Gruaja e ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Nexhmije Hoxha, do të ishte një nga shqiptarët e pakët që do të takonin Nënë Terezën në vizitën e saj të parë në Shqipërinë komuniste.
Në 2010-n, Nexhmije Hoxha do të tregonte edhe takimin me shqiptaren Nënë Tereza, fama e së cilës njihej në të gjithë botën.
“Ishte Nënë Tereza ajo që i kërkoi presidentit Ramiz Alia që të vinte në Shqipëri, me qëllim që të hapte një shtëpi të motrave të saj, Fondit të Bamirësisë që kishte ngritur. Ajo u pranua të vinte në Shqipëri dhe neve dhamë urdhër, si shtet dhe si parti, sepse unë isha kryetare e Frontit, që të rregullohej një çikë varri i nënës dhe motrës së saj, në varrezat e Sharrës. Unë e njihja shumë mirë motrën e saj, Age Bojaxhiun.
Ajo ishte me mua në Institutin Femnor, ishte dy vite më e madhe se unë, por kishim shoqëri sepse ishte një vajzë krejt ndryshe nga Nënë Tereza që njoha më vonë. Agia ishte një vajzë topolake, e shëndetshme, faqekuqe, e mbushur dhe shumë gazmore dhe e mbaj mend shumë mirë. Pastaj u ndamë, na ndau lufta dhe nuk bëja ndonjë lidhje, dhe historia e Nënë Terezës nuk dihej në Shqipëri. Pra Nënë Tereza erdhi dhe takimin e parë e bëri me Ramiz Alinë, ku ajo i kërkoi që të hapte shtëpinë e misionareve të saj. Por Ramizi i tha se shtëpitë e fëmijëve i kemi, në Tiranë, Shkodër, kemi edhe shtëpi riedukimi të moshave të ndryshme.
Nuk mbaj mend nëse vizitoi ndonjë shtëpi të tillë. Njëkohësisht ajo kërkoi që të takohej edhe me mua, edhe si gruaja e Enver Hoxhës, por edhe si kryetare e Frontit. Më thanë: “Po prite, dhe atë që s’mund t’ia japim ne asaj, për t’ia përmbushur atë dëshirë, do t’ia shpërblejmë me pritjen e ngrohtë, afërsinë si shqiptare që është”.
Unë e prita në shtëpi, në një pritje gati edhe zyrtare, bashkë me vajzën, Pranverën. Në shenjë afërsie unë shtrova një drekë për të në shtëpinë tonë, te vila 31. Në drekë ajo ishte e shoqëruar vetëm nga një motër, një nga Kosova. Aty, përveç të tjerëve, ishte edhe Jorgo Melica, kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me jashtë, që e shoqëronte bamirësen. Gjatë vizitës në Tiranë ajo vajti edhe te varrezat “Dëshmorët e Kombit” dhe atje vuri një buqetë me lule te varri i Enver Hoxhës, fakt që është fshehur prej shumë vitesh. Në fakt kur erdhi në shtëpi, në sallonin e pritjes, mbi oxhak ishte një portret i madh i Enverit dhe ajo pyeti: “kush është ky burrë?“.
I thashë se është im shoq dhe ndërhyri Jorgo Melica, duke i thënë se: “Është ai që i vure buqetën e luleve te varrezat””, është shprehur Nexhmije Hoxha.
Gruaja e ish-udhëheqësit komunist ka treguar edhe bisedat që ka zhvilluar gjatë takimit me të:
“Biseduam për çështjen e gruas, gjendjen si ka qenë dhe çfarë ndryshimesh. Folëm edhe për motrën e saj. Në drekë kisha ftuar edhe artisten Marie Paluca Kraja. Unë i kisha mbajtur përherë afër artistet si Marie Krajën që ishte diplomuar në Vjenë, Tefta Tashkon në Paris, apo Jorgjie Trujën në Itali. Nënë Tereza nuk fliste shumë për punën që bënte. Nuk e tregonte. Por tregonte se çfarë bënte. Fjala vjen, thoshte se: “Unë pavarësisht se secili bën punën e vet dhe nxjerr fitimet e veta, unë nga ata dua dhe marr atë që më duhet mua që të ndihmoj të varfrit.
Prandaj kur jam në aeroplan dhe na bien ushqimin, unë u them stuardesave që të mbledhin të gjitha mbeturinat e ushqimit dhe të mi japin mua”. Dhe këtë thoshte se e bënte në çdo vend, ku të mundte, sepse kishte njerëz që nuk kishin për të ngrënë as ato mbeturina. Nga ajo që pashë, dhe nga leximi i librit që më dha biografja e saj australiane, mua më dukej se sa të vështirë e kishte patur Nënë Tereza në luftën e saj ndaj lebrozës. Kam parë edhe një film për këtë. Dhe tjetra ishte mbledhja e kufomave në trotuaret e Kalkutës. Unë në mbarim të këtij libri kam thënë: “Nuk e kam për turp të them që megjithëse jam komuniste dhe mendoj se jam e tillë dhe e vendosur, unë nuk e bëj dot atë që bënte Nënë Tereza. Pra kam nderimin më të madh, pra si njeri meritonte respekte dhe është shumë më humaniste se ne dhe nderohet si e tillë”, është shprehur Nexhmije Hoxha.
Shume mire! Nexhmije Hoxha,nje zonje ineligjent, e nderuar dhe e respektuar.
Per z. Nexhmie, dhe kedo qe mendon si Ajo doja tju them, se ideologjia ne te cilen besonte c’do Komunist, Islamik ose Ateist nuk te jep ate fuqi dhe ate Humanizem qe te jep Krishterizmi. Shikoni ate zonje te “hekurt”, si eshte katandisur dhe shikoni Nen Terezen me famen e saje te Pa vdekshme.
Krishterizmi nuk ka as Demagogji, as kanune, keshilla, dhe blla-blla, por ka vetem nje Parim ose keshille, dashuroje Njeriun, si kunder do prindin, femijen, vellan apo Zotin. Imagjinoni fuqia e dashurise sa gjera mund te ndryshoje ne jeten e c’do Njeriu dhe ne nje Komunitet, imagjinoni sa i lumtur behet ai qe jep dashuri, as buk mos te ket te haje ndihet i ngopur, as roba te kete ndihet i ngrohte, i semur te jete sherohet …. ndihet me i pasuri i Botes … ashtu ndihej Nen Tereza dhe c’do kush qe jep ate ndjenje Hyjnore qe eshte Dashuria …. dhe lerini Islamiket te flasin per Ajete, Shehadete, Namaze, Zekate, Xhihade dhe lloj lloj “labirinthesh” qe te Skllaverojn.
Te dhjefsha ty dhe nexhmijen tende
po mire e paska pritur nënë Terezen,shoqja Nexhmije…ca mund te bente me teper?
në aeroport e priti,tek varri i udheheqesit Enver Hoxha e coi,dreken ja shtroi në shtepi,të gjitha respektet ja beri
Mme vjen mire qe ke treguar realitetin e takimit me Shen Terezen.. Rrespekte..
Mbasi rrenuan Kisha ,Xhami ,Teqe dhe çdo vend te shenjte ne Shqiperi. Mbasi per 25 vite e kthyen Shqiperine te vetmin vend ateist ne bote dhe fene e quajten OPIUM per popullin u kujtuan mbas pilafi dhe kur po u rreshqiste perfundimisht situata nga duar qe te tregoheshin sikur ishin nismetare per te ndrequr ate qe e kishin lare me gjak klerikesh dhe besimtaresh. Turp dhe dy fytyrsi me te madh nuk kishte. ………O Mero po mos i nxirni me keto shpifesira aq me teper tani qe emri i NENE TEREZEZ eshte i shenjteruar.
undefined
undefined
undefined
Sic duket nene Tereza humorin e oaska pasur negen
Meqe Nexhmija thote se motra e Nene Terezes ishte nje vajze plot humor
Edhe Nene Tereza ka qene nje grua me shum humor te holle , sic e pershkruaj gazetaret amerikane
Ka batuta te forta Nene Tereza me gazetaret , por natyrisht aty me Nexhmijen nuk mund te fliste me shume
Ketu ne Anerike esht botuar nje liber i gjithi me theniet filozofike te Nene Terezes
Ja osh nje thenie e Nene Terezes qe esht e ngjashme me thelbin e Teorise se folozofise se Emanuel Kant
Nene Tereza thote :… Kur dhurojm , nuk ka rendesi sa japim , apo cfare japim ; , rendesi ka , sa dashuri ka ajo qe japim.. ‘
Dmth ka rendesi vlera morale e asaj qe japim, sic thote edhe Emanuel Kant
he pra e ndreqi gje kalkuten meshira e kesaj shenjtores?
Haha Taku.Nje kriminele takohet me nje shenjtore.Nje hipokrite me nje sherbetore.Taku.Ose je idiot ose, komunist i pandreqshem(kupto kriminel) ose nga ata te paguarit.Ndaj sistemi nuk ecen perpara.Ka mbetur ne klase.Me mend tuaja shkohet vetem te luga bosh per popullin.Injorante dhe te babezitur.
Po pse nuk e thua o Z. Nexhmije se ka kerkuar edhe para R. Alise, kur mbreteronte burri yt, perandori E. Hoxha, per te ardhur ne Shqiperi e te takonte motren e nenen e saj. Nuk u lejua kurre. U lejua kur tashme po i shihej fundi diktatures e kur nena e motra e saj nuk jetonin me. Kjo eshte tragjedia e Nene Terezes. Pse nuk u lejua me pare? Mos u hiq se nuk e di.
Nexhi, i’a ke fut te gjitheve me kete rrefim, kuptohet nese eshte 100% i joti.
Ky rrefim i shkurter, sakte e i thjeshte, ka lartesuar me teper te vėne e “diktatorit!!!!!
Shikohet hendeku i madh diferencial ca figure del Nexhi, ne krahasim me ato shkarravinat shqiptare, qe ishin pjesmarese ne Vatikan. Liria – nje “zonje” kriminele, Zhozi – nje baxhelle, Linda – nje rrot’ kurve, mungonte Moni, qe t’a kompletonte ate shemti perfaqesimi tipike shqiptareske, ne Vatikan. Mos flasim per ato trularaskat, sopranot e veshura me luks, sikur do mernin pjese ne Ballon e Vjenes……..
A ka harruar Nexhmija se disa here, kur ishte gjalle e ne fuqi i shoqi Enver, Nene Tereza ka kerkuar te vije ne Shqiperi per te takuar nenen e motren e saj dhe regjimi i Enverit nuk e pranoi? Ajo, qe hynte ne çdo shtet te botes me motrat e saj, nuk u lejua te hyje ne atdheun e saj dhe nena e motra e saj vdiqen pa e pare Terezen e tyre. Kjo eshte tragjedia e Nene Terezes. Keto nuk i di Z. Nexhmije? I di dhe i di mire, por nuk i pelqen t’i kujtoje. Nuk e paska ditur Z. Nexhmije ku jetonin nena dhe motra e Nene Terezes kur ajo Nene kerkonte kaq here te vinte ne Shqiperi e t’i takonte? Nuk e di Z. Nexhmije se delegacioni yne ne OKB, i kryesuar nga A. Baleta, ka dale jashte nga salla kur ka folur Nene Tereza?
Nuk e di a do ta botoni kete komentin tim, se ate te parin nuk e shoh.
Dy komente ju kam shkruar dhe nuk i botoni. Perse? Keni frike per te vertetat qe them? Ju pelqejne me shume komentet me fjale te ulta prej horash e vagabondash me te cilat e keni mbushur gazeten. Keni lene ketu vetem komentin me fjalet: “inteligjente, e nderuar, e respektuar”. Turp per ju.
Nexhmija pershkrunan takimin e Ëngjëllit me Diallin
E turpshme! Nexhmia thote:- Meqe po vinte nene Tereza dhashe urdher te rregulloheshin njecike varret e motres dhe nenes se nene Terezes!!! Pse duheshin rregulluar “njecike”? Sepse ishin per faqe te zeze. Ja sa respekt kishin per nene Terezen! Thote qe nene Tereza kerkoi te takohej me te si gruaja e Enver Hoxhes biles vuri dhe lule tek varri i tij ndersa kur pa foton e Enverit pyeti kush eshte ku burri? Dmth ajo nuk dinte se kush ishte Enver Hoxha jo me te vendoste lule ne shenje respekti apo ta takonte Nexhin ne cilesine e gruas se Enverit! Si mund te kishte respekt per armikun me te eger te klerit katolik. Per persekurorin, burgosesin, perdhosesin, vrasesin e ketij kleri! Ne shkaterruesin e kishave dhe kthyesin e tyre ne depo drithi dhe hale publike! Si mund te kishte respekt per personin qe sa ishte gjalle nuk e la te shkelte ne Shqiperi dhe te vendoste nje buqete lulesh tek varret e familjes sikur te ishte ndonje kriminele ordinere dhe jo nje figure boterore te ciles i peruleshin kryetare shtetesh dhe qe do kishte per nder cilido komb i madh dhe jo ne nje komb i vogel i pallogaritshem si puna jone ne faqe te rruzullit! Ti Nexhi duhet ti kerkoje te falur per padrejtesite e burrit tend dhe poshtersine ndaj kesaj shenjtoreje jo te na tregosh ne si i tregoje trajtimin human ne RPSSH. O tempora o mores! Keta njerez nuk duhet te shfaqeshin me ne publik per alergjine qe ka cdo shqiptar i ndershem ndaj tyre, Keta dalin dhe na bejne muhabet oxhaku duke na treguar kujtimet e tyre qe nuk i interesojne askujt!