Në profilin e ish-kryeministrit Berisha në Facebook mund të gjesh pafund postime denoncuese, si dhe akuza të forta ndaj kryeministrit Rama.
Para një ore, Berisha ka postuar një foto ku shfaqet një tren i lyer i tëri me ngjyrë lejla dhe shkruan: “Tani Partia Socialiste ka dhe trenin e vet mavri! sb”.
Kaq ka mjaftuar që komentuesit të fillojnë akuzat kundër qeverisë.
Ajo që Berisha dhe komentuesit e tij nuk dinë është se ky tren është lyer i tëri me ngjyrë lejla jo nga Partia Socialiste apo Siçiliste, siç e quan së fundmi ish-lideri demokrat, por nga Elvana Gjata.
Burime pranë artistes kanë bërë të ditur për Blitz.al se ajo e ka përdorur këtë tren për videoklipin e saj më të ri, që pritet të publikohet në shtator të këtij viti, në bashkëpunim me Capital T. “Lejla” titullohet bashkëpunimi dhe është kjo arsyeja se pse treni ka atë ngjyrë.
Një përgjigje për pyetjen “Pse lejla?” na e ka dhënë vetë Elvana në një postim në Instagram, ku thotë se kjo është ngjyra e besnikërisë, e pasurisë, e luksit, e pasionit, e romancës dhe e ndjeshmërisë. Një përgjigje më të plotë do ta marrim kur të shohim klipin.
kush eshte ky idiot qe dha urdherin..besoj ndonje i pagdhendur nga Librazhdi
O Kared
Ça ke mër lal
Osht Qyqari
Dixhital
Në FB
Prapë ka dal
Telendis
Malokun Sal.
.
Ti mër Kar
Ça Halli ke
Siç e deshe
Ashtu je
E fut kokën
Nëpër gropa
Ti je Njëshi
Mes 2 topa.
.
Ai farë serbe
Ti komplet
Ngjashmëri
Që vetë flet
Ai kopil
E ti je Kar
Dy Çibanët
Ndër shqiptar!
Ka edhe Eda me prapashtesën kar, nuk janë të gjith normal.