Amerika, toka e premtuar përgjithkënd, vendi i lirive dhe mundësive të mëdha duket se nuk shihet me po të njëjtën optikë nga vetë shtetasit e saj. Colin Kaepernick prej ditësh është bërë protagonist i një ngjarjeje që ka ndezur debat në SHBA.
Futbollisti, gjatë një ndeshjeje refuzoi të nderonte himnin kombëtar të SHBA-ve dhe në shenjë proteste qëndroi ulur. “Nuk mund të qëndroj në këmbë dhe të tregoj krenari ndaj flamurit të një vendi që shtyp njerëzit me ngjyrë’ ka shpjeguar qëndrimin e tij 29-vjeçari.
Ky debat që “zien” ende në SHBA është zhvendosur këtë të martë në studion e Zululandit.
Në panelin e të fturave ishin pedagogët Eltion Meka dhe Ilir Kalemaj, të cilët kanë jetuar për një kohë të gjatë në Amerikë duke pasur mundësi të njihen me normat dhe mënyrën sesi funksionon shoqëria atje.
“Shqetësimi dhe kauza e futbollistit janë të drejta, por mënyra e protestës është e pagjetur”, bëri të ditur Nano qëndrimin e vet.
Të ftuarit mbështetën veprimin e Kaepernick-ut dhe vërejtën se në SHBA vijon të ushtrohet dhunë ndaj njerëzve më ngjyrë dhe minoriteteve. “Jam pro këtij veprimi dhe nuk e shikoj si diçka të ekzagjeruar dhuna ndaj njerëzve me ngjyrë duhet të rikthehet në vëmendjen e opinionit publik. Mjafton të përmendim rastet e fundit kur policët kanë vrarë njerëz me ngjyrë. Sipas një studimi efektivet e policisë përdorin më shumë dhunë ndaj njerëzve me ngjyrë”, është shprehur pedagogu Eltion Meka, duke e cilësuar gjestin Kaeprnic shumë kurajoz.
“Ka një dhunë sistematike e cila shkon përtej rasteve sporadike, situata është përkeqësuar” konstaton pedagogu Ilir Kalemaj.
Po a ndihen shqiptarët të diskriminuar në SHBA? Meka ka një përvojë të gjatë qëndrimi në Amerikë dhe konstaton se: “Në Europë diskriminimi bazohet të kombësia, në SHBA diskriminimi bazohet te raca dhe shqiptarët nuk e përjetojnë këtë lloj diskriminimi”.
Nano citoi disa reagime, mes të cilëve edhe atë të gazetarit Piers Morgan, i cili ka thënë se gjesti Kaepernick-ut ka fyer sakrificat e njerzve që kanë dhënë jetën për liritë që gëzon futbollisti, por sipas Kalemajt: ‘Askush nuk duhet të ndihet i fyer, ka pasur edhe raste të djegies së flamurit amerikan, ky gjest-shton Kalemaj-ka frymëzuar edhe grupe të tjera të margjinalizuara për të kërkuar të drejtat e tyre.
Rasti në fjalë ka nxitur edhe reagimin e presidentit Obama sipas së cilit Kaepernick ka të drejtën e tij për të protestuar dhe ky është veprim i një qytetari të angazhuar. Ndërsa siç mund të pritej, Trump ka thënë se ndoshta Colin duhet të gjejë një vend tjetër që funksionon më mirë për të.
Mos u merni me keto gjera o kopetente , se jane njecike pertej mendjes suaj
Merruni me problemet e vendit tuaj , ku njerezit largohen nga syte kembet per 25 vjet resht , dhe nuk kane te ndalur .
Jemi bere ne keq se sirianet , te cilet jane te justifikuar se jane ne lufte , ndersa ne Shqiperi njerezit jetojn sikur jane ne lufte
lexoni tekstin e hymnit dhe do e kuptoni arsyen e protestes. Gjithsesi ne Amerike askush nuk eshte i detyruar te nderoje hymnin gjate ekzekutimit dhe askush nuk persekutohet per kete. Te mos harrojme qe sot ka shtete ne jug qe akoma nderojne flamurin e konfederates i cili eshte simboli i simboli i supremacise se te bardheve apo kolonizatoreve mbi sklleverit dhe indianet e amerikes. per me teper autori i hymnit ne kohen kur beri hymnin kishte vete skllever dhe ishte kunder heqjes se saj.
Keta dy,Mukaj dhe Kalemaj,vertete kan studjuar dhe qendruar njefare kohe ne USA,por nuk kan kuptuar asgje nga menyra amerikane e jeteses.Un kam 20 vjet ne USA,ketu nuk verehet askundi dallim racial(dhe ne se ka,dhe un mendoj se ka,askush nuk guxon ta cfaqi.E verteta eshte se krimi eshte shume here me I lart ne zonat me ngjyre se tek te bardhet,prandaj policia nuk mundet te beje sehir perpara ketyre ngjarjeve,abuzimet se policia tejkalon masen jan te paverteta.
Nano qe transmeton nga nje garsoniere periferike diskuton xhestin e lojtarit amerikan me analiste te kalibrit boteror Kalemxhonson dhe Mekarnick??!!! Hajde gallate hajde!!!! U ftofsh ne bythe Mustafa, ti bashke me ronxho ponxhot qe fton! Kaqol!
Mbase ju nuk e dini njerez, se skllaverine ne SHBA e filloi nje pronar zezak
mbase ti nuk e di se ka pasur edhe skllever te bardhe. Skllaveria nuk ka ngjyre shoku Andi