Fëmijët e Dëshmorit të Atdheut, pilotit Floran Deliaj kishin ditën e parë të shkollës sot. Por ata dhe familjarët e tyre janë gjendur përpara një surprize.
Në shtëpinë e tyre kanë mbërritur ish-kolegë të Floranit nga Forcat Ajrore, të cilët bashkë me gjyshin e fëmijëve kanë bërë gjithë përgatitjet e mëngjesit për ditën e parë të shkollës, duke i shoqëruar në shkollën 9 vjeçare “Mihal Grameno” në këtë ditë të gëzuar për ta.
Si një familje e madhe të gjithë bashkë janë futur në oborrin e shkollës, nga ku do të prisnin zilen e parë të mësimit për këtë vit, do të merrnin përshëndetjen e fëmijëve teksa hynin në klasë por dhe dhanë urimin për një vit mësimor të suksesshëm.
Ndërsa vajza e vogël e Floranit është shoqëruar te kopshti.
Të gjithë bashkë, kolegë dhe familjarë të Floran Deliajt, kanë bërë që tre fëmijët e tyre ta ndjenin sa më pak mungesën e të atit, në ditën e parë të shkollës.
Kapiten Floran Delija “Dëshmor i Atdheut” bashkë me pilotin tjetër toger Donald Hoxha u ndanë nga jeta më datë 6 prill 2016, si pasojë e rrëzimit të një helikopteri EC 145, me të cilin po zhvillonin një fluturim stërvitor në Grizhë të Malësisë së Madhe.
Do rriten jetim jetimet e shkrete e
kulla e ministres ne Lekbibaj qendron
hijerende se ne themel te saj ka gjakun
e atij qe sot do ishte duke percjelle femijet
per ne shkolle.
U vrane per ndertimin e kulles.ne helikopter
kishte pllaka mermeri qe shkuan ne njeren ane e humbi
drejtpeshimin e mjetit fluturues dhe shkaktoj aksidentin.