Video e një makinë të përfshirë nga flakët në një autostradë në Florida, hedh akuza të reja ndaj kompanisë Samsung për smartfonin e saj “Galaxy Note 7.”
Pronarja e makinës, e cila i ka publikuar pamjet në rrjetet sociale, ka deklaruar se ajo ishte duke karikuar smartfonin në makinë, kur ai ka shpërthyer.
Ndërkohë, më herët Samsung ka nsiur tërheqjen nga tregu të të gjithë smartfonëve “Galaxy Note 7,” për shkak të problemeve, ndërsa një ditë më parë një grua në Britaninë e Madhe publikoi një tjetër video, ku smartfoni i saj “Samsung Galaxy S7 Edge” i shpërtheu në duar.