Rama ne Karbunare: Do mbyllim procesin e titujve te pronesise ne fshat

3 Shtator 2016, 13:32Politika TEMA
Rama ne Karbunare: Do mbyllim procesin e titujve te pronesise ne fshat

Kryeministri Edi Rama vazhdoi bashkëbisedimin me të tjerë fermerë. Pas Zharrëzës së Fierit u ndal në Karbunarë të Lushnjes për të diskutuar mbi hapat që janë hedhur lidhur me rritjen e mbështetjes së prodhimit bujqësor, rritjen e përfituesve nga skemat e subvencionuese, heqjen e TVSH-së për makineritë e prodhimit që importohen, rimbursimin e TVSH-së për produktin bujqësor etj. I vetëdijshëm për nevojën akoma dhe më të madhe të financimit të bujqësisë Kryeministri Rama nënvizioi fort vënien në funksionim të instrumentit të ri financiar, Fondin Kombëtar të Garancisë deri 300 milionë euro në tre vitet e ardhshme, një bashkëpunim me BERZH dhe bankat e nivelit të dytë. Një Fond ky që do të  hapë mundësi të reja për fermerin. Janë 50 milionë euro të gatshme të cilat nëse janë projektet e duhura nga fermerë dhe investitorë në bujqësi mund të lëvrohen në investime që gjatë këtij viti. Por jo vetëm kaq, Sportelet Unike që po ndërtohen do të asistojnë fermerët në hartimin e projekteve e tyre.

“Fondi Kombëtar i Garancisë do të funksionojë edhe si fond garancish për interesat. Ka një pjesë të Fondit që garanton interesat. Ata që do të marrin kredi nga bankat, në një pjesë të tyre, sipas projekteve, do t’i kenë ato pa interes, sepse interesat do t’i garantojë shteti. Nga ana tjetër po ndërtojmë sportelet unike për fermerët, në mënyrë që fermerët të kenë mundësi të informohen, të konsultohen dhe të ndihmohen përmes këtyre sporteleve për projektet e tyre për financim,” – u shpreh Kryeministri.

Qeveria i ka akorduar pushtetit vendor, paketën më të madhe financiare të mbështetjes së ujitjes dhe kullimit. Janë mijëra hektarë në të gjithë territorin, që për herë të parë kanë marrë ujë dhe qindra kilometra kanale vaditëse e kulluese të pastruara.  Së shpejti pritet të nisë realizimin projekti jetik për fshatin, ai i zëvendësimit të sistemit të vjetër të ujitjes me një sistem modern të ujitjes së mbuluar.

Një tjetër incentivë madhore e kësaj qeverie, që rrit garancitë për financim dhe investime në fshat, është procesi i titujve të pronësisë. Proces i cili ka nisur dhe qeveria është e vendosur për ta përmbyllur sa më parë.

“Do të çojmë më tutje procesin e titujve të pronësisë. Ne e kemi hapur procesin në të gjitha bashkitë, për të dhënë përfundimisht tapitë për tokën. Këtë proces do ta çojmë me shpejtësi përpara”, – u shpreh Kryeministri.

Kryeministri nënvizoi edhe vetëdijen e plotë për problemet e mëdha që ka fshati dhe ata që jetojnë me tokën, por garantoi se kanë në krah qeverinë, me një vizion dhe program të qartë për të ndërtuar ekonominë e fshatit që krijon sipërmarrje

6 komente në “Rama ne Karbunare: Do mbyllim procesin e titujve te pronesise ne fshat”

  1. Myzeqari says:

    Ku jane more, zoteri keto qindra km kanale kulluese e vaditese te pastruara. Jetojme ne zemer te Myzeqese dhe prodhimi thahet per piken e ujit/ Mos shpenzoni kot per subvencione qe shkojne ne xhepat e drejtoreve te bujqesise, por investoni per ujitjen e fushes se Myzeqese.
    Jane dhene miliarda leke subvencione keto 20 vjet per bujqesine qe jane vjedhur. Sikur te ishin investuar ne ujitje; kullim dhe rruge rurale. sot Myzeqeja do te konkuronte Izraelin.

  2. Zgjohu SHqipo ! says:

    o zoti Rama : Leni rehat fshataret te kultivojne Marian (mariuanen) !!!!!! pastaj veri detyra.
    dhe te kenaqur do te kendojne kengen .
    O NE ME LUSHNJEN JEMI NE GARE
    KAR KAR KARBUNARE
    SI TE DUKET KUR MBJELL FARE
    KAR KAR KARBUNARE…… e keshtu me rradhe.he paç uraten leri fshataret te nxjerrin buken e gojes !!

  3. Qi-nani says:

    Ky, Kar-bunari a mos esht gje prane Kara-vastase?
    apo ndodhet mbi Kar-a-burr-un?
    se mesa di un nga gjeografija ka Kar-bunar ne Kurv-e-lesh.
    atje kendohet kenga labce
    Kar mor Kar mor Karbunar.
    Edi Rama flet per mbar.

  4. mirel says:

    O legen qelbesire. Ku i gjetet tapite? Apo po ben reformen agrare nga e para me pronat e ish pronareve?
    Mbuloni vjedhjet qe i bete prones dhe ndani therrimet neper fshatare?

  5. Qarri i zigurit says:

    Rama kar ne bunare. Hahahaha.
    Qar ke shkrujt keshtu mire mero. Duhet ta rregullosh.
    Hahahaha

  6. Lal Prenga says:

    Beeee beeeee beeeeeeee! Jam shqiptar dhe krenar beeeeeeeeee! Ka dy vjet qe me sjellin rrotull, tallen per certifikaten e pronesise! Kam 4 vendime (vetem kater ) perfshi vendimin e gjykates! I kam shkruar zoterise ne FOTO, ministrit te drejtesise , avokatit te popullit, prokurorise se pergjithshme: kam marre pergjigje as mish e as peshk! Pronen e kam te lire, ndodhet ne nje vend te humbur mes malesh , pa rruge, pa drita, pa uje . Jam ne Kanada dhe po bej gjithcka kam mundesi te kujdesem per ate toke ( megjithese ka pak vlere ). Te gjitha jane tallje, te behesh pronar duhet te jesh o politikan o gjykates, te tjeret nga syte kembet! Te gjitha partite qe kemi jane thjesht Banda kriminale! Beeeeeee o sa mire me qene shqiptar eeerrrrrrrr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje