Forcat rebele siriane kanë arritur të zbulojnë një nga burgjet e përdorur nga ISIS për gratë, të cilat shfrytëzoheshin si skllave seksi.
Në videon e publikuar prej tyre, mund të shihet një ndërtesë në kushte tejet të këqija, ndërsa një pjesë e sendeve vetjake të grave që janë mbajtur aty, gjenden akoma në dhomat e shndërruara në qeli.
“Ne gjetëm aty mjetetet torturuese më të këqija dhe më të dhunshme,” ka deklaruar një prej luftëtarëve rebelë.
Burgu gjendej në qytetin Manbij, i cili gjendet në një nga pikat kyçe të rrugëve lidhëse mes Turqisë dhe qytetit Sirian Raqqa, ende në duart e terroristëve të ISIS.
MOS NE SHQIPRI JAN ME MIRE?