FOTOT/ Tanke inteligjente dhe robotë: Ekspozita e “luftës” në Moskë

12 Shtator 2016, 15:18Bota TEMA
FOTOT/ Tanke inteligjente dhe robotë: Ekspozita e “luftës”

Në Moskë këto ditë po mbahet ekspozita e përvitshme e armëve ku Rusia ka zbuluar për herë të parë 10 armë të reja.

Në ekspozitë janë mbi 11 mijë lloje të ndryshme armës.

Shumica janë ruse por ka edhe të huaja.

Ja cilat janë 10 risitë në armatimet ruse, që u prezantuan në “Army  2016 Military Expo”:

Bomba e “padukshme”. Një raketë që u shmanget radarëve dhe ka një rreze veprimi mbi 30 km. Peshon 450 kg dhe nuk ka motor. Ndjek nxehtësinë dhe është imune ndaj kundërmasat radio-elektronike.

Kamioni “Floks”. Një mjet i blinduar me sistem artileri që vetëdrejtohet. Ka një tytë 120 mm dhe mund të shëbejë edhe si armë me rreze të gjatë. Goditjet e tij mund të shkojnë nga 100 metra në 10 kilometra.

Roboti Soratnick. Një mjet i blinduar me sistem kompjuterik që shërben për transport armatimesh dhe rekonjicion.

Snajperi-kallashnikov RPK-16. 5,45 mm. Një koncept i ri, i saktë dhe i fuqishëm me një rreze mbi 1500 metra.

Sistemi i mbrojtjes ajrore Gibka-S. Është një sistem antiraketor i sofistikuar.

Roboti luftarak Uran-9. Është më i fundit ndër robotët luftarakë rusë. Ka një tytë 30 mm dhe mund të gjuajë 350 deri 400 fishekë për minutë.

Sistemi Vikhr. Shërben për rekonjicion dhe luftim. Është i pajisur me mitraloz të rëndë dhe predha antitank.

Mjeti i blinduar Tigr. Është i pajisur me mitraloz të rëndë 30 mm dhe është një version i ri i mjetit me të njëjtin emër.

Mjeti amfib BT-3F. Është një mjet i blinduar që shërben në tokë dhe ujë. Mund të mbajë 12 ushtarë dhe qëllon me saktësi deri në 200 metra.

Helikopteri “arktik” Mi-8AMTsH-VA. Një version i përshtatur i helikopterit Mi8AMTSh. Mund të veprojë në temperatura deri në minus 40 gradë celcius dhe mund të përshkojë 1300 km me një mbushje karburanti./ TemA

2 komente në “FOTOT/ Tanke inteligjente dhe robotë: Ekspozita e “luftës” në Moskë”

  1. Ka cecua bicak says:

    Ka cecua bicak more ramy jopil i arabeve dhe saliut

  2. 99 6633!!!!kkk says:

    ai armet e kohes se napoleon bonopartit duken vecse I kan ngjyros me ca bojna ashtusich lyu ed rama pallatet me tulla komuniste te kohes se stalinit me e paraqit tironen gjoja si qytet amerikan .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje