Biografia: Babai i Nënë Terezës u helmuar nga Serbia?

5 Shtator 2016, 10:43Rajoni TEMA

Babi i Nënës Terezë (Agnes Goxhe Bojaxhiut), Nikollë Bojaxhiu, dyshohet se ishte helmuar nga Qeveria e Serbisë, gjatë vizitës në Beograd, më 1919.

Mjekët që e trajtuan atë në Shkup, menjëherë pas kthimit nga Beogradi,  nuk kishin asnjë  shpjegim shkencor për sëmundjen e tij krejt të papritur.

Dyshohet se Nikollë Bojaxhiu u helmua për shkak të veprimtarisë së tij politike. Ai angazhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, e cila sapo ishte shpallur e pavarur.

Kështu thuhet në biografinë e autorizuar të Shën Terezës.

Gazeta “Zëri” ka publikuar një fragment të biografisë që flet pikërisht për helmimin e Nikollë Bijaxhiut, përkthyer nga gjuha gjermane.

“Me 28 nëntor 1912 në shtëpinë Bojaxhiu u festua Deklarata e Pavarësisë me një gosti të madhe dhe kremtim të bujshëm. Nikolla nga natyra ishte një mikpritës: Dera e shtëpisë së tij ishte e hapur për të gjithë, që nga të varfëritë e Shkupit, deri te argjipeshkvi që banonte aty.

Në këtë natë të veçantë shtëpia tij ishte e mbushur me patriot shqiptarë, të cilët deri në të gdhirë diskutonin dhe këndonin të përcjellë me mandolinë. Mikpritësi nuk fshihte qëndrimin e tij për çështjen kombëtare të Shqipërisë.

Po ky angazhim e futi atë në një Lëvizje që ishte themeluar pas Luftës së Parë Botërore dhe kishte për qëllim t’i bashkëngjisë Shqipërisë së Madhe provincën e Kosovës, e cila ishte e banuar kryesisht me shqiptarë.

Për këtë arsye Nikollë Bojaxhiu në vitin 1919 shkoi një herë për një takim politik në Beograd.

Ai kishte braktisur shtëpinë me shëndet shumë të mirë dhe i shoqëruar nga një këshilltar bashkiak.

Kur u kthye prapa, me pajton, i shoqëruar nga konsulli italian, qe sëmurë për vdekje. Ai kishte gjakderdhje të madhe dhe menjëherë u dërgua në spital, ku edhe operacioni i domosdoshëm nuk arriti të përmirësojë gjendjen.

Nikollë Bojaxhiu kishte 45 vjet kur vdiq. Akoma është sekrete prapavija e vdekjes së tij, mirëpo pat anëtarë të familjes si dhe mjekë, që qenë të sigurt se atë (Nikollë Bojaxhiun ) e kishin helmuar.

8 komente në “Biografia: Babai i Nënë Terezës u helmuar nga Serbia?”

  1. Sali Protopapa says:

    Edhe Sot vijojn te na helmojn derisa te kemi Qoftlargun ne token tone.

  2. Papa Jani says:

    tradite e vjeter e kishes orthodhokse greke

    1. i revoltuari says:

      C’thua mor IDIOT myslymajmun!? C’lidhje ka kisha ketu? Eshte veprim i shtetit serb mor debil,qe eleminoi nje shqiptar (kristian) per shkak te ndikimit dhe popullaritetit.
      Te shkerdhefsha Sulltan Pekmezin, krushkun e tij Krajl Draganin dhe kopilin e tyre Basilias Kostas ?

  3. I.r.k.t.z says:

    O gazetar o injorat me dipllome , ky eshte dom Nikolle Kacorri ne foto dhe jo Nikolle Bojaxhi i nene Terezes. Fyll.

    1. TEMA nje LETER HIGJENIKEqELBESINE E mETES says:

      Pse tani e kuptove ti qe injorantet e Letres Higjenike TEMA, jane me shkollen e plepave.

  4. A says:

    Ky ne foto eshte Dom NIKOLL KACORRI, klerik katolik, nenkryetar i qeverise se Vlores pas dates 28 nentor 1912. Prandaj gazetaret kur shkruajne duhen me qene me te kujdeshem, sepse dalin me kodra mbas bregut dhe nuk jane per kete pune.
    Se sa u nderua Shenjetorja NENE TEREZA, e shikuam dje ne sheshin e saj perpara Universitetit te Tiranes, ku ishte i zene me brockullat e bashkise te ERION VELISE.
    Ceremonia per Shenjterimin e NENEN TEREZES, filloj dhe mbaroj me dhjete persona perpara ekranit te Akademise se Arteve. Gjithashtu sheshi mban emrin e saj por monument nuk ka.
    Festimet per ngjarje te madhe nuk pati asnje rendesi per politiken dhe qeverine shqiptare. Ne Vatikan ishin vetem politikanet gangstera mafioz te Shqiperise, turpi dhe jashteqitja e shqiptareve.

  5. Shvejku.. says:

    Per kulture duhet ditur se ajo veshje eshte e priftave katolike, dhe se ato nuk martohen…

  6. Shvejku.. says:

    Per kulture duhet ditur se ajo veshje eshte e priftave katolike, dhe se ato nuk martohen…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje