Robotët janë duke u bërë gjithnjë e më të shumtë në ditët e sotme. Aftësitë e tyre janë të frikshme. Shkencëtarët e quajnë këtë si arritjen më te madhe inxhinierike në ditët tona, ndërsa shkencëtarë të tjerë tremben se njeriu mund të sundohet robotët dhe inteligjenca artificiale që mund ti japin fundin jetës në Tokë siç e njohim ne.
Shkencëtari Stephen Hawking ka paralajmëruar më se njëherë se zhvillimi i inteligjencës artificiale mund të sjellë fundin e racës njerëzore.
Profesori me famë botërore ka paralajmëruar se robotët mund të evoluojnë më shpejtë sesa njerëzit dhe qëllimet e tyre do të jenë të paparashikueshme.
Fizikanti që ka fituar çmimin Nobel ka thënë se: “Sapo makinat të arrijnë një fazë kritike në mundësi për të evoluar vetvetiu, ne nuk mund të parashikojmë nëse qëllimet e tyre do të jenë të njëjta me tonat. Inteligjenca artificiale ka potencialin që të evoluojë më shpejtë sesa raca njerëzore.
Ja cilët janë 10 robotët me aftësitë më të veçanta:
10.Yaskawa Motoman MH24 – me aftësi Samurai
Ky robot mund të krahasohet me një samurai. Aftësitë e tij janë kaq unike saqë mund te ndajë në feta fare lehtë një kokërr bizele. Fillimisht ai ishte ndërtuar për objektet e prodhimit, në të cilat përpikmëria dhe saktësia janë shumë të rëndësishme. Kjo është dhe arsyeja pse aftësitë e tij krahasohen me ato të një samurai.
9. CHEETAH – Roboti këmbëshpejtë
Boston Dynamics ka ndërtuar shumë robotë, të cilët të lënë pa frymë dhe Cheetah është vetëm një prej tyre. Ai është roboti me këmbët më të shpejta në botë duke tejkaluar 47km/h. Ky është rekordi më i ri, pasi ai i mëparshëm ishte 21km/h, i vendosur në vitin 1989 në MIT.
8.Roboti insekt, me aftësinë për të ecur mbi ujë
Në disa raste ndodh që frymëzimi për ndërtimin e robotëve vjen nga natyra. Duke studiuar insektet, të cilat largoheshin nga sipërfaqja e ujit pa u fundosur, shkencëtarët krijuan një robot, i cili kishte një peshë shumë të lehtë dhë mund të kërcente.
7. “HECTOR”, një robot që mund të përshtatet me mjedisin.
Emri aktual i këtij roboti është Hexapod. Ai ka gjashtë gjymtyrë të pavarura, që i japin atij aftësinë për t’u përshtatur në çdo terren. Roboti është modeluar si një insekt me trup të hollë dhe të gjatë. Hector ka një eksoskelet të lehtë të bërë nga material plastik i përforcuar me fibra karboni (CFRP). Së bashku me sensorët e tij të shumtë dhe kamerat me rreze të shkurtër, ky robot unik ka edhe 18 nyje pasive elektrike, që imitojnë mënyrën sesi veprojnë muskujt.
6. SPOT, “THE Kickable” Robot
Ky robot është versioni më i vogël i prodhuar nga Boston Dynamics për robotin e quajtur Big Dog. Ai peshon rreth 73kg dhe është projektuar për aplikime të brendshme dhe të jashtme. Roboti ka aftësinë që mund të balancojë vetveten edhe kur është shumë i shqetësuar nga mjedisi i jashtëm. Kështu që edhe nësë ju e godisni, ai mund të shpëtojë veten nga rënia.
5. Robo-Roach
Ky robot është i vogël dhe është mjaft fleksibël për të shkuar nëpër hapësirat e vogël si një kacabu. Pritet që ai të përdoret për operacionet e vëzhgimit në ushtri.
4. Roboti Gecko
Ky është përsëri një robot i projektuar për mbikqyrje gjate operacioneve të ndryshme ushtarake. Ai ka aftësinë të ngjitet nëpër mure duke përdorur mikrofibrat që gjenden tek gishtat e tij.
3. Roboti vetëshërues
Studimet për këtë robot janë drejtuar nga Jean-Baptiste dhe Universitetit Marie Curie në Paris. Ideja themelore ishte për të ndërtuar një robot, që reagon kur gjymtyrët e tij pësojnë dëmtime, ashtu sikurse reagojne dhe kafshët kur plagosen. Thelbi i këtij programit është të ndërtojë disa njohuri bazë për mënyrën se si lëviz roboti dhe të caktojnë nëse ata mund të jenë të dobishëm gjatë një krize.
2. Bat si një robot qe edhe mund të ecë
Ky robot mund të fluturojë dhe ecë. Ky robot përdoret për të vëzhguar, inspektuar dhe për të monitoruar zona me një sipërfaqe të gjerë. Për këtë arsye ,ai u ndërtua me dy aftësi për të ecur dhe për të fluturuar.
1. HUBO, roboti humanoid
Të gjithë robotët, që kemi diskutuar deri tani janë specializuar në një ose dy gjëra. HUBO është një robot, i cili kryen shumë funksione dhe detyra. Ai u projektua në fillim në Korenë e Jugut nga ekipi i KAIST-it për të konkurruar në një konkurs për DARPA në SHBA në vitin 2005. Versionet e fundit të këtij roboti mund të bëjnë gjeste komplekse duke përdorur pesë gishta si edhe të kryejë një gamë të gjerë të detyrave që i caktohen./ TO