Aleksandër Çeferin presidenti i ri i Uefa-s

14 Shtator 2016, 14:15Sociale TEMA

Aleksandër Ceferin është zyrtarisht presidenti i ri i UEFA-s. Në zgjedhjet që u zhvilluan në Athinë, Ceferin u zgjodh në krye të UEFA-s duke zëvëndësuar Mishel Planinin.

Kandidati slloven i cili me profesion është avokat, arriti të mposhtur rivalin e tij Van Prag.

Nga 55 Federata që votuan Ceferin arriti që të grumbullojë 42 vota, ndërsa Hollandezi Van Prag u mjaftua vetëm 13 vota duke pësuar një humbje të thellë. Pas fitores Ceferin i falendori të gjithë për detyrën e rëndësishme që i dhanë.

Objektivat e tij në krye të UEFA-s janë që të luftojë cështjen e trukimeve si dhe ndryshimet e formulës së votimeve për vendet ku do të luhen finalet e Champions League dhe Europa League, organizimin e Kampionatit Europian dhe evenentet e tjera në Europë./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje