Arsimi profesional/ Klosi:Secili nga ju duhet të gjejë vendin e punës nëpërmjet shkollës”

13 Shtator 2016, 12:36Sociale TEMA
Arsimi profesional/ Klosi:Secili nga ju duhet të gjejë vendin e

Ministri I Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi nga Shkolla Profesionale Stiliano Bandilli në Berat uroi të gjithë nxënësit që nisin sot vitin shkollor. Ministri Klosi u shpreh entuziast për shifrat e rregjistrimeve në shkollat profesionale këtë vit, që ka kapërcyer dyfishin e një viti më parë, e në shumë degë kjo kërkesë ka qenë disafish më e lartë.

Pas arrritjes së këtij objekti, të kthimit të vëmendjes dhe besimit tek arsimi profesional, angazhimi i ministrisë është totalisht i fokusuar tek cilësia” – deklaroi ministri Klosi.

“ Sot nga shkolla Stiliano Bandilli këtu në Berat, unë mund të them me gojën plotë  që është një përpjekje që ja vlen, e cila ka frytet e saj direkte me pjesëmarrjen e më shumë nxënësve në Arsim Profesional

Ministri Klosi vuri theksin tek lidhja direkte që duhet të ketë arsimimi me punësimin.

“ Shkollat e Arsimit Profesional nuk mund të mjaftohen me edukimin në shkollë, por secili nga ju duhet të gjejë vendin e punës nëpërmjet shkollës”

“ Janë dhjetëfishuar turistët që vijnë sot në Berat, por a i kemi shumëfishuar ne shërbimet? JO! Fatkeqësisht kemi ende shumë problem me shërbimin dhe nuk është vetëm kamarieri apo banakieri, por është edhe hidrauliku, mekaniku, ndërtuesi, etj.” – deklaroi ministri Klosi.

Ministri Blendi Klosi deklaroi se koha do t”ju japë të drejtë zgjedhjes së cdo nxënësi dhe prindëri që besuan dhe zgjodhën arsimin profesional.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje