Kritikoi Granit Xhakën, gazetari i “Blick” përjashtohet nga konferenca

31 Gusht 2016, 10:38Sport TEMA

Tabloidi zviceran “Blick” ka filluar dje një luftë të mirëfilltë ndaj Granit Xhakës, duke sulmuar ashpërsisht mesfushorin sepse kishte deklaruar që do të kishte dashur të luante për Kosovën por e kishte të pamundur.

Pas kësaj ngjarjeje, Granit Xhaka nuk ka ngurruar që të kërkonte largimin nga konferenca e djeshme për shtyp të gazetarit që përfaqësonte këtë tabloid, duke e akuzuar atë dhe gazetën në fjalë se po krijonin polemika të paqena.

“Janë thënë gjëra që nuk përputhen me realitetin. Më vjen keq që kjo temë kthehet në aktualitet. Kam shkruar atë letër dhe nëse e lexon ndokush që e flet në mënyrë perfekte gjuhën shqipe, do të kuptojë që praktikisht kam shkruar vetëm gjëra pozitive për Zvicrën”, ishin fjalët e Xhakës para gazetarëve, raporton Panorama Sport.

“E kisha thënë që do të qëndroja me Zvicrën dhe kjo nuk do të ndryshojë. Desha t’i shpjegoja arsyen njerëzve që janë në Kosovë dhe të shohësh që dalin gjëra të cilat nuk përshtaten me të vërtetën të dhemb dyfish.

Nuk e kupotoj se cili është problemi i disa njerëzve të caktuar, përse më sulmojnë. E rëndësishme është ajo që ndodh në fushë dhe për atë jam gati. Ata që më mbështetin do ta kuptojnë, ndërsa për ata që kanë vendosur të besojnë te gjërat që janë thënë, nuk kam çfarë të bëj”, deklaroi Xhaka për “SRF”.

2 komente në “Kritikoi Granit Xhakën, gazetari i “Blick” përjashtohet nga konferenca”

  1. psikologu arrnaut says:

    e c ju fute ktij muhabeti or cun!
    nese ke le ne zvicer,thuaj boterisht se vendlindja esht zvicra dhe do mbash anen e vendit te lindjes. duke respektu prejadhjen. ate qe ta marrin per dobsi ktheje ne forc dhe ne arm lufte per vete. shpallu “ur lidhse” midis kosoves dhe zvicres.
    nese ke le ne kosov,thuaj qe e dhjeva se lash vendin e lindjes per nji vend tjeter per arsye qe I kupto cdo qenije e gjall. edhe majmuni e merr vesht.
    po zvicerranet ,si pisa te ndyr qe jan,e shofin piken e dobet te ktij djali dhe e sulmojn atje.
    ai,mblidhet dhe vuan dhe s din c te thot.
    thuaj te verteten vetem dhe do sherohesh dhe do pshtosh.!

  2. Klimax says:

    Kerkoi te perjashtoi Xhaka gazetarin e “Blick” perse shkruajti nje artikull kritik ndaj tij????!!!
    Eh, kjo eshte gjysma e se keqes se me keto qe po ndodhin kohet e fundit ne Europe, gazetari mund te perfundonte edhe me gurmazin e prere!!!
    Keshtu eshte kur Europen e duam per parate dhe asistencat e larta sociale te saj, por jo per demokracine, lirite dhe te drejtat e njeriut, civilizimin, mentalitetin, kulturen dhe zhvillimin e saj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje