Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka lajmëruar heqjen e votimit të Demarkacionit me Malin e Zi nga rendi i ditës.
“Sot nuk janë kushtet për votim. Nuk është normale ta diskutojmë këtë në kushte të pafavorshme. Do të mundohemi të arrijmë një qëndrim të përbashkët”, ka deklaruar Mustafa.
Kuvendi i Kosovës nisi punimet në një moment kur përpara selisë së tij po protestohej kundër marrëveshjes. Tensionet nuk munguan dhe masat e sigurisë në ndërtesën e Kuvendit ishin tepër të larta për të parandaluar incidentet me gaz lotësjellës, sikurse u verifikua me rastin e Gjykatës Speciale.
Kështu, agjentët e sigurisë së Kuvendit arrestuan deputeten e lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet i fshehur mes flokëve një spraj.
Më pas erdhi arrestimi i deputetes tjetër Aida Dërguti, e cila u ndalua në tualetin e Kuvendit. Sipas raportimeve të mediave kosovare, Dërguti po nxirrte një bombol gazi të fshehur në trup.
Në prag të seancës, deputeti i AAK, Daut Haradinaj mbajti një deklaratë për mediat. “Deputetët e AAK do të votojnë kundër demarkacionit”, tha Haradinaj.
Ndërsa kryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca deklaroi se, kjo është një marrëveshje në dëm të Kosovës.
“Kosova humb resurse natyrore, ujore e tokësore. Kosova nuk mund të humbi tokë. Nuk ka shtet në botë që ekziston pa territor dhe siç thotë kushtetuta e Kosovës, populli ushtron sovranitetin përmes deputetëve. Ndaj ne do ta mbrojmë këtë sovranitet me atë që kemi në dorë”, tha Konjufca. Ai shtoi më tej se ndaj klasës politike po ushtrohet i njëjti presion sikurse me gjykatën speciale.
Ndërkohë, shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe deklaroi më herët se deputetët e kësaj partie nuk do të ishin në sallë për arsye sigurie. Mungesa e tyre pamundëson ratifikimin e marrëveshjes.
Te pakten tradhetia nuk u krye, ngeli ne tentative.
Merite kjo e forcave opozitare.
NO COMENT! Po per ata te cilet nuk kane habere ose nuk done te kene ne diplomaci e flasin kinse ne emer te popullit. Qellimi i ASOCIACIONIT u pa sheshazi ne Kuvendin e sotem te Kosoves. Serbet vendosen mos t’ia japin votat Thacit e Mustafes. Jam i sigur se arsyeja e shantazhimit te Listes Serbe del haptazi shume shpejte. Serbet do te kerkojne votimin ne Paket me DEMARKACIONIN edhe ASOCIACIONIN. Kjo eshte politika sllave. Ne vete u tregojme atyre qe vendosin keto gjera ne emer te shqiptareve se kufiri me Malin e Zi eshte ke Patriarkana ne Peje e jo ne Cakorr. Tanet, kush me shume e kush me, pake vrapojne per t’i bindur NDERKOMBETARET se kufiri me Malin e Zi eshte ne rregull dhe se kurre nuk ishte ne afersi te Sutomores, ne lokalitetin ku edhe sot malaziasit e shkruajne dhe e therrasin origjinal shqip KUFI. U thone se nuk ishte as ne Cakorr. Nuk eshte cudi nese ata u kane thene se shqiptaret nuk jane as ballkanas e lene me te jene fqeinje me malaziasit. Ne vrapin per fotelje cdo gje eshte e mundur.
Nderkombetaret ende kane rezerva ndaj te drejtave politike e pronesore te shqiptareve. Ende nuk done te dine se me se paku nje e treta e territorit te Malit te Zi eshte prone e shqiptareve. Ende nuk done te dine se Rajoni i Toplices, afersisht sa Kosova e sotme, jo shume larg ishte gjithashtu prone e shqiptareve. Nuk done gjithashtu te dine se, jo shume larg dhe para syve po te ketyre nderkombetareve, Serbia me Ligjin genocidial e diskriminues e hegjemonist, ua mori shqiptareve pronat private e kolektive ne Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi. Nderkombetareve askush prej taneve nuk u veri kusht ne lidhje me negociatat me Serbine dhe Malin e Zi. Askush nuk u tha NDERKOMBETAREVE se pa i hapur dosjet ne lidhje me marredheniet sllavo-shqiptare te cilat jane tejet sekrete dhe ruhen me shume se cdo gje tjeter sekrete serbe e malazeze.
Aq me teper, vete serbet duhet t’i hapin ato dosje dhe t’u thone popullit serbe se c;fare beri shovinizmi serb ndaj popullit shqiptare.
BE po edhe SHBA nuk duhet te sillen si ne kohen e “BERLINIT”, :LONDRES”, “MARSEJIT”, etj. Mos beni pazar TOKE per VIZA, Nuk eshte morale e e drejte. E keni gabim nese mendoni se Serbia e ka humbur Kosoven. Gabim sepse Serbia kurre nuk e pati Kosoven per ta humbur sot.
komb me tradhetar dhe me gjak vetem per te vrare njeri tjetrin…….
sunite shqiptare, mjaft me shitjen e tokave shqiptare…ato sjane tujat por te gjithe shqiptareve….
Nuk kemi toke per TI dhene malazezeve ata Po duhet TI kthejne kosoves gjysmen e malit te zi.
Vaj, vaj, vaj s’ka kushte per te votuar!? Sa shume u frigua Mustafa?! A nuk e diten, Thaci dhe Mustafa se kushti i pare per votimin e DEMARKACIONIT eshte votimi i ASOCIACIONIT. Vraponi sa me shpejte ke Gjurici e Jerinej. Ata ju tregojne se si eshte RENDI. Ahtisari nuk i ka dite keto gjera. Pakon ju e keni pranuar, apo jo? U trembet se Rugova do t’ju marre foteljet. Tani s’ka pishman apo jo!?