Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka reaguar, pasi Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi sot rishikimin e tetë të programit me Qeverinë shqiptare duke konfirmuar edhe njëherë plotësimin e të gjithë kritereve të përformancës të vendosura në program.
“Sërish lajm i mirë për ekonominë shqiptare dhe një përgjigje e merituar për “kukuvajkat” që dëshirojnë vetëm skenarë të zinj për ekonominë e vendit.
Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi sot rishikimin e tetë të programit me Qeverinë shqiptare duke konfirmuar edhe njëherë plotësimin e të gjithë kritereve të përformancës të vendosura në program.
“Rimëkëmbja ekonomike po përforcohet, e mbështetur nga investimet dhe konsumi. Një progres i mirë është bërë me axhendën e reformave strukturore. Inflacioni po rimëkëmbet nga nivelet e ulëta të fillim-vitit ndërsa strategjia e qeverisë për zgjerimin e bazës së taksapaguesve, rritja e pajtueshmërisë së publikut për pagimin e taksave dhe përmirësimi i administratës do të ndihmojnë në uljen e nivelit të borxhit duke krijuar edhe më shumë hapësirë për shpenzime publike produktive” – thuhet në deklaratën e FMN.
Një tjetër certifikim i performancës, një tjetër argument i qartë për suksesin e programit të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe konsolidimit fiskal në Shqipëri, një tjetër përgjigje e merituar për ata që nuk heqin dorë nga një skenar grek për vendin.”
Shitja injoranteve dhe tifozeve keto gjera,mor palo minister,po ky vend vegjeton dhe stanjaton dhe i sherben maskarenjve si puna jote.
Edhe nje plumb tjeter per armikun!!!
Gezim i madh se FMN miratoi rishikimin e programit te tete ekonomik dhe bla, bla, bla…
Po kur miraton FMN do te thote qe paske marr nje kest tjeter borxhi dhe me keto “miratime” programesh qenkan mirtuar kushtet per dhenien e borxhit.
E po ti hedhesh hi syve popullit dhe ta shpallesh “plumb per armikun” marrjen e borxheve, kete e egjen vetem tek qeveria e perkoheshme e nalt-shtatlartesise Rama.