Sot u njoftua se Bankers ka fituar gjyqin me shtetin shqiptar për taksat që kërkohet të paguhen nga kjo kompani.
Bankers Petroleum deklaron çdo vit që “ende nuk po rikuperon Kostot Hidrokarbure në Shqipëri”, ndaj (sipas kontratës) nuk duhet të paguajë taksa.
Por në mënyrë paradoksale, ndërsa Bankers mbetet përvit “e varfër” nënkontraktorët e saj shtojnë çdo vit fitimet në shifra marramendëse.
6 nga kontraktorët e Bankers Petroleum janë në listën e 25 kompanive me fitimet më të mëdha në Shqipëri, ndërsa vetë Bankers është kompania me xhiron më të madhe.
Nënkontraktorët e Bankers kanë norma fitimi bruto në vlerat 61% apo 43%, një normë fitimi kjo tepër e lartë.
Bankers Petroleum deklaron gjithashtu se ka investuar në Shqipëri rreth 2.5 miliardë dollarë amerikanë.
A qëndron kjo shifër?
Në dhjetor 2015 disa të dhëna konfidenciale botuar nga DITA provuan se investimet reale të Bankers në Shqipëri janë vetëm 300 milionë USD, të cilat ndahen:
– 100 milionë USD kredi nga IFC, BERZH dhe Raiffaisen Bank.
– 200 milionë USD të investuara nga kompania mëmë.
Pjesa tjetër e investimeve të pretenduara është kryer përmes shitjes së naftës së nxjerrë në Shqipëri dhe investimit të fitimeve.
Madje edhe kjo nuk mund të quhet investim i mirëfilltë pasi janë procese pune të domosdoshme për mbarëvajtjen e kompanisë.
Edhe deklarata e Bankers se i kanë paguar shtetit shqiptar 550 milionë USD taksa është e pasaktë dhe e fryrë qëllimisht.
“Taksa” e vetme që ka paguar Bankers Petroleum në Shqipëri është Renta Minerare dhe Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore të punonjësve.
Renta Minerare është paguar në masën 10%. TVSH që ka paguar kompania i është rimbursuar nga shteti shqiptar.
Ndërkohë që Bankers llogarit si taksa edhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale (TAP) ose sigurimet, të cilat i paguajnë punonjësit nga paga e tyre.
Mire keta se keta jane mjeshtra per keto pune, po keta koqet tane kur do zene mend dhe si i behet hallit per keto shuma marramendese qe do paguajne shqiptaret a do mbaj pergjegjesi ndonje nga keta zyrtaret e shtetit tone prej leshi! Ky kryeminister a ka pergjegjesi ! Kjo opozite a do merret me keta loqe qe me veprumwt oae mosveprimwt e tyre i shkaktojbe deme kaq te medha arkws ae shtetit! A eshte kyvrast mosndeshkueserie!!! Apo vari leshte shqiparet rrota kari jane!!
Rrk je ti që pret nga opozita të veprojë tani se nuk kish kohë 8 vjet në pushtet
Se kemi patur kurrë litarin në fyt.,s’e kuptoj përse jemi nxituar.
O taptope, po kusuret ne do ti paguajme. Prit se nuk kemi pare gje akoma. U rrit siguracioni, tani prit rritjen e takses se shtepise ( te hapsires se shtepise). Ne do ti paguajme haracet. Te medhenjve nuk u futet gje ne kembe se ne nuk kemi ” gjemba”.
Edhe Tema as nuk guxon me publikuar émirat e ketyre nenkontraktoret,qe populli te dije kush po i vjdh bashke me Bankers-nin!
Gazetari kemi ne shqiperi!e cfare gazetari mo!
Per fat te keq te popullit shqiptar te gjitha gjyqet qe qeveria con ne arbitrazh me firmat private te huaja apo vendase jane te humbura jo se e drejta nuk eshte ne anen e shtetit por per te vetmen arsye se te gjithe ata qe perfaqesojne mbrojtjen e shtetit ne gjykate jane te korruptuar dhe te shitur tek pala kundershtare.Po te hetoet nga organe serioze e te pastra nga te koruptuarit do te zbulohen shumat maramendese qe kane perfituar keta te korruptuar ne dem te shtetit shqiptar.Te ben pershtypje qe askush nuk flet dhe kerkon llogari tek keta njerez.Kjo edhe per median qe cirret dite e nate dhe per gjera pa rendesi e ne te tilla raste fle gjume ose ben sikur nuk shikon gje qe te ben te dyshosh se edhe pronareve te saj ua kane mbyllur gojen me dollaret e korupsionit.
Qeveria eshte mesuar te dhunoje individet dhe bizneset, sa here sheh qe atyre ju ecen mbare,por dhe si mjet shantazhi per te derdhur dividentin tek njeshi. Cuditerisht, gjithmone shteti po humbet gjygjet dhe arbitrazhet jashte vendit, sepse ketu ajo i fiton te gjitha”me merite”. Njerezit qe duan te informohen sakte, e marrin ate, ndersa desinformimin e gjejme me bollek ne mediat tona te kapura.
Thjesht nje katastrof qe bene debilet tane te politikes qe I hoqen nga goja kete burim te madhe popullit shqipetare dhe ua dhane te huajve.Vetem me te ardhurat nga nafta mund te kishim nje rritje ne nivelin e zhvillimit dhe jeteses ne pergjithesi.Nuk kishte asnje arsye sidomos sektori I shfrytezimit te burimeve egzistuse tu jipej te huajve dhe hajduteve shqipetare qe ishin pas tyre sepse burimet materjale dhe njerezore egzistonin.Vecanrisht drejtusit, profesionistet, personeli inxhinjero teknik ishte inje niveli shume te larte dhe vinte nga nje pervoje gati 40 vjecare ne lufte me veshtiresite qe paraqeste sektori por dhe ne lufte me diktaturen qe kerkonte te pamunduren prej tyre dhe I futi burgjeve e u mori edhe jeten shkencetareve.E megjithate ne nafte pati rezultate spektakulare ne te gjithe sektoret e saj dhe ekonomia e athereshme jo kompetitive mbulohej nga valuta qe nxirrej sidomos nga nafta dhe produktet e saj.Po sot?..Naftetare shpresuan shume qe me ndryshimet e reja demokratike sektori I naftes te lirohej disi nga pergjegjesia Nafta mbron pavaresin e vendit”” ne kushtet e marketit te hapur,por per fat te keq e dime cndodhi>nafta sot nuk eshte me ne dore te shqipetareve nderkohe profesionistet dhe shkencetaret e ketij sektori qe nje vend serjoz duhej ti ruante me police per pervojen e jashtezakonshme qe kishin u braktisen ,u lane rrugeve e nje pjese e madhe u syrgjynos neper vende te ndryshme te botes.Shqipetareve tu rroje sala dhe nana..E shqipetaret e shkret gjithejeten do vuajne sepse asnjehere nuk kane ditur per te zgjedhur ne krye te puneve njerzit e duhur…JO vetem nuk marrin frutet e punes se tyre por tani duhet te paguajne dhe pagesa shtes frut I gjykatave dhe kompanive mafjoze qe po I marrin shpirtin shqiperise…