Përpos mungesës së sigurisë në Aeroportin e Rinasit evidentohen dhe një sërë problemesh të tjera.
Ditët e fundit udhëtarët në Rinas janë hasur me vonesa dhe pritje të gjata.
Sipas burimeve vonesat janë shkaktuar pas disa problemeve në sistemin komjuterik të kontrollit dhe sipas të njëtave burimeve sistemi ka vonesa prej disa kohësh.
Vonesa janë konstatuar gjithashtu edhe në nisjes e avionëve të Triestes, Stambollit e Parisit.
Por nga ana tjetër, burime nga Aeroporti Nënë Tereza theksojnë se nuk ka pasur vonesa dhe pritje.
“Vonesa nuk ka pasur, aktualisht terminali është bosh. Nëse ka pasur ndonjë vonesë në mbërritjen apo nisjen e avionëve ato kanë qënë të pallogaritshme” shprehen për Tema Tv burime nga Tia.
Aeroporti i Rinasit ka qënë në vëmendje të opninin public kohët e fudnit, për shkak të dy ngjarjeve që kanë vënë në pikëpyetje mungesësn e sigurisë në këtë aeroport.