LETRA/ Kur Nënë Tereza i shkruante Ramiz Alisë: Kini mirësinë të më lejoni t’i sjell motrat e mija këtu

4 Shtator 2016, 18:16Dossier TEMA
LETRA/ Kur Nënë Tereza i shkruante Ramiz Alisë: Kini

I dashur zoti president i vendit tonë të dashur Shqipëri! Unë nuk kam as ar as argjend, por juve do tju sjell motrat dhe sëbashku besoj se do të bëjmë diçka të bukur për zotin dhe popullin tonë”.

Pas vizitës në Shqipëri, nënë Tereza i kërkoi kreut të shtetit komunist të asaj kohe, Ramiz Alia, të sillte në vendin e saj misionaret për t’i shërbyer të pamundurve që kishin nevojë për mbështetje e dashuri. Përmes një letre mjaft interesante, Nënë Tereza i lutet presidentit Ramiz Alia që ta lejojë ti sjell motrat e saj në Shqipëri,  duke e falenderuar  për realizimin e ëndrrës së saj për të vizituar atdheun.

I dashur zoti president i vendit tonë të dashur Shqipëri! Pas kaq shumë vjet lutjesh dhe dëshirë për të vizituar vendin tim, pas kaq shumë vizitash nëpër botë më në fund i miri zot më dha këtë dhuratë të bukur të vi dhe të shoh popullin tim.

Njerzit e familjes time kanë jetuar këtu për shumë vjet e këtu kanë vdiqen e unë pata mundësi të vi e të vizitoj varret e tyre.

Meqënë se motrat e mija, misionaret e bamirësisë, ndodhen në shumë vende, kam patur dëshirën ti sjell  ato këtu, të paktën katër prej tyre, për t’u dhënë ngrohetësi, dashuri dhe përkujdesje pleqve, të vetmuarve, atyre që u mungon dashuria, të sëmurve me të meta mendore, të gjtihë atyre që kanë nevojë për kujdes e dashuri sepse ata janë njerzit tanë.  Prandaj kini mirësinë të më lejoni ti sjell motrat e mija këtu. Kjo e jona nuk është çështje biznesi, as politike.

Unë nuk kam as ar as argjend, por juve do tju sjell motrat dhe sëbashku besoj se do të bëjmë diçka të bukur për zotin dhe popullin tonë.

Mirënjohja ime për ju është lutja ime për ju e për popullin që i shërbeni.

Zoti ju bekoftë

Nënë Tereza

3 komente në “LETRA/ Kur Nënë Tereza i shkruante Ramiz Alisë: Kini mirësinë të më lejoni t’i sjell motrat e mija këtu”

  1. mirel says:

    Pergjigja e Ramuz Alise eshte me e bukura.
    Kam hapur shkolla per te rinjte e te rejat qe te behen doktore dhe spitale qe ti sherbejne shendetit te popullit
    Hajt mirupafshim.
    Sja pse diskutohet ne menyre sentimentale per Nene Terezen.
    Ne e duam, po motrat vari leshte, mbajne nga nhe xhip aty dhe tallin b.then gjithe diten me ndihmat.

    1. ashtu eshte says:

      Saktesisht e vertete.

  2. ashtu eshte says:

    Saktesisht e vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje