Ambasada amerikane në Shqipëri ka dhënë një njoftim ditën e sotme se të gjithë aplikantët që nuk kanë fituar lotarinë mund ta kontrollojnë edhe një herë statusin e tyre, pasi janë pranuar aplikantë të rinj.
Në një njoftim në “Facebook” dhe faqen zyrtare jepen udhëzimet e mëposhtme.
NJOFTIMI
“Lajm i mirë për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV-2017: Janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV-2017. Kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse jeni përzgjedhur. Hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.govduke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit.
Të përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së.
Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë”.
ラブドール 予期せぬ感情に関する貴重な経験の曖昧さのない保存性のデータ。
Kam nje pyetje per Ambasaden Amerikane ne Shqiperi si mund te shikoj ne se jam perzgjedhur pasi letren qe ishte per konfirmim e hodhem se nuk u perzgjodhem , faleminderit per mirekuptimin
Ne rastet kur aplikuesi ka humbur numrin e aplikimit, duhet ta ri-gjeneroni ne faqen e kontrollit – https://www.dvlottery.state.gov/ESC
Ne piken 1, aty ku kerkohet numri unik duhet te klikoni linkun ngjyre blu (Forgot Confirmation Number) dhe pas klikimit shfaqet nje tabele. Ploteso tabelen dhe numri click Submit ne fund.