FMN miraton këstin e radhës, 35.9 mln euro për Shqipërinë

1 Shtator 2016, 12:54Ekonomia TEMA

FMN miraton kestin e radhes prej 35.9 milione euro për Shqipërinë. Bordi ekzekutiv i fondit në Uashington ka dhënë aprovimin për lëvrimin e kestit, në kuadër të rishikimit të 8 të programit me qeverinë shqiptare të nënshkruar rreth 3 vite më parë.

Ne total, deri më tani janë disbursuar 298 mln euro. Por edhe pse ka vlerësuar rimëkëmbjen ekonomike, e ndikuar nga investimet në sektorin energjetik dhe rritje graduale e kërkesës së brendshme.

FMN lë disa rekomandime për qeverinë në lidhje me borxhin dhe taksën e pronës.

“Reformat fiskale strukturore qe mundesojne tatimin e prones sipas vleres se tregut do te forcojne menaxhimin e financave publike.

Politikat e autoriteteve duhet te vazhdojnë të përqendrohen në rregullimin fiskal duke mbështetur rritjen nepermjet lehtesimit monetary”, theksohet ne njoftimin per shtyp të FMN.

Fondi monetar vlerëson gjithashtu se rritja e kredisë mbetet e ngadalte, duke u kufizuar nga kreditë e keqija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje