Kompania “Sun&Wind Energy Corporation” aplikoi në Ministrinë e Energjetikës për ndërtimin e dy parqeve të prodhimit të energjisë nga era dhe dielli me vlerë totale 45 milionë euro ne zonën e Pilurit ne Bashkinë Himarë.
Burimet zyrtare në ministrinë e Energjetikës pohojnë se, aplikimi i kompanisë është duke u shqyrtuar bazuar në procedurat për investimet jo koncensionare ne energjetikë.
Nga të dhënat e aplikimit shihet se projekti i i parë ka të bëjë me ndërtimin e një parku ekolik në Zonën në jug‐lindore të zonës së Pilurit të Bashkisë Himarë, respektivisht në tre parcela, raporton Monitor.
Parcela e parë është projektuar të shtrihet në një sipërfaqe 123.9 ha, parcela e dytë në një sipërfaqe 910.2 hektarë dhe parcela e tretë 1034.1 hektarë.
Kapaciteti i instaluar do të jetë 30 MW dhe është parashikuar të implementohet në 3 faza, të ndara sipas fuqisë. Faza e parë 6 Më (2018‐2022), faza e dytë 6 MË (2022‐2026) dhe faza e tretë 18 MË (2026‐2030).
“Sun&Wind Energy Corporation” parashikon një vlerë investimi rreth 27 milion Euro.
Projekti i dytë synon një park fotovoltaik (energji nga dielli) me kapacitet 15 MW dhe gjithashtu do të jetë i vendosur në zonën e Pilurit në Bashkinë Himarë.
Parku është parashikuar të vendoset në zonën në jug‐perëndim të zonës së Pilurit me një sipërfaqe t 25 ha. Kapaciteti i instaluar do të jetë 15 MË dhe do te implementohet në 3 faza, të ndara sipas fuqisë: faza e parë 2 MË (2018‐2022), faza e dytë 5 MË (2022‐2026) dhe faza e tretë 8 MË (2026‐2030). Vlera e investimit në total parashikohet 18 milion euro.
Që ky investim të realizohet duhet që fillimisht Komisioni i Vlerësimit të Aplikimit të paraqet ministrit, brenda 45 ditëve nga marrja e aplikimit një raport lidhur me miratimin ose refuzimin e aplikimit.
Më pas, ministri, në rast të një raporti pozitiv të Komisionit të Vlerësimit të Aplikimit, i lëshon aplikuesit një miratim paraprak për vazhdimin e procedurave për marrjen e së drejtës së ndërtimit.
Miratimi paraprak për vazhdimin e procedurave përmban periudhën kohore brenda së cilës aplikuesi duhet të përfundojë matjet ose studimet e tjera, lidhur me investimin
Aplikuesi, i pajisur me miratimin paraprak i paraqet Ministrisë, brenda periudhës kohore të përcaktuar, miratimin paraprak, me qëllim marrjen e miratimit përfundimtar.
Më pas Komisioni shqyrton, brenda 20 ditëve kalendarike, nga dita e paraqitjes, plotësinë dhe saktësinë e të gjitha dokumenteve të paraqitura nga aplikuesi dhe më pas Ministri i dërgon Këshillit të Ministrave propozimin për miratimin e ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese mbi 2 MË, të cilat nuk janë objekt koncesioni.
Jemi me shume vonese, duhet te kishim investuar me kohe ne energjite e rinovueshme! Edhe eshte per te ardhur keq duke marre parasysh qe Shqiperia ka diell e ere me bollek. Tani kujdes kostot e fryra si dhe korrupsionin neper tendera.
Andrea Radi
Shume mire do bejne se ca tjeter do besh atje lart?! Mbase zhvillohet atje lart qe te ikin nga Himara. Te fala Sandrit …
Do ti keshilloja komisionit te mos e pranonte kerkesen. Jane investime koti, pa pike studimi dhe kriteresh. Benefitet nuk justifikojne impaktin mbi mjedisin
nuk gjeten ndonje vend tjeter por duhej medeomos qe te prishet edhe ajo bukuri natyrore qe i ka ngelur akoma shqiperise.
Investim interesant dhe i duhur, por shume i ngadalte 14 vite, vetem 3 milion euro ne vit ne nje siperfaqe prej 2050 ha?!!