Pamjet dramatike, aksidenti i frikshëm i pilotit automatik të Tesla-s

15 Shtator 2016, 12:44Sociale TEMA

Pas incidentit të parë në Florida gjatë testimit të pilotit automatik të makinave Tesla, ku drejtuesi i saj mbeti i vdekur gjatë një aksidenti, një tjetër rast është bërë publik së fundi.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Hebei-t në Kinë, ku siç shihet edhe nga pamjet e kameras brenda automjetit, makina përplaset me pjesën e pasme të një kamioni.

Në video nuk duket në asnjë moment se drejtuesi i automjetit Tesla bën qoftë edhe përpjekjen më të vogël për të frenuar, ndërsa makina që gjer në atë moment nuk kishte shfaqur asnjë problem, përplaset në shpejtësi e sipër me një kamion që gjendej para saj.

Ndërkaq, themeluesi i Tesla, Elon Musk ka deklaruar se kompania po punon për të kryer përmirësimet e duhura të sistemit të pilotimit automatik. Ky sistem është në gjendje të mbajë automjetin në një shpejtësi konstante lëvizjeje, të frenojë automatikisht, si dhe të qëndrojë brenda korsisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje