë” e ”shkencëtarë”, se për “politikanë” të mos flasim, që t’i rehabilitonin dhuruesit e hapësirave shqiptare, armiqve të Shqipërisë! Ky fenomen është shfaqur edhe në mileniumin e ri (shek. XXI)!

Nuk ka dyshim se rastet më eklatante ishin ai i vitit 1925, kur Zogu ia fali Vermoshin e Shën-Naumin Serbisë dhe tani, kur Thaçi e Mustafa po ia falin hiç më pak se mbi 8200 hektarë tokë (nga më strategjiket!) Malit të Zi! Veprime të tilla sikur janë kthyer e po trajtohen si normalitet për një pjesë të shqiptarëve. Se herave të tjera “disi” mund të arsyetohemi, se ishin vendimet e Fuqive të Mëdha!

Herën e parë, në 1876/78, nga forcat e Princ Millanit, është zhbërë Shqipëria e Toplicës, nga ku janë zhbërë (shkatërruar) mbi 500 vendbanime shqiptare, të cilat veprime u legjitimuan nga Traktati i Shën-Stefanit dhe Kongresi i Berlinit. Madje nga ky i fundi, Mali i Zi në përbërjen e tij gëzonte 50 për qind toka të shqiptarëve! Kështu ishte, kur Fuqitë e Mëdha të Evropës në emër të dobësimit të Perandorisë Osmane, tokat shqiptare ua dhuronin të krishterëve shovinistë (me gjuhën e sotme mund të thuhet edhe ekstremistë!) të Ballkanit. Nuk duhet mohuar fakti, se në letër, vendimet e Kongresit të Berlinit i obligonin shtetin e Serbisë e të Malit të Zi, që t’i rikthenin të shpërngulurit në trojet e tyre dhe t’i respektonin të drejtat e pakicave, por në praktikë një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë! Përkundrazi, përpjekjet serbe për shkatërrimin e dëbimin e shqiptarëve nuk pushuan kurrë, madje as sot e kësaj dite!

Herën e dytë, në1912/13, në Luftën e Parë Ballkanike, kur ushtritë e Serbisë e të Malit të Zi, ushtruan gjenocidin e radhës, të dytë, mbi popullsinë shqiptare të Kosovës e të Maqedonisë. Në vitin 1913, të dielën e Pashkëve, në prag të Luftës së Parë Botërore, shkrimtari vienez, izraeliti Leo Frojndlih (Leo Freundlich), e kishte botuar një libër që jo rastësisht e kishte titulluar: “Akuza që ulërijnë”). Në atë libër autori rrëfen për “Golgotën shqiptare” ose holokaustin shqiptar siç e ka cilësuar gjermani Hans Peter Rullman në parathënën e librit “Golgota shqiptare”, botuar në HAMBURG 1992 (shih, Leo Frojndlih: Golgota shqiptare, “Lilo”, Tiranë 1995, f. 10), gjermanisht, anglisht dhe kroatisht.

Në faqen 39 të librit, izraeliti Leo e tregon qëllimin e librit të tij. Ai thotë: “Qëllimi i këtij botimi është ngritja peshë e ndërgjegjes së popullit Evropian. Raportet e përmbledhura këtu në vetvete përmbajnë disa nga ata që kemi mundur të grumbullojmë. Tjetër.

Materiali është i njohur nëpër qeveritë e Evropës përmes konsujve të tyre zyrtarë, si dhe nga artikujt e bollshëm që janë pasqyruar në shtyp.”  Në të njëjtën faqe, gjithnjë sipas të dhënave të kohës, autori kishte argumentuar me të dhëna të shumta se Serbia dhe Mali i Zi kishin ardhur në përfundimin se: “Shqiptarët duhet shfarosur”.

Sipas autorit, kjo politikë e gjenocidit, kishte shkaktuar shumë reagime, me ç’rast sjell reagimin e francezit Pierre Loti, i cili kishte shkruar: “Një popull trim, një popull të shquar, po e torturojnë të mbërthyer në kryq përpara syve të gjithë botës. Por Evropa, Evropa Kristiane, Evropa e civilizuar, nuk po flet qoftë edhe një fjalë për këtë.

Me dhjetëra-mijëra numërohen njerëzit e pambrojtur, të cilëve u ka kaluar qafa nëpër tehun e thikës e të bajonetës, gratë e përdhunuara, pleqtë dhe fëmijët e mbytur, me qindra fshatra të djegura e të rrafshuara për tokë; priftërinjtë të lënë pa frymë. Por Evropa vazhdon të heshtë”. (Po aty, f. 39).

Për të realizuar politikën “shfarosëse (shkatërruese – J. K.)”, shtetet e përmendura e kishin vetëm një gjuhë dhe ajo ishte, gjuha e çizmes me gozhdë, e çizmes më çnjerëzore të ushtarit të shfaqur në mënyrën më të llahtarshme të mundshme dhe të paparë në Evropën e kohës. (Po aty). Ato llahtari Evropa do t’i shihte vetëm në kohën e nazi-fashizmit, në Luftën e Dytë Botërore.

Ato llahtari e kishin shtyrë, njohësen më të mirë të popujve të Ballkanit, Edit Durhramin që t’ia dorëzonte Medaljen e Florinjtë Kral Nikollës dhe t’i thoshte: “… tani e di mirë se Kral Nikolla dhe pasuesit e tij, janë shumë më mizorë sesa Turku dhe nuk mund ta mbaja qoftë edhe një çast më tepër dekoratën e tij të përlyer me gjak”. (Po aty, f. 30). Edhe në luftën e fundit, regjimi i Beogradit ka ndjekur të njëjtën shkollë. Me këtë rast po e shkëpusim një përshkrim te intelektualit e gazetarit serb, Mirosllav Filipoviq.

Ai thotë: ”Jo vetëm që kam plotësisht të drejtë, por ato ngjarje që i kam përshkruar në rrëfimet e mia, janë lodra fëmijësh në krahasim me atë që u kanë bërë djelmoshat tanë civilëve kosovarë. Gjatë kohës që isha në burg më shkruanin edhe priftërinjtë dhe murgjit që kishin shërbyer në Kosovë. Në ditarët e këtyre etërve përshkruhen, nga dita në ditë, mëkatet që bënin policët dhe ushtarët tanë. Ditarët e këtyre priftërinjve dhe murgjve janë plot me shqiptarë të vrarë, shqiptare të dhunuara, fëmijë të vdekur dhe të djegur (…).

Politikanët tanë, as që i komentojnë këto ngjarje e lëre më t’i dënojnë (…). Sado që dikush mendon se ky operacion ishte i justifikueshëm dhe i duhur në planin kombëtar, ose ‘kombëtarisht i nevojshëm’, qëllimi i operacionit «Patkoi» është kriminal”. (Mirosllav Filipoviq: “Dugi marš ka istini o zlocinima”, Marsh i gjatë drejt së vërtetës për krimet, Revista Republika nr. 263).

E njëjta logjikë, me atë që e thoshte serbi Filipoviq para shumë viteve, po vazhdon edhe sot nga qeveritarët e Beogradit, madje edhe pas pesë viteve të bisedimeve me ndërmjetësimin e Brukselit! Qeveritarët serbë planifikojnë t’i ngrenë Përmendore edhe Millosheviqit! Kjo i bie sikur gjermanët e italianët t’iu ngrenë përmendore Hitlerit e Musolinit?! Mbase edhe më keq! Po të vepronin kështu evropianet në vitet e ’50-ta, a thua do të kishte BE?

Herën e tretë, në 1925, pasi Zogu ishte kthyer në pushtet me ndihmën e qeverisë serbe të Pashiqit dhe si shpërblim, qeveria e Zogut ia dha Serbisë Vermoshin dhe Shën-Naumin në rajonin e Ohrit. Më pas Zogu e filloi masakrimin e patriotëve shqiptarë. Ndonëse, çuditërisht, sot e gjithë ditën, bëhen përpjekje për ta arsyetuar Ahmet Zogun! Po, shqiptarët sipas Fallmerajerit (Jacob Philipp Fallmerayer), “tradhtinë e marrin si diçka normale”. Kjo, mbase na ka mbetur që nga koha e Skënderbeut.

Hera e katërt, në 1944/45, kur ndodhi një terrori egër i ushtruar nga partizano-çetniket e Tito-Rankoviqit, dhe me mbështetjen e disa “shqiptarëve”. Madje, në verën e 1945-ës vendosen që Kosova t’i aneksohej Serbisë! Edhe kësaj radhe, si zakonisht pati shqiptarë që thanë: “S’ka gjë!”. Ndashtë ishte bërë refren i një kënge që përsëritej sa herë shqiptarëve iu shkëputej një copë tokë!

Hera e pestë, në 2016! Dy njerëz, kanë vendosur që Serbinë ta bëjnë hisedare në sovranitetin e shtetit përmes Listës Serbe (që vazhdojnë të mos e njohin Kushtetutën, ligjet dhe simbolet e Republikës së Kosovës, pra, që nuk e njohin shtetin e Kosovës!) dhe Malit të Zi t’ia falin mbi 8200 hektarë të tokës stërgjyshore, se kështu po e kërkon interesi i pak njerëzve që kanë grabitur pushtetin. “Po na thonë miqtë”, deklarojnë paturpësisht këta qeveritarë!!! Dhe për hatër të tyre përsëri s’ka gjë! -Jua falim malazezëve “do bakrrina  në Bjeshkët e Nemuna”, po mëshirohen Isa e Hasha!

Është ky një refren tepër i njohur vite e vite për çdo shqiptar të vëmendshëm!

Përfaqësuesit e popullit shqiptar të Kosovës kanë rastin ta vazhdojnë pambarim refrenin… apo, shkurt, t’i thonë një Jo të madhe! Le të shpresojmë se një refren ndryshe do ta këndojnë DEPUTETET e Kosovës!

Historia është duke na u përsëritur në variantin më tragjik të mundshëm.

22 komente në “A po na përsëritet historia në variantin më tragjik?!”

  1. ded gjo luli me shok! says:

    epo shqiptart edhe ne hymnin e tyre kombetar,kur vjen fjala “tradhetor” e ngrejn zerin ne kup te qiellit,a thu se po I ngrejn hymn tradhtorit dhe tradhtis.
    nji hymn per tradhetaret! ky esht hymni kombetar shqiptar.
    te ndrrohet hymni pa tjeter dhe te behet hymni I ri kombtar!
    te jet nje tekst me ilire,me kastriot me rilindas dhe me epopen e rezistences shqiptare te luftes se dyt botnore. kto duhet te jen fjalet dhe momentet qe do dominojn tekstin e hymnit te ri kombetar.
    muziken le ta kompozoj nanji shqiptar kompozitor profesjonist.
    rilindja fillon qysh nga hymni.
    se po I mbajtet shpresat me rilind ne EU sic kan vendos politiksat shqiptar atehere ndoshta do ta hani sapunin per djath se EU po calon dhe mund te rrezohet,dhe kur gjithkush te kthehet ne shtpi te tij shqiptart do ngelen rrugve si gjithnji me par.
    hiqeni hymnin e tradhetorit dhe beni hymnin e besnikut te kombit.
    beni edhe nji ligj per tradhetaret ku ata qe I kthejn shpinen vendit te tyre te cilsohen si te huaj dhe te mos ken te drejt votimi.
    fatet e vendit ti votojn ata qe kan zgjedh me rrojt ne at vend! edhe ata qe do zgjidhen duhet te jen shqiptare,e jo te lidh me vendet e tjera qe, kur deshton shqipnija tak ja hypin avjonit dhe hidhen matan ke pasaporta e dyt.

    1. Apollon says:

      O jakup (Jacob emer Hellen)po ne si tja bejme hallit qe sunitat na zaptuan KOSTANTINOPOLIN (Gr qyteti Kostantinit).
      Si kujton ti se ne s’na qan Xhani per te,,na qan o lako na qan dite e nate por s’na le EUROPA na i ka lidhur duart se e shikonit ju Ellades si do rikthehej dhe njehere Perandoria e Lavdishme Byzantine
      Ellades i duhet perseri nje Geiorgios Kastriotis,ta udheheq nga Fitoria ne Fitore

      1. zz says:

        Greqia nuk ka b…te ndertij nje Shtet me parametra europiane megjithese eshte 35 vjet brenda ne ate bashkim e jo me te hapet b…per Perandori hahahahahaha akoma vijn zyrtaret gjermane e ju mesojn se si duhet te funksionoj Shteti kjo tregon per IQ e “lart” te atyre turmave qe mbahen per “helen” hahahahahaha

      2. greku i mire says:

        Kostadinopolin jo e jo qe nuk e marrim se nuk kemi bithe por thuaj shpresojm te mos luaj mendesh Erdogani e ta coj kufirin turk deri ne Selanik ate kufi qe njeh Ankaraja per kufi zyrtare

      3. Korabi says:

        Ju greket (ata se ti je thjeshte nje 300€) flisni percart, ngaterroni Bizantin me
        Greqine. Kryeqendra i grekeve qe nga antikiteti ka qene Athina. Bizanti u themelua si koloni greke, por ne toke Trake. Me pas famen ja dha Perandoria Romake, e cila kur u nda vendosi njerin kryeqytet aty. Pra kemi nje qytet Romak, ku gjuha zyrtare eshte latinishtja. Sa per Kostandinin ai ishte ilir nga Nishi. Greqishtja qe nga koha e Alexandrit u be gjuhe e perdorur gjithandej ne Lindjen e Mesme, pra dhe ne Anadoll, por kjo nuk i bente keto popullsi greke, por thjeshte grekafone. Keto grekafone u importuan ne Greqi me traktatin e Lozanes. Pra Greqia e sotshme etnikisht eshte nje perzjerje shqiptaresh, sllavesh ( Maqedonia greke perfshire Selanikun) bullgaro-turqish ( pjesa e Trakes greke) grekafonesh te ardhur nga Anadolli, vllehesh dhe se fundmi grekesh. Nuk mund te them me ekzaktesi se c’perqindje zene greket ne Greqine e sotshme por gjithsesi duhet te jene shume pak.

  2. lisi i djegur says:

    Paska fol tamam ky burr!
    Duket burr I mir.
    Kshtu duhet te flasin te gjith te tjeret.
    Respekt dhe voten ktij njeriu ja jap.

  3. like says:

    Nuk paska shoqata kombtare ta ngrene popullin ne rruge?

    Demokradhi hesapi!

    1. arbans says:

      ca lesh shoqatash o vlla. populli po vdes per buke, kurse keta te shoqatave “atdhetare” paguhen nga shtetet fqinje. imagjino c’behe!

  4. qorri says:

    Oo jakup pa maru metodat envero staliniste qi heronjt kombtar i qujm tradhtar ne kshu do perfundojm cope cope..ne kemi hala nen diktatur komuniste..me fytyr tjeter po diktatur..qi ka pas piksynim vetem me shit trojet shqiptare

  5. arbans says:

    O Jakup Krasniqi. Boll me perralla he burre. Shkuat ne Rambuje dhe i ulet breket atje para serbeve, pranuat qe Kosova te vazhdonte te ishte pjese e Serbise. Edhe kufirin me Malin e Zi vete e keni shitur, mos hani shume tani.

  6. stambolliu says:

    Vete e keni fajin se jeni kthyer ne kurva prej asaj Europe baxhelle i keni pare arabet ta vene bomben ke koqet nuk i ha [email protected] shjme per ate Europe kurve ja shkerdhejn Kishat ku i kane dhe ate kulture prej putanesh ja nxjerrin ujin e zi si shatervan sepse kete gjuhe kupton Europa kurve te njejte gje ben edhe Putini sepse e ka kuptuar se si mund te merresh vesh me dylberet e kurvat europiane te njejten gje ben edhe Erdogani thua te bene budallenjn

  7. Pellazgos says:

    Ju me emra Krasniq, Jakup, Ismail, Sulejman, Qemal nuk kini as edhe nje lidhje me kete komb.Njeriu kur ndron identitet me deshire ne vendin te tij dhe jo ne te tjetrit nuk mund te jete pjese e atij komuniteti se ka humbur respektin, dashurine, nderin e te pareve.
    Doni ju apo jo, ketu ka qene per 1000 vjet Orthodhoksi Greke, gjuhe Greke kulture, emra, besim, paqe, martesa te nje komuniteti, kunder barbareve te vonshem turq, fashiste , sllave.
    Pse kur jini kaq te ndershem dhe Aftohtonos I kini ndruar emrat e toponimeve dhe te zonave arkeollogjike qectregojne historine tone Helene qe nga Buthrotos, Apollonia .Ilisu jo Lezhe, Moskopolis jo Voskopoje nga Turkoalvanosat, Kostandinopoli jo Stamboll apo Kostandinopoja pa kuptim, Argjiro Kastros, Agios Vasilis jo Shenvasi, Epidamnos jo Durrazzo, Antigonea emer I princeshes dhe gruas se Pirros, pse nuk I festoni keto emra apo te kujtoni historine “tuaj”.
    Emathia jo Mati.
    A ka ndonje njeri qe te mendoje qe po te egzistonte glua (glosa) e buatiful shqipe nuk do kishte shkruar apo gdhendur dicka Iskander Beu?
    Apo qene budallenj ata dhe ne te zgjuarit.
    Ata e quanin veten pasardhes te Pirros, Aristotelis, Aleksandros, Aqileas, bijte e Zeusit te Olimpit qe gjithe bota mrekullohet kurse ju I quani shqipetare d.m.th turke ne identitet, besim, emra, kulture.
    Po nuk jini burra qe te festoni dhe te vendosni emra si Piros, Aristotelis, Olimpia, apo ti beni nje bust por kush ka luftuar per turqit I kini heronj apo si Tereza cpune ka kjo me kete komb.
    Vetem po te jini turq dhe si hipokrite vetequaheni shqipetare, qe edhe ky emer bashke me flamurin jane Simbole Greeke te Bizantit.

    1. undefined says:

      Po pra prandaj me habiti dhe mua perse stermbesa e Gjergjit shkoj tek keta “turq” per vizite e jo tek “autoktinet grek” te ardhur nga Deti i Zi “sternipat” e Akilit Sokratit e Platonit hahahahahahahahahahahaha oooooooPellazgos shko shkune nje here se te paska bllokuar trurin por shpejt se mos te te lere me pasoja hahahahahahahaha

      1. Akilis says:

        “Por, ai, në zemër kishte Jezusin (Isain) mendonte për tu shkëputur nga Perandoria. Në shpirtin e tij kishte një flakë për të rimëkëmbur altarët e krishterëve të vrarë dhe të shkatërronte Shtetin e osmanlinjve”
        Ja perse Jeorgji Kastrioti ishte Orthodhoks ishte Fanatik Orthodhoks.
– Nena Vojsava ishte Serbe Orthodhokse
– Jannis Kastrioti e pagesoi ne kishen Orthodhokse te Shen Nikolles Kruje (Gr. Agios Nikolaus )sipas shkrimeve (scribes) Shqipe
– Jeorgji (ne Gr. Kujdestar lopesh) ose Gjergj (ne Al. !!!!! asgje) eshte Shenjtor Orthodhoks
– Kruja si gjithe Ballkani ishte pjese e Religjionit Orthodhoks Bizant.
– U martua Marrid me Androniki Komninu ne Monastirin Orthodhoks te Ardenices (e cila eshte dhe sot ne Fjer)
– Rrapush ( ne Al. Rrapi ) Kastriotis u betua Murg ne Monastirin Hilandrit ne Malin e Shenjte Athos ne Greqi (aty ka edhe sot Varrin e tije)
– Jannis Kastrioti me firmen e vet dhe te 4 femijve,i dhuroje Monastirit ne Athos nje pjese te pasurise se pa luhatshme (lexo Akt Dhurimin ne Shqip).
– Kunata e Skenderbeut Angjelina u shpall nga Serbet Shenjtore (lexo Wikipedia)
– Te ghithe femijet e Jannit dhe Vojsaves kishin emra Shenjtoresh Orthodhoks.
– Flamuri qe Huazoj Skenderbeu eshte Flamuri i Bizantit Orthodhoks, shqiponja ne sfond te kuqe Koqino ne kohe lufte dhe ne sfond te verdh ne kohe paqeje (shiko Flamurin Flag te Kishes Kieza Orthodhokse Sote i njejti Identike)…..

        1. Tanguli says:

          Paske vajt per lesh o Pisoglendi Arkidhe! Gjergj Kastriot Skenderbeu ishte orthodoks UNIT! Nese nuk e di cdo te thote shko lexo ndonje liber mor tutkun.
          Edhe jeorgios do te thote bujk ne helenisht dhe jo kujdestar lopesh o kok-toc ? . Gjergj Kasrtioti ka marre emrin e nje shenjtori kristian (shen Gjergjit) qe eshte shume i njohur ne boten kristiane. Shen Gjergji ishte nje ushtarak romak qe u kristianizua fshehtas dhe per kete u denua nga pushteti romak dhe u vra. Me vone,kur kristianizmi u njoh si fe zyrtare e Perandorise Romane (shek IV-V) ai u shpall shenjtor i kishes kristiane. Ky emer perdoret ne forma te ndryshme nga popuj dhe ne gjuhe te ndryshme,sipas tradites kristiane te tyre (ne shqip perdoret si Gjergj,Gjorg,Jorgo,Jorgji,Xhorxhi).Ne gjuhe te tjera Georg,Gorgi,Jorghes,Yorgos …
          Mund te permendim nje tjeter shenjtor te njohur ushtarak, psh Shen Dhimitrin. Edhe ky ishte nje ushtarak i Perandorise Romane,ishte me origjine ilire dhe me detyre krye-oficer i provinces se Illyricumit me qender ne Selenik. Ai ra ne kontakt me celulat kristiane ne qytetin e Selenikut (ne ate kohe kryeqender e Illyricumit) dhe u be fshehtas i krishtere. Por u zbulua dhe u denua me vdekje si tradhetar i Perandorise. Shekuj me vone kur kristianizmi u be fe zyrtare,ne vendin ku ishte varrosur Dhimitri Illyr u ndertua nje kishe dhe ai u shpall shenjtor. Shume shekuj me vone ngjitur me kishen e vjeter u ndertua nje kishe e madhe e Shen Dhimitrit,e cila eshte me e madhja ne qytet. Shen Dhimitri konsiderohet shenjti i qytetit te Selenikut dhe ne qytet behet feste e madhe. Edhe emri i tij eshte shume i perdorur ne traditen kristiane ne popuj dhe gjuhe te ndryshme (ne shqip Dhimiter,Mitro,Dhimo) apo ne gjuhe te tjera Dimitar,Dmitri,Demetro,Dhimitris,Ditrih…

    2. ay qy says:

      “simbole greke te Bizantit” ? ? ? Ik o Pisoglendi se na kenaqe! Fjala Bizant nuk eshte perdorur ndonjehere ne histori mor derdimen,eshte nje krijim teknik nga historiografia gjermane ne shek XVII-XVIII per te mbiquajtur Perandorine Romane te Lindjes ne forme me te shkurtuar. Por asnjehere ne ekzistence te saj perandoria nuk eshte quajtur Perandoria Bizantine,por vetem Perandoria Romane! A kupton o kaqol Pisoglendi!?
      Sa per simbolin e flamurit (shqipes dykrenore),ky simbol eshte shume me i lashte se Perandoria e Lindjes dhe Kisha kristiane e shek IV te e.s (lere pastaj kishen orthodokse qe u krijua ne vitin 1054).Simboli i shqiponjes dykrenore eshte simbol i hershem i Perandorise Romake qe ne fillimet e saj dhe fillimisht eshte perdorur nga Garda Pretoriane e Romes. Dihet qe anetaret e kesaj garde ishin luftetare ILLYRE dhe prej saj kane dale te gjithe perandoret romake me origjine illyre. Edhe Kostandini i Madh ishte nje Perandor Roman me origjine illyre (dardan nga Nishi),qe filloi karrieren ushtarake dhe u be perandor. Ishte pikerisht ai qe ndertoi kryeqytetin e ri te Perandorise,te quajtur Roma e Re.Per nder te tij.shekuj me vone qyteti morri emrin Kostandino-pol (ne kohen kur greqishtja mesjetare kishte statusin e lingua-franca). Ishte po ky Perandor roman me origjine illyre qe u kristianizua dhe shpalli kristianizmin fe zyrtare te perandorise.
      Keshtuqe mos u ferko kot o Pisoglendi,se s’ta ve njeri ?

  8. Arber says:

    You tube
    Enver hoxha dhe Kosova

  9. Pelasgian says:

    “Tradhtia” eshte dicka normale te shqiptaret ! Ka thene gjithcka me kte fjale !

  10. haku says:

    Akademiket dhe historianet nuk duhet te heshtin e as te frigohen nga e verteta dhe nga e drejta e jone.Populli shqiptare kurre nuk eshte pyetur, ose pyetur seriozisht per hallet e veta. Kombin shqiptare rezistenca e papare e ka mbajtur dhe eshte kah e mbene ende gjalle. SHBA e Presidentit Willson pa kurnjefare kushti paraprak e mbrojti dic me pak se gjysmen e kombit bshqiptare dhe u tha europianeve KOMBI SHQIPTAR DUHET TE EGZISTOJE! Dhe ja ende egziston. Xhorxh Bushi, seniori, u tha jugosllaveve KOSOVAREVE DUHET T;U SIGUROHET E DREJTA E BARABARTE ME TE TJERET! Europa heshti kurse Milloshevici filloi dic tjeter me te drejtat e barabarta. Ne skene prap paraqitet Amerika, ajo AMERIKA GJITHNJ E MADHE DHE E DREJTE E DEMOKRATIKE. SHBA bashke me Britanin e Blair-it e shpartallojne iden e Milloshevicit SVI SERBI U JEDNOJ DRZAVI (TE GJITHE SERBET NE NJE SHTET). E hoqen Serbine nga Kosova. S’ka me mire se kjo pune e tyre!
    Tani ne kohen kur ne Kosove gjendja eshte pak ca e koklavitur me te drejte vie dyshim se cili ishte kushti paraprak i SHBA dhe Britanise se Madhe per clirimin e e Kosoves Kjo nga se ne shesh po dalin disa ceshtje per te cilat opinioni shqiptare nuk ka haber. Ne rend te pare ceshtja e kufijeve. Parimi i prere ishte NUK KA NDRRIM KUFIJSHE! Tash po del se kjo nuk vazhdon per kosovaret. Per shqiptaret nuk vazhdon as ceshtja e ASOCIACIONIT. Tani vie pyetja:cila eshte prapavia e ketyre ceshtjeve? Mali i Zi kerkon pjese te Kosoves. Kerkon edhe Serbia nepermjet te Asociacionit te Komunave per te cilin propaganda shqiptare i quan Asociacion i Komunave me shumice serbe. Propaganda serbe i quan Zajednica Srpskih Opstina (Bashkesia e Komunave Serbe), pa ate fjale te cilen shqiptaret e theksojne e serbet e humbasin, pa fjalen ME SHUMICE Serbet e dine fare mire se c’do te thot Zajednica srpskih opstina dhe cka presin nga ato ne nje kohe shume te afert. Injorateve tane duhet thene, nese vlene thenja, se asocicioni do te thot TERRITOER I SUNDUAR NGA SERBET E KOSOVES E I KOMANDUAR NGA S E R B I A. Pra Serbia kerkon me shume se Mali i Zi. Dhe shih marrinat e bisedimeve:nuk e leshojne uren e Mitr4ovices pa e pranuar asociacionin e komunave. Biseduesit shqiptare nuk e shohin ose nuk deshirojne ta shohin faktin se Mitrovicen e kemi ne telashe dhe po e pranuam asociacionin telashet kane me u rriter shume me shume se Mitrovica. Kushtet duhet te lidhen me parimin e reciprocitetit:Kosova do te pranoje ASOCIACIONET nese te njejtat i formon edhe Serbia. Kemishe per vete sic thot populli. Shqiptaret nuk jane te njohur me ate se c’eshte vendosur me heret dhe ne emer te kujt. Keta te cilet flasin e kane folur ne emer te shqiptareve eshte dashtur te dine se kufiri me Malin e Zi nuk ka qene ne Cakorr por diku afer Sutomores, aty ku amalaziasit edhe sot e at dite at vend e therrasin KUFI-cisto shqip.I madhi e i forti per te marre Zhabjakun e Liqenin e Shkodres eshte dashur kufiri te levize deri ke Buna, aty ku eshte edhe sot. Serbia nuk pelqen me gjendjen e sotme duke thene se shqipteret e moren tere Kosven ndersa serbet nbeten pa asnje dylym toke te Kosoves. Pra SHBA dhe BE po e shkelin parimin S’Ka ndrrim kufijshe kur pranojne kerkesat e Malit te Zi dhe Serbise duke bere pazar sipas gjendjes aktuale, pa i furur ne tender edhe tokat e uzurpuara nga shqiptaret.Duhet te meren kufinjet ne Sutomore e Nish e jo ne Brezovice.

  11. A.R. says:

    Pikerisht kete duhet te kuptojne shqiptaret: QE S’ESHTE FAJI I FQINJIT POR I SHQIPTARIT. FQINJI GJEN SHESH E BEN PERSHESH, SEPSE SHQIPTARET FLENE. NDAJ EDHE TOKAT SHQIPTARE SOT VAZHDOJNE TE TKURREN NE DOBI TE FQINJEVE.
    Personalisht nuk kam ndonje simpati te veçante per levizjen “Vetevendosje” te A. Kurtit, por mesa shoh, eshte e vetmja force qe punon per interesat e shqiptareve. Kete per te qene realist.

    Andrea Radi

  12. Arben says:

    Pershendetje,
    Disa komentues gjithcka e lidhin me Hellas, te cilet pak a shume thone vetem ato qe deshirojne duke u nisur nga emrat dhe kuptimet e tyre. Per te gjithe keta qe duan dhe flasin ne kete menyre, dua tju them te lexojne librin Noli. S. F Disertacionin e tij me titull “Scanderbeg” i butuar nga Universiteti i Bostonit faqet 82-100 “The Origin of Scanderbeg” dhe te konkludojne vet. Historia eshte aty thjesht duhet lexuar interpretuar ashtu sic eshte dhe jo te bejme propogande, pishtaret e drites Helene qe skan lidhje me ju. Fanoli ishte Grek dhe PhD e tij ja dedikoj Heroit shqiptar Skerdebehut perr te hedhur drite ne verteten. PS ketu flasim per territorret Shqiptare dhe nuk ka lidhje ky koment por eshte thjesht per ata qe duan te arsyetojne ato qe thone.

  13. evgjitngrenesi says:

    zoti jakupi, bashkojuni vv se ajo eshte e vetmja force qe pun on per shqiptaret. nje force e ngjashme me vv duhet te formohet edhe ne shqiperi gjithe te tjeret, si ne shqiperi ashtu edhe ne kosove, jane per tu varur ne litar. mbasi vodhen e plackiten gjithcka, tani u ka mbetur vetem tradhetia kombetare. distancohuni nga maskarenjte sa nuk eshte vone. edhe populli ka pergjegjesi qe mban ne pushtet keta maskarenj per nje thes me miell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje