Një gjë tashmë është e qartë: Hillary Clinton nuk është mirë. Mjekët e saj pranuan se ajo është e sëmurë por këmbëngulën se nuk është diçka që mund ta pengojë nga kandidimi dhe hipoteza për tërheqjen nga gara është e largët.
Të gjithë e panë në videon që bëri xhiron e rrjetit momentin kur Hillary bie pa ndjenja dhe ndihmohet nga stafi i saj për t’u futur në makinë dhe u largua me urgjencë, nuk dihet se ku, pavarësisht se u tha fillimisht që “shkoi te shtëpia e vajzës për t’u qetësuar”.
Stafi i saj në një deklaratë zyrtarë përsëriti se nuk ka asnjë problem. Por në realitet diçka ka. Të premten kandidates demokrate iu diagnostikua pneumoni. Siç shpjegoi doktoresha Lisa Bardack, “Clinton ka pasur një kollë për shkak të alergjive dhe kur iu nënshtrua një kontrolli rezultoi me pneumoni dhe nisi kurën me antibiotikë”. Gjithashtu i është këshilluar të pushojë dhe të ndryshojë programin e saj deri sa të marrë veten. Sipas raportit zyrtar në ceremoninë përkujtimore për 11 shtatorin Clinton pati një luhatje tensioni për shkak të dehidratimit por tani është mirë dhe po rekuperon. Por ato pak sekonda ku ajo shihet të varet në krahët e ndihmësve, kanë tronditur Amerikën.
Teknikisht ajo është dhe do të mbetet kandidatja e Partisë Demokratike për zgjedhjet e nëntorit. Por nëse ajo nuk ia del dot, dhe tërhiqet, çfarë ndodh?
Ka disa hipoteza të mundshme për vijimin e garës.
Ajo që vendos është Konventa e Demorkatëve, siç u mblodh dy muaj më parë mund të rimblidhet për të vendosur kandidatin e ri. Mund të vendoset që të kandidojë Bernie Sanders, i fundit demokrat që garoi përballë Clinton deri në fund të Primareve. Ose mund të vlerësohen kandidatura të tjera, si ajo e zv.presidentit aktual Joe Biden. Nuk ka një rregull të saktë për zgjedhjen e kandidatit të ri ndaj çdo hipotezë mbetet e hapur.
Në historinë e Amerikës nuk ka ndodhur asnjë herë më parë diçka e tillë. Ka ndodhur vetëm dy herë më parë, në 1912 dhe 1972 që të ketë tërheqje, por të kandidatëve për zv/president, dhe jo kandidatit për president.
Por cili është “makthi” më i madh i Donald Trump, kandidatit republikan, nëse Clinton tërhiqet?
Ai quhet Bernie Sanders.
Kandidati demokrat në bazë të sondazheve ishte më i pëlqyer se Donald Trump.
Në teori, nëse do të ketë një përballje mes tyre Trump me shumë mundësi do ta humbasë.
Por edhe Joe Biden nuk është një rival i lehtë për republikanin Trump.
Ai është një katolik i devotshëm dhe ka kandiduar në 2004 përballe George Bush, por humbi.
Pavarësisht se ky precedent mund t’i ulë pikë, atë e favorizon eksperienca e madhe në politikën e jashtme.
Por duke hequr gjithë hipotezat e mundshme, është një hipotezë shumë e largët dhe ekstreme, që mund të aplikohet: Shtyrja e zgjedhjeve.
8 nëntorin e 2016 amerikanët mund të votojnë vetëm për rinovimin e Kabinetit dhe një të tretës së Senatit.
Obama do të qendronte deri në 21 janar kur skadone dhe mandati i tij dhe në vend të tij do të ishte kryetari i Parlamentit, republikani Paul Ryan, deri në zgjedhjet e ardhshme.
Sigurisht që deri tani këto janë hipoteza, pasi Clinton as nuk ka ndërmend të tërhiqet.
Por nëse diçka e tillë ndodh, zgjedhjet në SHBA mund të shndërrohen në një thriller të vërtetë./ Përgatiti Amarildo Lumani/ TemA
Ne se nuk keni cfare te shkruani me apo u mungojne idete dhe dioni te hyni edhe ju ne boten mediatike te superfuqive per t’u krahasuar me ata, ju rekomandoj qe te mos merreni me budallalleqe te tilla,por te merreni me problemet madhore qe kia sot populli yne!
Pse e beni kaq te trashe hipotezen tuaj se Clinton do terhiqet?
Cfare pate ju te jashtezakoneshme ne vidio?
Edhe Clinton eshte njeri si te gjithe ne dhe per arsye te ndryshme mund t’i kete rene tensioni,apo marrje mendesh?
Ku eshte e jashtezakonshmja ketu?
Doni te beheni superfuqi boterore mediatike?
Bujrum takoni …….gomarin tim dhe nga ai do mesoni shume se si behesh i sukseseshem ne cdo pune!
Ky i shkreti ka kopjuar ndonje artikull te Washington Post
cdo bej Edi Rama kur te fitoj Trump?
Te lumte Zeus
Me vendosjen e Sandersit endera presidenciale e trampit merr fund.
Nese Hillary terhiqet zgjedhja me logjike do ishte 4 more years…Barack…
Po cfare 4 more years Barack more. Pervec se e ndalon amendamenti i 22 i kushtetutes; zgjedhjet do te behen se s’ben, sepse jane bere edhe ne mes te Luftes Cicile e jo me ne kohe paqeje. Mos bjer pre e ketyre budallalleqeve qe degjon ketu, apo meqe mban emrin e lindjes se Genghis Khanit te pelqejne shefat e perjetshem ?
Nga i keni mare keto hamendesime se ky Lumani eshte permetar qe studion ne tirane. Vendosni burimin e informacionit ne fillim dhe jo te atij qe e vodhi prej andej dhe e perktheu e qe ska pike rendesie
situata aktuale eshte shume e ngjashme me zgjedhjet presidenciale te vitit 80 kur aktori reagan mundi presidentin karter. askush nuk besonte se reagan mund te behej president… por ja qe eshte nje nder presidentet me te suksesshem te SHBA. te njejten gje mendoj per Trump. Shume e konsiderojne showman kllaun, njeri pa kembe ne toke por mendoj qe ka per te qene president i shkelqyer. Madje besoj se do i japi dhe nje shkendije politikes shqiptare pasi te kete zhdukur kete gjene e gjate qe na ka zene deren. Bota do te jete me e lire pa Sorosin dhe kelyshet e tij neper bote.