Ndeshja e parë zyrtare e përfaqësueses së Kosovës në futboll, Finlandë – Kosovë (1-1) e vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”, ka gëzuar tej mase jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe ata të Shqipërisë dhe më gjërë.
Megjithatë, çuditërisht kjo ndeshje historike ka shkaktuar edhe përplasje të mëdha në opinionin publik kosovar.
Arsyeja s’është pse Kosova nuk arriti të marrë 3 pikë të plota, por ka të bëj me diç krejt tjetër. Pra, ndërlidhet me politikën.
Shkaktari kryesorë që ngriti “tensionet” para dhe pas sfidës së futbollit, në Kosovë, është hiç më pak se kryetari i partisë së parë opozitare në vend, Visar Ymeri i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kreu i VV-së para sfidave të para eliminatore për “Botërorin 2018”, i uroi fat vetëm kombëtares së Shqipërisë për sfidën ndaj Maqedonisë, por një urim të tillë çuditërisht ai nuk e bëri edhe për përfaqësuesen e Kosovës që ndeshej me Finlandën.
“Sot Kombëtarja fillon rrugëtimin drejt Botërorit 2018. Kombëtarja e bashkimit, ajo që then kufijtë, dinjitozja e fitoreve, ajo që na e dëshmon se dobësinë nuk e kemi as natyrë e as kulturë, por vetëm politikë të dëmshme. Që na e dëshmon se të ndarë as nuk jemi më mirë, e as nuk mund të jemi më mirë.
Përpara Shqipëri!”, shkroi Ymeri në profilin e tij në Facebook para ndeshjes, ndërsa nuk e pa të rrugës të thotë asnjë fjalë për përfaqësuesen e Kosovës.
Kjo gjë ka irrituar tej mase miqtë e kreut të Vetëvendosje-s në Facebook, të cilët kanë dhënë kritika të mëdha ndaj tij, ku në mesin e tyre ka pasur aktivistë të kësaj partie që kanë thënë se më nuk do të votojnë lëvizjen në fjalë dhe as nuk do të jenë pjesë e aktiviteteve të VV-së.
Një prej tyre që ka shprehur gjithë mllefin ndaj Visar Ymerit është edhe Kastriot Aliu, i cili është deklaruar anëtar i VV-së.
Qytetari Aliu, përmes një postimi bërë në profilin e kreut të VV-së, ka shkruar:
“Për 300 vjet s’të votoj më. Na lodhët me këto përralla të bashkimit, me këto ideja që kena me u bashku. Ata që më thirrin në telefon, ju lutem kurr mos më thirrni më.
Kastriot Aliu, si anëtar fishmëni aty, sa ka ksi (politikan) që Kosovën nuk është në gjendje me fol asnjë fjalë, s’dua të jem pjesë ku është edhe ky”, është një pjesë e reagimit që ka bërë Kastriot Aliu .
“Visar Ymeri të kërkoijë falje për gafën e papërgjegjshme”
Por, kritika të mëdha ndaj statusit të bërë nga Visar Ymeri kanë dhënë edhe qeveritarë, analistë dhe gazetarë.
Sokol Havolli, këshilltari politik i Isa Mustafës, ka reaguar ndaj Ymerit duke thënë se ai i gëzohet zjarrit e shkrumit në Kosovë.
“Nuk është e çuditshme. S’di pse shumë prej jush i zuri në befasi kamarieri i 1998-1999, e sot ‘patrioti dhe lideri mbarëkombëtar’. Kosova i gëzohet fitores së Shqipërisë, e Shqipëria i gëzohet fitores së Kosovës. Visari i gëzohet zjarrit e shkrumit në Kosovë. Knaqnu futboll, ai është një pseudo-patriot që mendon se NATO ka ndërhy për interesa të veta!”, ka shkruar Havolli.
Analisti, Leon Duhanaj, e quan të pamoralshme se si një politikan i cili merr votat nga qytetarët e Kosovës dhe privilegjet nga shteti në fjalë nuk është në gjendje të bëj një urim për përfaqësuesen e shtetit.
“Është e pamoralshme ta injorosh shtetin nga i cili ushqehesh me të gjitha privilegjet!”, thotë Duhanaj, duke aluduar në postimin e kreut të VV-së.
Më i rreptë në reagimin e tij është shprehur gazetari, Adriatik Kelmendi, i cili thotë se për të është e pabesueshme se si kreu i partisë opozitare më të madhe në vend injoron debutimin historik të shtetit në futboll.
“Thjeshtë, sinqerisht nuk iu besova syve! U shokova!
Kryetari i partisë së tretë me të madhe në Kosovë injoron debutimin historik të Kosovës në futboll, madje edhe ndan shqiptarët.
Sipas tij vetëm Shqipëria po e meritoka kualifikimin!!!
Më falni, por nuk mund u përmbajta.
Respektin më të madh për Shqipërine, por ky (Visar Ymeri) votat i kërkon në Kosovë e jo në Shqipëri, rrogën e merr nga taksat e qytetarëve të Kosovës.
Shpresoj të kërkoje falje për këtë gafë krejt të papërgjegjshme e të panevojshme”, ka shkruar në profiling e tij në Facebook, gazetari Kelmendi.
Tesheshi.com
Duhet nje komb nje shtet nje kombetare! A e kuptoni qe duan te na ndajne e percajne?! Por qe te realizohet kjo duhet te largohet klasa politike ne te dy anet e kufirit! Kombi ka nevoje per udheheqes te rinj! Por jo sic thote Lubo dhe disa te tjere!
Keshilltari politik i spiunit serb Isa Mustafa akoma beson se NATO nuk nderhyri ne Kosove per interesat e veta.
Po ne Siri,Krime etj, pse nuk nderhyri?
Kujt shtet ??? Shqipnija osht nji..hajt trusni bythen
Ai nuk e injoron Kosoven … AI thote vetem qe Kosova dhe Shqiperia duhet te jete nje kombetare … Kombetarja Shqiptare ….!! Une nuk e kuptoj kete reagim …Kujdes se Serbia paguan shume agjente atje ne Kosovo dhe ben cmos qe te percajne shiptaret !!
Bashkimi bën fuqi siç thoshte i madhi Gjergj Kastrioti.
Ymeri është patriot i vërtetë.
Ymeri nuk eshte patriot i vertete. Ai ,si e tere levizja e tij eshte nje dyzim komunisto-islamik.
Tifozi sportiv se ben dot rolin e politikanit.
Politikani rolin e tifozit e ben sa here luhet nje ndeshje. Zoteria ka folur si politikan dhe bravo i qofte qe i qendron besnik ideve te partise qe.perfaqeson.
Kombetarja e futbollit eshte kuq e zi dhe eshte e vetmja perfaqesuese e kombit shqiptare. Shtete fallco ka me shumice dhe si per cudi na gjenden te gjitha ne ballkan. Kosova po su bashkua me Shqiperine ka per te humbur pavaresine e saj per nje kohe te shkurter. Kembanat bien per ata qe kane veshe dhe aftesine per te degjuar.
tash (o kastravec) vendos: KOMUNIST apoISLAMIST se te dyjat bashke nuk bejne. Njera thot ska zot, e tjetra eshte veq nje zot
Kastravec je ti qe nuk je ne gjendje te kuptosh se cka do te thot fjala dyzim!
cfar ka ketu per ijnorim, pse eshte burr me moral dhe demostron qe nuk duhet te percahet kombi te lumte mor trim dhe te pershendes nga milano
Zgjidhni midis K Aliut dhe Visar Ymerit, Kastrioti as nuk e di pse eshte ne VV. Ne vend qe te gjykoni Visarin gjykoni fushaten antishqiptare ne Kosove qe ka per regjisor Thacin dhe jugosllavet e Federates se Futbollit te Kosoves. Me kete urrjetje qe po manifestojne kosovaret e kelmendit dhe Matoshit ndaj shqiptareve dhe simboleve te tyre mos t;ju duket cudi qe per nje shekull te jemi si kroatet dhe serbet.
Ky eshte nje debat i kote, nga njerez te kote dhe mediat te kota e idiote. Shqiptaret, andej dhe kendej Morines, kane probleme te panumerata por ky “problemi” i perfaqesimit ne futboll eshte i paqene. Shqiperia dhe Kosova jane shtete shqiptare. Nuk jane antagoniste por dy pjese te te njejtes gje – kombit shqiptar. Po fitoi Shqiperia eshte mire per shqiptaret, po fitoi Kosova eshte gjithashtu mire per shqiptaret dhe nuk ka asnje problem ketu. Edhe dy Gjermanite perfaqesoheshin ndaras deri sa u bashkuan. Kjo nje dite do te ndodh edhe me Shqiperine e Kosoven, deshen apo s’deshen disa shqipfoles kokezbrazet.
Kombetarja e Shqiperise ne futboll e perbere nga futbolliste nga te gjitha trevat shqiptare vertetoi se Shqiperia dhe Kosova do te kene sukses te madh vetem ne se kane te perbashket gjuhen,sportin,tregetine,dipllomacine,shendetesine,arsimin,kulturen,trashegimine mijravjecare,historine, etj.
BASHKIMI BEN FUQINE!
Pas tyre mund te kerkohet edhe bashkimi shtetetor,ne se do jete i nevojshem.
Eshte gabim krijimi i kombetareve kosovare ne futboll etj.
Nuk besoj se ka mbetur shqiptar ne bote qe nuk eshte ndjere krenar per sukseset e fundit te Shqiperise ne futboll.
Po ashtu qytetaret e Shqiperise do te ndiheshin krenar qe Kosova te ishte epiqendra e basketbollit,hendbollit etj shqiptar.
Lkeshtu do bashkoheshin talentet,buxhetet,politikat sportive,infrastruktura sportive etj dhe sukseset do te ishin realisht me te medha.
Shqiptaret duhet te perfaqesohen vetem me NJE KOMBETARE futbolli, qofte kjo nga Kosova apo Shqiperia.
Shqiptaret duhet te kene vetem 1 KOMBETARE futbolli!
Duhet te kene 1 sistem sportiv te perbashket!
Duhet te kene vetem 1 sistem arsimor!
Shqiptaret duhet te kthejne ne 1 gjithshka qe varet prej tyre dhe mos mbyten ne mentalitetin provincial “kush je ti e kush jam une”,i cili vjen nga prapambetja dhe stimulohet nga armiqte e shqiptareve.
Ne do te perparojme si komb vetem po te jemi te bashkuar ne 1!Kombet e vegjel nuk kane te ardhme.Ata shkojne drejt asimilimit dhe shume popuj e kane kuptuar kete per me shume se 150 vjet perpara duke bere cmos qe te riten si numur dhe si teritor.
Shqiptaret vazhdojne te mos e kuptojne.
E pershendes per qendrimin patriot dhe koseguent Visar Ymerin.
Ju LUTEM mbare Kombit Shqipetar qe : Gjithkush nga ne te KONTRIBOJ sadopak per UNITET
Vetem Keshtu mund ti tregojne botes qe ne Jemi te bashkuar me nje flamur
Duke akuzuar politiken Dhe qarqet rreth saj nuk japin ndonje dobi
Nuk e di por nuk shohe ndonje gje per te vene kujen pse kryetari i VV i paska bere nje Urim vetem per kombetaren e Shqiperise. Nu eshte momenti ti vringellijme shpatat njeri-tjetrit. Ne fund te fundit ai e ka ne programin e partise bashkimin kombetare keshtu qe ne nje menyre ai e ka pare me te arsyeshme te uroj Kombetaren e gjithe shiptareve ku bejne pjese edhe Kosova. Ndoshta ky urim i tij eshte keqkuptuar nga krahu tjeter, por kjo nuk do te thote se Visar Ymeri eshte kunder ekipit kosovar te futbollit qe momentalisht perfaqson vetem shtetin e kosoves, ku bejne pjese edhe serbet, turqit, romet, e ku ta dij une sa pakica te tjera.
Per sa i takon perfaqsimit te kosoves ne arenen nderkombetare ne futboll, kam mendimin se kjo eshte nje ngjarje e rendesishme per shtetin e ri kosoves por edhe per gjithe shqiptaret kudo qe jetojne e punojne. Une personalisht i uroj suksese te metejshme, por natyrisht nuk mund te ririj pa permendur faktin se shqiptaret duhet te dijne ta ruajnee kete trend pozitiv historik duke synuar te realizojne qellime sa me strategjike ne favor te forcimit te metejshme kombit shqiptare. Kam mendimin se burrat e mencur te atij kombi duhet te ulen e te diskutojne se si mund te gjejne rruge te reja per te rritur ndjesine kombetare tek te gjithe shiptaret. Zhvillimet e fundit ne te dyja ekipet e futbolloit ketej e andej kufirit nuk jane aq pozitive.. Duket sikur kemi zgjedhur te kemi dy ekipe te dobeta per te perfaqsuar shqiptaret ne arenen kombetare te pakten ne futboll, por duket se kjo tendence ka te ngjare te avancoje edhe ne sportet e tjera por edhe me gjere se sa sportet. Sot shqiptaret si komb duhet te percaktojne se kush jane qellimet strategjike te shqitareve, si do tiarrijne keto qellime, te partnerojme me miqte tane historike e te mos kemi turp ti pohojme atyre se nuk ka per te pasur qendrueshmeri ballkani pa stabilizimin e kombit shqiptare. Historia e ka treguar e po e tregon kete. Shqiptaret duhet te luftojne e perseris rrsin identitetin kombetare shqiptare.
Nuk ka Patur e as do te kete ndonjeher SHTET KOSOVAR!!!!!
Kosova eshte shprehje gjeografike territoriale e Shqiperise,por dhe ajo jo e Sakte!!!
Termi kosove nuk eshte njohur asmjeher per te identifiikuar Shqiptaret e Veriut!!!
Njihet termi fushe kosove,dukagjin ..
etj,se sipas kesaj logjike percarese Fushe Drenove me qender Korcen i bie te quhet Shteti i Drenoves,apo Muzeqese si Shteti Myzeqese.
Qypat Shqiptare duhet te mesojne pak me shume mga historia.
Visar Ymeri jua tha shqip troc dhe qarte nje kombetare nje komb eksiston per shqiptaret e cfare te keqe ka qe beni zhurme
Visar Imeri nuk e don shqioerin e as shqiptaret sepse edhe dhanerr i nje shkin magjupje dhe fmin i ka nipa te serbve.
Ai shqiptar qe i beson nje serbofili ska lidhje me komb.
Une jame per nje kombtare por cfar faji kame une fmija e mi qe nuk po mundemi te bashkohemi te dorzohemi te luftojm kunder kujt .
Visar shkina eshte idiot siq eshte Kreshnik Spahiu nje turk muti.
duhet pergezuar vv-ja per kete qendrim atdhetar qe po mban. duhet patur parasysh qe eshte e vetmja parti kuvendore shqiptare qe mbron hapur tezen e nje shteti shqiptar. megjithe kostot politike qe mund te kete.
vv-ja duhet ta shrije veprimtarine e saj ne te gjitha trevat shqiptare, sepse cetat mafjoze qe drejtojne shqiperine,ia kane bere varrin ketij vendi. ka ardhur koha qe partite e linjes matoshi ne kosove dhe te linjes lubonja ne shqiperi,te braktisen sa nuk eshte vone.
edhe nje here pergezime per keta djem qe po rezistojne kunder zhdukjes se kombit shqiptar.